MЁNYRA E ABDESIT

 
Mbėshtetja e plotė e Pejgamberit, alejhi selam, nė Allahun PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 11 qershor 2007


Muhamedi, alejhi selam, i mësonte njerëzit të besojnë në Allahun. E tërë jeta e tij ishte shembull madhështor i këshillave morale. I vetmuar në Mekë, në mes të rreziqeve dhe persekutimeve, në vuajtje dhe në fatkeqësi dhe në mes të armiqve në betejat e Uhudit dhe të Hunejnit, besimi i plotë në Allahun dukej çështja mbizotëruese  në jetën e tij. Megjithë rrezikun e madh që ballafaqohej, Muhamedi, alejhi selam, kurrë nuk e humbi shpresën dhe kurrë nuk e lejoi veten të jetë tepër i shqetësuar.

Ebu Talibi i njihte ndjenjat e Kurejshve kur Profeti, alejhi selam, filloi misionin e tij. Ai gjithashtu e dinte se sa larg mund të shkonin Kurejshët, kështu që kërkoi prej Muhamedit, alejhi selam, që të hiqte dorë nga misioni i tij, por së shpejti e mori këtë përgjigje: "Xhaxha i dashur, mos shiko se jam i vetëm. E vërteta nuk do të jetë gjatë e papërkrahur. E gjithë Arabia dhe më tej një ditë do ta përkrahë çështjen e saj. (Ibn Hishami)"

Kur qëndrimi i Kurejshëve u bë më kërcënues, Ebu Talibi përsëri e luti nipin e tij që ta braktis misionin e tij por përgjigja e Muhamedit, alejhi selam, ishte: "O axha im! Pasha Allahun, edhe nëse ata e vendosin diellin në dorën time të djathtë dhe hënën në dorën time të majtë, që të më detyrojnë për ta braktisur punën time, unë nuk do të heq dorë përderisa të ngadhnjejë Islami me emër të Allahut apo të shkatërrohem unë."

Ai gjithashtu ka thënë: "Allahu nuk do të më lejë të dëshpëruar."
Shokët e tij të brengosur dhe të shtypur ishin ngushëlluar me këto fjalë:
"Pasha Allahun, është afër dita kur ky besim do të përhapet dhe askush nuk do t'i frikësohet dikujt tjetër përveç Allahut." (Buhariu)

Ishte besimi i fortë në Allahun ai që e trimëroi profetin, alejhi selam, të falej hapur në Harem (Qabe) përkundër kundërshtimeve. Kurejshët ishin mbledhur njëherë atje dhe kishin bërë komplot për t'i dhënë fund jetës së tij kur ai do të hynte herën tjetër në Harem. Vajza e tij e re, Fatimja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila rastësisht e dëgjoi këtë nxitoi duke qarë te babai i saj dhe ia tregoi planin e Kurejshëve. Ai, alejhi selam, e ngushëlloi atë, mori abdes dhe shkoi në Qabe të falet. Kurejshët u tmerruan kur e panë atë. (Ahmedi).

Kur vendosi të shpërngulet në Medine, ai kërkoi nga Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, që të flejë në shtratin e tij dhe i tha: "Mos u mërzit, askush nuk do të mund të të bëj ndonjë dëm." (Taberiu, Ibn Hishami)

Edhepse armiqtë e rrethuan shtëpinë, ai e la shtëpinë duke përsëritur ajetin Kur’anor (që do të thotë):
"Ne u kemi vënë edhe para tyre barrikadë edhe mbrapa tyre barrikadë dhe ua kemi mbuluar sytë, prandaj ata nuk shohin." (Kur'an, 36:9)   

Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ishte frikësuar kur ndjekësit kishin ardhur afër shpellës në të cilën ai dhe profeti, alejhi selam, ishin fshehur gjatë shpërnguljes, por profeti, alejhi selam, e inkurajoi atë: "Mos u brengos! Allahu është me ne."

Një roje qëndronte te shtëpia e profetit, alejhi selam, në Medine për shkak të rrezikut që e rrethonte atë por ai e largoi atë kur zbriti ajeti kuranor: "Allahu do të ruajë ty prej njerëzve." (Kur'an, 5: 67)

Një njeri u zu duke i dalë në pritë Muhamedit, alejhi selam, por ai urdhëroi që të lirohej me fjalët: "Edhe nëse ky njeri do të dëshironte të më mbyste mua, nuk do të mundte." (Ahmedi)

Një grua çifute nga Hajberi kishte vendosur helm në ushqimin e profetit. Muhamedi, alejhi selam, e hodhi atë pasi e mori një copë ndërsa shoqëruesi i tij vdiq ditën tjetër. Çifutja ishte sjellur para profetit i cili e kishte pyetur: "Pse e bëre këtë?" "Të të mbys ty"- ishte përgjigjja e saj provokuese. Asaj i tha: "Allahu nuk do të të lejonte ta bësh këtë." (Muslimi)

Në betejën e Uhudit kur roja e pasme luftarake e armatës së Mekës e disorganizoi ushtrinë muslimane dhe zbrapsi rrafshnaltën, profeti, alejhi selam, qëndroi i fortë si shkëmbi edhe pse ai vuante nga lëndimet që kishte në trup. Kur Ebu Sufjani i përqeshi muslimanët dhe bërtiti: "Fitore për Hubalin!" (Hubali ishte njëri prej idoleve të tyre), profeti, alejhi selam, i tha Umerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, të bërtiste: "Allahu është mbrojtësi ynë. Ju s'keni mbrojtës as shokë. Allahu është Fisnik, Madhështor." (Ibn Hishami)  

Përsëri në betejën e Hunejnit, kur ndodhi sulmi i papritur i ushtrisë së armikut dhe disfata ishte e pashmangshme, profeti, alejhi selam, nuk u dorëzua. Me besimin në Allahun ai tregoi guxim aq të madh saqë ushtria muslimane e morën veten pas tij dhe korrën një fitore të madhe.

Përktheu: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.