MЁNYRA E ABDESIT |
|
|
|
Ngjarja me Shejhun dhe pasagjerėt e trenit |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e martė. 29 maj 2007 |
Lexoje tani sepse është shumë e dobishme! Është shumë shembull i mirë! Është i vecantë për secilin prej nesh! Unë, ti, ai, ajo, e kemi përjetuar moment pas momenti Kjo ngjarje ka ndodhur në një tren…
Një ditë prej ditëve ra sirena e trenit si paralajmërim për momentin e nisjes. Të gjithë pasagjerët u ngjitën në tren përvec shejhut të nderuar i cili arriti me vonesë, por për fat të tij të mirë treni nuk ishte nisur, Shejhu hipi në tren e pa se në të gjitha dhomat kishte njerëz.
U drejtua te dhoma e pare. Gjeti disa fëmijë duke lozur njëri me tjetrin, iu dha selam, u kënaqën kur e panë fytyrën e tij të ndritur dhe thanë: Mirë se erdhe o shejh i nderuar u gëzuam me shikimin tënd. Shejhu i pyeti se a më lejoni që të ulem? U përgjigjën: Një njeri si ti e mbajmë mbi kokat tona por, ne jemi fëmijë të vegjël në lule të jetës luajmë bëjmë gazmend njëri me tjetrin, prandaj ne kemi frikë se të shqetësojmë e nuk gjen rahati me neve, si dhe të qëndruarit tënd me neve na lidhë lirinë tonë, shko te dhoma tjetër e cila është mbas nesh, të gjithë shpresojnë mikpritjen ose ardhjen tënde.
Shejhu u drejtua për te dhoma e dytë. I gjeti tre të rinj me sa dukej ishin në vitin e fundit të shkollës së mesme, me vete kishin instrumentet llogaritëse, ishin shumë të angazhuar duke zgjedhur barazimet aritmetike, si dhe diskutonin teorinë fizikale. Iu dha selam. Ah sikur i shikonit fytyrat e tyre të gëzueshme e kjo nga shikimi i shejhut të nderuar i uruan mirëseardhjesi dhe e shfaqën gëzimin për pamjen e tij: Mirë se erdhe o shejh i nderuar! I pyeti se nëse e lejojnë që të ulet. U përgjigjen kemi nderin që të jesh pjesëmarrës me ne në dhomën tone, por sic po e shikon ne jemi të zënë me problemet gjeometrike, dhe nganjëherë na mundën entuziazmi dhe e ngrejmë zërin, e kemi frikë se të shqetësojmë e nuk gjen rehati me neve, si dhe kemi frikë se prania jote me ne na bën të mos ndiehemi të rehashëm në këtë mundësi të cilën e shfrytëzojmë për përgatitjn e provimeve të fundit të vitit, por drejtohu te dhoma pas nesh se cdokush që e shikon fytyrën tënde të ndritur shpreson të ketë nderin që ti të ulesh me të.
Cështja ime është në dorë të Allahut Shejhi i nderuar u drejtua për te dhoma tjetër. Gjeti një të ri bashkë me gruan e tij, si dukej ishin në mujin e mjaltit, fjalë romantike, të qeshura, ndjenja të dashurisë. Iu dha selam. U kënaqën me pamjen e tij. Mirë se erdhe shejh i nderuar, mirëseardhje për këtë fytyrë të ndritur. I pyeti se nëse e lejojnë që të ulet me ta në dhomën e tyre? Iu përgjigjën, për një si ti kemi nderin që të qëndrojmë me të, por, sic po e shikon ne jemi një cift në muajin e mjaltit, ambjenti ynë është romantic, kemi frikë se nuk gjen rahati me neve, dhe na vjen turp të vazhdojmë pëshpëritjen para teje, cdo kush që gjendet në tren shpreson që të jesh pjesëmarrës në dhomën e tyre.
Shejhu i nderuar u drejtua për te dhoma tjetër. I gjeti dy persona të cilët ishin në fundin e të tridhjetave të moshës së tyre, me vete kishin harta të tokave dhe projekteve, bashkëvepronin në mendimet rreth planit të tyre në të ardhmen që të zgjeronin tregtinë e tyre. Iu dha selam. U kënaqën me shikimin e tij, we alejkes selam we rahmetullahi we berekatuhu, të urojmë mirëseardhje o shejhu ynë i nderuar. I pyeti se nëse e lejojnë që të ulet? I thanë: Kemi nderin që të jesh pjesëmarrës në dhomën tone, përkundrazi jemi me fat me shikimin e fytyrës tënde të ndritur, por…! “O cfarë fjalë shkatërruese e cila i hedhën ose fshin fjalët që u thanë më parë” Sic po e shikon jemi në fillim të tregtisë mendja jonë është e angazhuar me tregtinë dhe të hollat, për të realizuar projektin të cilin e ëndërrojmë, e gjithë biseda jonë është rreth tregtisë dhe të hollave, kemi frikë mos të shqetësojmë, shko te dhoma vijuese, të gjithë pasagjerët shpresojnë qëndrimin me ty.
Dhe kështu deri sa shejhu arriti te dhoma e fundit. Në dhomën e fundit gjeti një familje e cila përbëhej prej babës, nënës dhe fëmijëve, në këtë dhomë nuk kishte asnjë vend bosh për t’u ulur. Iu tha: Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu. Ia kthyen selamin, i uruan mirëseardhje. Para se t’i pyeste për lejen që të ulej, kërkuan prej tij që t’i nderonte dhe të ishte pjesëmarrës në dhomën e tyre. Muhammed ulu në prehërin e vëllait tënd Ahmedit, largoni këto canta nga rruga, hajde o Abdullah dhe ulu në prehër të nënës tënde, hapni vend atij. Shejhu e falenderoi Allahun, u ul në karrige pasi që ishte lodhur prej ecjes së shumtë në tren.
