MЁNYRA E ABDESIT

 
Keqkuptim! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Merita Rexha   
e martė. 22 maj 2007



Kjo temë jo rastësisht eshtë titulluar “Keqkuptim” .
Po e shikojmë se shumë prej njerëzve e kanë keqkuptuar fenë ku njëra prej këtyre keqkuptime që unë dëshiroj ta përmendi në këtë temë është thënia: “Islami është fe vetëm për arabët”, mirëpo kjo thënie e këtyre njerëze të paditur a është e vërtet ose jo?
 Për ta kuptuar këtë duhet që të lexojmë fjalën e pastër dhe të artë të Allahut të Lartësuar Kuranin Famëlartë dhe thëniet e të Dërguarit të tij.

Motër e dashur: Fjala e parë e cila i është shpallur të Dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, është fjala “Ikra” qe d.m.th. lexo, studio, hulumto. Dhe para se të marrësh përgjigjjen dëshiroj që ta pyesësh veten: A e kam lexuar Kuranin ndonjëherë? Ose a e kam lexuar ndonjë faqe të Kuranit? Mandej a e kam lexuar ndonjë ajet nga Kurani?
Unë të them se po ta kishe lexuar Kuranin do ta kishe gjetur përgjigjjen, mirëpo e keqja jonë është se ne flasim pa menduar ose me fjalët e dikujt tjetër, d.m.th. dëgjojmë të tjerët xhahilat (injorantët) duke thënë dicka me kuptim ose pa kuptim, e ne i transmetojmë fjalët e tyre. Ah sikur të kishim qenë kështu të kujdesshëm në transmetimin e fjalës së Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Më e madhja është se të thotë: Kështu thotë Kurani. E në ralitet ajo thënie nuk gjendet as në Kuran e as në sunnet, i hapim veshët mirë ndaj fjalëve të injorantëve dhe i mbyllim ndaj fjalës së Krijuesit. Allahu mos na bëftë prej tyre.


Motër e dashur: Tani po i përgjigjem keqkuptimit tënd. Se Islami qenka fe vetëm për arabët, kjo nuk është aspak e vërtetë, këtë e argumentojnë fjalët e Allahut. Allahu e dërgoi të Dërguarin e tij si mëshirë për mbarë njerëzimin dhe jo vetëm për arabët, si argument kemi thënien e Allahut të Lartësuar ku thotë: “Ne të dërguam si mëshirë për mbarë njerëzimin” (El Enbija: 21) Pra, thotë si mëshirë për mbare njerëzimin dhe jo vetëm për arabët.

Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij si të dërguar, sihariques dhe paralajmërues për mbarë njerëzimin këtë e argumentojnë këto ajete. Allahu i Lartësur thotë: “Ne të kemi dërguar ty për tërë njerëzimin, sihariques dhe paralajmërues, por humica e njerëzve nuk e dinë” (Sebe: 28) Dhe nuk ka thënë Ne të dërguam ty vetëm për arabët.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: O ju njerëz unë jam i Dërguari i Allahut për të gjithë ju.” (El Arfë: 158)
 Allahu i Lartësur thotë: “I Lartësuar është ai që i ka shpalluar Kuranin (i cili ndan të ërtetën prej të pavërtetës) robit të vet (Muhammedit), që të jetë paralajmërues për të gjithë botën” (El Furkan: 1) Pra, që të jetë paralajmërues për të gjithë botën dhe jo vetëm për arabët.

A po e kupton se Zoti është i të gjithëve dhe jo vetëm i arabëve, Pejgamberi është si i dërguar për mbarë njerëzimin dhe jo vetëm për arabët, Allahu i ka krijuar dhe i ka urdhërur të gjitha krijesat që t’i binden Atij dhe jo vetëm arabët. “Nuk i kam krijuar xhindet dhe njerzit per tjeter qellim vetem qe ato te me adhurojne Mua.” (Edh Dharijat: 56)
Dhe xhennetin ua ka premtuar të gjithë atyreve që i binden Atij. “Kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë” (Gafir: 40)

Në anën tjetër të mos harrojmë se 15% deri në 20% të muslimanëve në botë janë arab. Më shumë ka musliman indian sesa arab, dhe më shumë ka musliman indonesian sesa indian.


