MЁNYRA E ABDESIT

 
Fiku dhe dobitė e tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 13 qershor 2007

       

Fiku (lat.Ficus carica ) është bimë që klasifikohet në familjen e bimëve Moraceae
Në natyrë si të egra rritën nga Mesdheu deri në Indi, po ashtu edhe në vende tjera tropike të rruzullit. Trungu i Fikut arrin lartësinë deri në 10 metra mbi tokë, gjethet i ka të mëdha dhe rrinë të varrua njëra mbi tjetrën me një pamje që përkujtojnë hardhinë e rrushit ndërsa degë i ka të trasha e të lëvore të lëmushme ngjyrë hiri të çelët.


Fiqtë nuk janë fruta të zakonshëm të Hixhazit ose të Medinës (të Gadishullit Arabik), sepse toka e tyre nuk është e përshtatshme me atë që kërkojnë drurët e fikut.
Për rëndësinë e fikut tregon edhe betimi i Allahut në Kur'an në këtë bimë:
" Pasha fikun dhe ullirin!" (Kur'an, 95: 1)

Fiku përmban 50-58 % proteina, 1 % material yndyror, 5 % celulozë, 2-3 % mbetje të tjera perimore, 8 % amidon dhe 17-24 % ujë.

Ngrënia e fiqve të freskët e pengon zhvillimin e urinës toksike, ndihmon në nxjerrjen jashtë të shtresimeve të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur i veshkave.

Ngrënia e fiqve shëron zërin e zgjirur, u bën mirë mushkërive dhe fytit, e përtërin mëlçinë dhe shpretkën, e pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth dhe është ushqim shumë i mirë për tërë trupin.
Fiqtë veprojnë gjithashtu si laksativë, diuretik dhe hapin bllokimet dhe shuajnë etjen që shkaktohet nga mukusi (jarga) e njelmët. Fiqtë janë të mirë për nërva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame.
Megjithatë ngrënia e tepërt e fiqve nxit krijimin e morrave.

Ebu Derda, r.a., njëherë ia kishte ofruar të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., një pjatë me fiq të freskët, kurse i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ishte kthyer kah të tjerët duke i ftuar që të hanë së bashku me të. Me këtë rast u kishte thënë:
"Sikur të përmendja ndonjë pemë që bie nha Xheneti, do të thoja se është kjo pemë, sepse pemët e Xhenetit nuk kanë bërtham."
Pastaj, kishte shtuar edhe këtë: "Hani këtë pemë se kjo i pengon hemoroidet, shëron njerëzit leshtor dhe ndihmon në rastet me artrit."

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.