Treni ndaloi në njërin prej stacioneve. Hipi shitësi i ushqimeve të gatshme, shejhu thirrri dhe kërkoi prej tij që cdo pjesëtari të familjes e cila i dha leje që të ulej me ta t’i japë cdo gjë të cilën ata e dëshirojnë prej ushqimeve, ndërsa për vete kërkoi “sanduwiq me djathë”, familja mori cdo gjë që dëshiroi prej ushqimit. Në mes të shikimeve të pasagjerëve të trenit të cilet ndienin keqardhje për mospranimin e uljes së shejhut të nderuar me ta.
Më pas u ngjit shitësi i lëngjeve në tren, shejhu i nderuar e thirri, kërkoi prej tij që t’i japë pjesëtarëve të familjes cfarë lëngjesh të dëshirojnë në llogari të tij, ndërsa për veten e tij kërkoi lëng portokalli. Ja, filluan shikimet e pasagjerëve të rrethonin ata, si dhe filluan t’i bien pishmanit, ah dëshironte të ulej me neve, por…
Më pas u ngjit shitësi i gazetave dhe revistave në tren, shejhu e thirri dhe kërkoi revistën ‘Lulet e shpresave të këtij ummeti’ për nënën, revistën “Ji thirrës” për babanë dhe revistën “Djaloshi i akides” për fëmijët. Ndërsa për veten e tij kërkoi gazetën ”Ummeti i islamit” të gjitha këto ai në llogarinë e tij, shikimet e keqardhjes ishin të pranishme në fytyrën e të pasagjerëve, por kjo nuk ishte keqardhja e tyre e madhe.
Treni ndaloi në qytetin e dëshiruar. U befasuan të gjithë pasagjerët e trenit për trupojat ushtarake, lulet, manifestimet të cilat e kishin zbukuruar qytetin, pa u vonuar hipi komandanti i cili kishte grada të larta, kërkoi prej të gjithëve që të qëndrojnë në vendet e tyre deri sa të zbresë mysafiri i mbretit prej trenit, e mbreti kishte ardhur vetë që ta priste këtë njeri. Mysafir i mbretit nuk ishte askush tjetër përvec shejhut të nderuar. Kur i tha të zbresë shejhu refuzoi që të zbriste vetëm se me shoqërimin e familjes e cila e kishte mikpritur atë në dhomën e tyre në tren si dhe ta nderojë mbreti këtë familje, mbreti pranoi që t’i gostisë tri ditë. Iu dhan shumë dhurata kësaj familje si dhe i shëtitën në pallatin e mbretit, kopështet e bukura…etj. Këtu pasagjerët ndien dëshpërim dhe keqardhje në vetveten.
Tani pasi që e dëgjuam sëbashku këtë ngjarje të bukur, ju drejtoj një pytje? Kush është shejh i nderuar?
Pse thashë në fillim të tregimit të kësaj ngjarje se është e vecantë për cdo njërin prej nesh! Unë, ti, ai, ajo e kemi përjetuar moment pas momenti. E di se ju të gjithë e njohët dhe e kuptuat se cfarë pata për qëllim nga mbrapa rrëfimit të kësaj ngjarje, shejh i nderuar nuk është dikush tjetër përvec fesë islame!
Iblis, mallkimi i Allahut qoftë mbi të deri në ditën e kijametit, premton humbje. Allahu e ka nxjerrur në shesh planin e tij ndërkohë që ka thënë në librin e Tij: “Do t’i bëj të shpresojnë.” (En Nisa: 119) Iblisi është i sigurtë se nëse mundohet që të na bëjë vesvese se feja është e keqe dhe se nuk ka dobi prej saj, por nuk ka pasur sukses që të na largoje në përgjithësi prej saj, do të dështoj në të ardhmen. Por, ai na ka ardhur nga dera e zarritjeve, ah sa gjë e bukur që është të përmbajturit e fesë, por, akoma janë fëmijë dhe dëshirojnë që të luajnë dhe argëtohen, është haram t’i lidhim, kur të rriten pak atëherë do të au mësojmë fenë dhe t’i obligojmë me të. Ah, sa gjë e bukur që është të përmbajturit e fesë, por tani ata janë studentë janë të angazhuar me studimet, detyrat dhe provimet, pasiqë t’i përfundojnë studimet do t’i përmbahen fesë do ta mësojnë atë. Akoma jemi në muajin e mjaltit, feja është e shkëlqyeshme, por do t’i përmbahemi nesër.
Akoma jemi duke formuar veten në tregti, pastaj do t’i kushtoj shumë rëndësi fesë dhe do t’i përmbahem. Dhe nuk e dim a vjen e nesërmja e ne jemi gjallë apo jemi posht dheut. Zvarritja është sëmundje nga e cila vuajmë në të gjitha cështjet tona, besojmë në thënien e poetit: “Mos e shtyj punën e sotit për nesër” por, ne nuk e praktikojmë atë gjë në të cilën besojmë, prandaj dhe dështojmë në ndërtimin e të ardhmes sonë në këtë dynja dhe në ahiret. Jeta kalon e ne rrimë duke përsëritur: nesër do të veproj. Por pasi që të përfundojë prej kësaj akoma jam e vogël kur të rritem do ta bëj, pasi që të martohem do t’i përmbahem fesë, pasi që të diplomoj, pasi që të punësohem, pasi që...., pasi që...!
Përktheu: MeritaRexha |
|
|
|
|