Parashtrohet pyetja: Nga kush është përhapur kjo thënie?

Thënia se Islami është fe vetëm për arabët është përhapur nga armiqtë e Islamit. Ky supozim i gabuar me gjasa është bazur në faktin se shumica e muslimanëve të gjeneratës së parë ishin arab, mirëpo kjo nuk do të thotë se feja ështe vetëm për arabët se ka pasur edhe prej sahabëve që nuk kane qenë arab si p.sh. Selman El Farisi, Suhejbi. Megjithëse feja e pastër rrjedh nga arabët, por kjo nuk do të thotë se të gjithë arabet e praktikojnë Islamin, por ne prej tyre mrrim të mirën dhe jo të keqen, të dobishmen dhe jo të dëmshmen.

Gjithashtu motra të dashura një prej cështjeve që më mundon është se kur këshillohen disa prej motrave për ndonjë ibadet të mangët që ta plotësojë atë të përgjigjet duke thënë: Unë nuk jam arabe, nuk jemi në Arabi, vendi nuk është i përshtatshëm, ky urdhër nuk shtë i përshtatshëm për familjen, farefisin dhe shoqërin time…etj.

Unë nuk kam pare ndonjë urdhër që është urdhëruar ndryshe për arabët dhe ndyshe për jo arabët.

Po të vështrojme me vëmendje ajetet kuranore se në cfare mënyre u është drejtuar Allahu roberve të Tij do ta kuptojmë këtë cështje më së miri. P.sh. Allahu nuk iu drejtohet ndryshe arabëve dhe ndyshe joarabëve.
Allahu iu drejtohet krijesave në disa ajete kuranore ku thotë: “O roberit e Mi…O ju të cilët keni besuar” pra, nuk ju drejtohet vetëm arabëve.
 Me këto pak fjalë por që e kanë një domethënie të madhe, besoj që ta kesh kuptuar të vërtetën.

E lus Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej atyre që e ndjekin rrugën e vërtetë e cila është  e qartë si dielli, e dukshme si hëna, nuk të na ngelur tjetër vetëm që ta ndjekim dhe mos të largohemi prej saj sepse është rrugë e vetme e cila na con drejt shpëtimit, lumturisë, rahatisë së përjetshme.

Mos lejo që të mashtrojë shejtani me thëniet e injorantëve sepse do të japësh llogari ditën e kijametit si dhe mos i transmeto fjalët e pabaza sepse do të bëhesh shkak që dikush mos ta praktikojë urdhërin e Allhut dhe të Dërguarit të tij  ashtu sic duhet.

Së pari këshilloj veten time e më pas ty që t’i bindesh Allahut ashtu si Ai na ka urdhëruar dhe ta pasojmë të Dërguarin e Tij i cili është vula e pëjgamberëve, nëse e dëshirojmë shpëtimin në këtë dynja dhe ahiret. Allahu i lartësuar thotë: “Thuaj (o Muhammed): Nëse ju e doni Allahun ejani pas Meje atëherë Allahu ju do juve dhe ju falë mëkatet tua!” (Ali Imran: 31)
 

Motër e dashur: Nëse e do shpëtimin pasoje Kuranin dhe sunetin e të Dërguarit të Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, nëse e pason këtë kurre nuk do të jesh e humbur sic ka thënë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të: “Po lë pas meje dy gjëra nëse kapeni pas tyre kurre nuk do të jeni të humbur e ato janë Kurani dhe suneti”.
Allahu nuk ia mori shpirtin të Dërguarit të Tij derisa e kumtoi të vërtetën, dhe ajeti i fundit i cili iu shpall në Arafat është thënia e të Lartësuarit ku thotë: “Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntin time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që feja islame të jetë feja juaj.” (El Maide: 3) 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.