MЁNYRA E ABDESIT

 
Hudhra e zvogėlon kolesterinėn nė gjak PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e enjte. 07 qershor 2007



Hudhra është bimë e rrumbullakët e familjes së zambakut, është e nxehtë dhe e thatë. Hudhra forcon nxehtësinë dhe thatësinë trupore. Ajo mund të hahet e njomë, e zier, e pjekur ose e skuqur. Ngrënia e hudhrës është e dobishme për të sëmurët me simptoma të ftohjes dhe për ata që kanë këlbazë të tepërt si sekrecion të trupit. Ngrënia e hudhrës gjithashtu e than spermën, hap vendet e mbyllura në organizëm, mënjanon gazrat, ndihmon tajitjen e urinës, rregullon punën e zorrëve, lehtëson dhembjet e fshehta dhe vepron si kundërhelm në të gjitha kafshimet helmuese dhe plagët e ftohta.
Melhemi i hudhrës është i dobishëm kundër kafshimit të gjarpërit, thumbimit të akrepit, thumbimit të insekteve dhe ndihmon në përthithjen e helmit të tyre. Hudhra parandalon paralizën e gjysmës së trupit dhe shtangimin tek personat që kanë prirje që të sëmuren nga këto sëmundje.
Hudhra përdoret si mëlmesë e ushqimit dhe për mbytjen e bacileve pasi lëngu i saj përmban vajin antibiotik alisin.

Hudhra përmban 36.7 % materie të thata, 6.76 % materie azotike, 26.3 % materie joazotike, 1.44 % kripëra minerale, ndër to më së shumti kripëra të kalciumit, fosforit, surfullit dhe hekurit. Ajo përmban edhe 10-19 mg vajëra eterike dhe fitocide (alicina).
Hudhra ngrit temperaturën natyrore të trupit, zvogëlon këlbazën, zvogëlon fryerjen e barkut, pastron fytin dhe është shumë higjienike. Ngrënia e hudhrës gjithashtu ndihmon në nxjerrjen e ujit të trupit dhe në lehtësimin e kollës kronike. Hudhra ndihmon gjithashtu në rast të dhembjeve në kraharor, të cilat shkaktohen nga simptoma të gripit dhe mënjanon këlbazën e fytit.

Vendosja e melhemit të hudhrës së shtypur në dhëmbin që dhemb, gjithashtu mënjanon dhembjen. Dy gram hudhër e bluar, po t’i përziejmë me ujë të ëmbëlsuar, pastron këlbazën e fytit dhe largon krimbat dhe parazitët e tjerë prej traktit digjestiv.
Por, ngrënia e sasive të mëdha të hudhrës, në mes të tjerash, mund të shkaktojë dhembje koke, dëmton trurin, dobëson të parit, dobëson pasionin për seks, e than spermën, shkakton etje, zvogëlon tajitjen e vrerit të verdhë, shkakton erë të rëndë.
Këtu duhet shtuar se përtypja e gjetheve të rutës pas ngrënies së hudhrës mënjanon kundërmimin e rëndë. Për mënjanimin e erës së keqe të hudhrës disa preferojnë marrjen e sallatës, magdanozit, fara të anisit ose nane me hudhër ose menjëherë pas saj.
Shkencëtarët në hudhër zbuluan 17 mikroelemente të rëndësishme për organizmin e njeriut. Është konstatuar poashtu përqindje më e vogël e kancerit në vendet ku hudhra përdoret me shumicë.
Aliu, r.a. ka thënë: “I Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka këshilluar ngrënien e hudhrave të ziera në mënyrë që të zvogëlohet era e rëndë e saj.” (Muslimi, Ibn Maxhe, Nesaiu dhe  Ahmedi).

Sëmundjet e arterieve koronare janë shkaqet më të shpeshta për vdekjen e njerëzve në Amerikë dhe Evropë dhe dihet se rritja e sasisë së kolesterinës në gjak i shkakton këto sëmundje.
Pasi dijetarët zbuluan se hudhra ndikon në zvogëlimin e kolesterinës në gjak dhe në  mbrojtjen nga sulmi në zemër interesimi për hudhrën sa vjen e shtohet si në Evropë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Revista “British Journal of Clinical Practice” në prill të vitit 1993 ka publikuar artikullin për rolin që do të mund ta luante hudhra në zvogëlimin e përqindjes së sëmundjeve të arterieve koronare, angina pectoris dhe trombozës.

Dr. Talib Ilam, kryeredaktori i revistës “Bota e mjekësisë dhe farmacisë” në artikullin e publikuar në vitin 1991 për hudhrën ka thënë:
“Në fillim të viteve të tetëdhjeta hudhra ka filluar t’ua tërheq vëmendjen mjekëve dhe hulumtuesve. Ka filluar të flitet për vetitë mjekuese të saj dhe mundësinë e përdorimit të saj për qëllime mjekuese. Ende pa mbaruar ky dhjetëvjetësh, nga Unioni i Farmaceutëve Gjermanë, hudhra u zgjodh medikament i vitit 1989. Një vit më herët, kodeksi gjerman aprovoi hudhrën si medikament zyrtar.”

Në tetor të vitit 1983 revista “Annals of internal Medicine” ka publikuar studimin analitik të një numri të madh të hulumtimeve të hudhrës dhe yndyrës në gjak. Është vërtetuar se konsumimi i një thelbi të hudhrës në ditë, sjell në zvogëlimin e kolesterinës në gjak për 23 mg %. Kjo don të thotë se sasia e kolesterinës është zvogëluar për 9 % nga vlera e tij bazore. Dhe jo vetëm kjo, hulumtimet shkencore bashkëkohore tregojnë se hudhra ka ndikim antibakterial kundër skrrajave, ndonëse shumë më pak se antibiotikët bashkëkohorë.

Te konsumimi i hudhrës duhet pasur kujdes ata që përdorin mjete për dekoagulimin e gjakut (antikoagulanse-kundërmpikës, substanca që shërbejnë kundër mpikjes së gjakut. Pra, substanca që pengojnë që gjaku të bëhet i trashë dhe si i ngrirë).


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.