MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė mirat shpirtėrore dhe materiale tė namazit tė sabahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 21 maj 2007


Cilat janë të mirat shpirtërore të namazit të sabahut?

Çdo musliman duhet të mësohet të zgjohet jo vetëm në çastin e agimit të diellit por në të vërtetë gjysmë ore para se të fillojë dita me ritualin e adhurimit - namazin e  sabahut.

Suksesi shpirtëror

Sipas hadithit të transmetuar në Sahihun e Muslimit, profeti Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Vepra më e dashur te Allahu është namazi në kohën e vet."

Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë se namazi i sabahut dhe namazi i jacisë janë veçanërisht të pasura me bekime: "Sikur ta dinin njerëzit se çfarë bekimesh ka në namazin e sabahut dhe të jacisë, ata do të vinin për t'u falur, qoftë edhe duke u zvarritur." (Buhariu dhe Muslimi)

Profeti Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, gjithashtu ka thënë: Uthman ibn Affani r.a. ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është sikurse ai që gjysmën e natës e kaloi në namaz. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai i cili është falur vetëm gjithë natën”. (Muslimi)

Suksesi material

Allahu thotë në Kur'an: "Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit" (Kur'an, 23: 2)

Padyshim se muslimanët e arrijnë suksesin shpirtëror kur e falin namazin e sabahut rregullisht, por muslimanët gjithashtu urdhërohen të jenë materialisht të suksesshëm dhe të dobishëm në jetën e tyre, krahas përfitimeve të të mirave shpirtërore për jetën tjetër (ahiretin).

Profeti Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, njëherë ka thënë:  "Do të vijë koha kur shkatërrimi i njeriut do të jetë në dorën e gruas së tij, prindërve dhe fëmijëve. Ata do ta turpërojnë atë për shkak të varfërisë së tij dhe do të bëjnë kërkesa të atilla të cilat do ta nxisin atë që të merret me aktivitete të atilla (të fitojë më shumë para) të cilat më në fund do ta shkatërrojnë fenë e tij." (Transmetuar nga Ibn Mesudi dhe Ebu Hurerja)


Është punë e vështirë ajo e cila na sjell pasuri të mjaftueshme që të kujdesemi për familjet tona, ta mbajmë rrugën e drejtë dhe t'u largohemi veprave të këqija, ta plotësojmë qëllimin.
Pasuria është ajo e cila na mundëson që ta përmbushim obligimin e pagimit të Zekatit. Pasuria është ajo që na mundëson t'iu ndihmojmë të tjerëve dhe të kontribuojmë në Daue (thirrja e njerëzve në Islam) përmes sadakasë. Pasuria është ajo e cila na mundëson që ta përmbushim obligimin tonë për të shkuar në Haxh.

Pasuria është ajo që përmendet te muslimanët e pasur tregtarë të cilët në mënyrë paqësore përhapën Islamin në Afrikën Perëndimore dhe në vendet që tash i njohim si: Malejzia, Indonezia dhe Brunei.

Kështu, si mund të zgjohet muslimani për namazin e sabahut dhe për përfitimin e tij material? Sigurisht, jo duke u kthyer në shtrat përsëri dhe duke u strukur edhe për disa orë.
Siç ka thënë Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:

"Xhihadi më i mirë është nënshtrimi i vetvetes." (Buhariu)

Në këtë kontekst, është e rekomanduar që kur të zgjohesh njëherë, të rrish i zgjuar dhe të bësh diçka të dobishme. Puno në qëllimet tua! Nëse nuk ke ndonjë, caktoji disa!  Vendos se çka don të arrish në jetë! Sajo një plan t'i bësh këto qëllime realitet pastaj vepro!

Vepro tani!

Kjo nuk është e vështirë për një besimtar, i cili vërtet dëshiron t'i arrijë të mirat   shpirtërore dhe materiale nga Allahu. Allahu thotë:

"Ne nuk e obligojmë asnjë njeri përtej mundësive të tij..." (Kur'an, 23: 62)

Gjithmonë është e mundur t'i kthesh orët e hershme të sabahut në përfitim të madh. Është e dëshirueshme dhe e dobishme. Muslimanët janë të obliguar ta falin namazin e sabahut gjithsesi. Prej tij ne nxjerrim përfitime shpirtërore. Të rrimë të zgjuar dhe të punojmë!  Pse ta kemi vetëm një lloj të përfitimit përderisa ne mund të kemi përfitm të dyfishtë të namazit të sabahut – shpirtëror dhe material.

Përktheu: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.