MЁNYRA E ABDESIT

 
Ummu Atije El Ensarije PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 21 maj 2007

Kjo është njëra ndër gratë e virtytshme të sahabëve dhe njëra ndër ato të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e femrës me punën e mirë të tyre në xhihad, fikh dhe transmetim të haditheve.

Emri i saj është: Nusejbe bintu El Harith El Ensarijje.

Islamin e ka pranuar bashkë me gratë e ensarëve në fushëbetejen nën hijen e shpatave.
Ummu Atije ecte në mesin e ushtrisë duke jau shuar etjen muxhahidëve , duke jau mjekuar plagët e tyre dhe duke ju përgatitur ushqim.

Transmetohet se Ummu Atije ka thënë: Kam marrë pjesë me të dërguarin e Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - në shtatë beteja , ju përgatisja dhe ushqimin, mjekoja të plagosurit.

Ummu Atije është njëra ndër njëzet gratë të cilat kanë dalur me të dërguarin e Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - në betejën e Hajberit duke shpresuar shpërblimin e xhihadit (luftës në rrugë të Allahut) nga Allahu i Lartësuar.

Ummu Atije është ajo e cila e ka larë Zejneben vajzën e të dërguarit të Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - kur ka vdekur . Transmetohet nga Ummu Atije - radijall llahu anha - se ka thënë: Kur ka vdekur Zejnebja vajza e të dërguarit të Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - e kemi larë tek, tri ose, pesë herë, në herën e fundit e kemi larë me kafur ose diqka prej kafurit (lloj arome). Kur e përfunduam e lajmëruam të dërguarin e Allahut  - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - dhe ai na dha hakuh për të ja hedhur.

Ummu Atije është ajo e cila i lante gratë të cilat vdisnin në kohën e të dërguarit të Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - e bënte këtë duke shpresuar shpërblimin nga Allahu i lartësuar.
 
Ummu Atije i ka transmetuar dyzet hadithe ku gjashtë prej tyre janë në dy sahihat (Buhariut dhe Muslimit) një hadith është që e ka tranmetuar vetëm buhariu dhe një vetëm Muslimi.

Hadithet e saj gjenden në katër synenet (Ebu Davudit, Termidhiut, Ibni Maxhe,En Nesaiu). Prej saj ka transmetuar Enes bin Malik - radijall llahu anha - prej sahabëve , prej tabiinëve Muhammed bin Sirin dhe motra e tij Hafsa bint Sirin, Ummu Sherahbil, Ali bin El Akmar, Abdul Melik bin Umejr dhe Ismail bin Abdu Rrahman.

Nga fundi i jetës së saj ajo është shpërngulur në Basra (qytet në jug të Irakut) ku atje njerëzit kanë përfituar prej dijes së saj Fikhut të saj. Një grup prej sahabëve dhe tabiinëve e kanë marrë prej saj formën e larjes së namazit të xhenazes.
Ka jetuar përafërsisht deri në moshën shtatëdhjetë vjecare - radijall llahu anha ëe erdaha - 


|Nga arabishtja: Merita Rexha

  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.