MЁNYRA E ABDESIT

 
E urrej nje person ne shtepine time... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 21 maj 2007

Selam Alejkum

Pyetje: Ju lutem me ndihmoni, jam muslimane, kam një hall të madh. 
Në shpirt më ka hyre urrejtja, edhe atë vetëm ndaj një personi 
ku jetojmë në të njëjtin kulm,  mirë mundohem të sillem me të, 
e respektoj, unë prapë ia kthej me të mire, e unë kam shumë të 
këqija prej saj, me besoni as nuk mundem ta shikoj me sy,
 por ketë mirësjellje nga ana ime ndaj saj 
e bëj vetëm për hir të Allahut, se edhe unë kam fëmijë. 
Ju lutem me ndihmoni me këshilla si ta largoj ketë urrejtje nga    
shpirti se vetëm vetes po i bej dëm. Ju faleminderit.


Alejkum selam


Përgjigje:
Motër mos i lejoni shejtanit derë qe t’iu percajë me të afërmit tuaj ngase ky edhe eshte qellimi i tij, une ju këshilloj qe mos t’i zmadhoni gjërat, nese ajo iu bën apo iu thotë dicka mos e keqkuptoni ngase ndoshta nuk ka qellim të keq, harroi ngjarjet e kaluara, fillo një jetë të re me të, kur bisedosh me të, bisedoni për ato gjëra që ju pajtoheni, dhe keni frikë Allahun, nëse ju ben parejtësi bëni durim se pas çdo veshtiresie vjen lehtësimi.
Faleni namazim me rregull se namazi të ndalon nga të keqiat .Thotë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selam: “Hapen dyert e xhenetit çdo të hënë dhe te enjte, dhe i falen mëkatet çdo robi musliman qe nuk i ka bërë shokë Allahut  asgje, vetëm atij personi qe ka mes tij dhe vëllait tij (motrës se saj) përçarje, iu thuhet këshilloni keta te dy derisa te përmirësohen.“ Hadithi është i vërtet.  

Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.