MЁNYRA E ABDESIT

 
Si ta shtosh besimin tėnd PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 17 maj 2007

 


Ibni Kajjim ka thënë: “Nëse në zemër mbillet pema e dashurisë dhe vaditet me ujin e sinqeritetit dhe me pasimin e zotëriut të njerëzve do t’i japë të gjitha llojet e fruteve në çdo kohë në emër të Allahut, rrënjët e saj janë thellë në zemër të besimtarit, ndërsa degët e saj janë të lidhura me Sidretul Munteha”.

Kur njeriu i dëshmon dy dëshmitë dhe e njëhson Allahun ka mbjellur farën e imanit ose do të kujdeset për të, e të bëhet pemë e madhe ose do ta lë të vyshket e të prishet.

Gjëja ndër më të rëndësishmet për të arritur te akidja e ehli sunneh ëe xhemaah,  është të kuptuarit e domethënies së imanit (besimit) se iman është të besuarit me zemër, të shqiptuarit me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë, imani shtohet me bindjen ndaj Allahut dhe dobësohet me kundërshtimin e Tij.


Ja tetë mënyra të rritjes së imanit.


1- Njohja e Allahut të Lartësuar.
Njohja e Allahut të Lartësuar është mënyra e parë për rritjen e imanit (besimit). Nuk është njohje e tij vetëm njëhsimi me gjuhë, por a e ke njohur Allahun e Lartësuar me emrat, lartësinë, madhështinë dhe cilësit e Tij të përsosura, që të mbushet zemra me dashuri dhe frikë sëbashku e më pas ta adhurosh Atë me këto cilësi.

Kur njeriu e njeh Zotin e Tij dhe beson në Të shpërthejnë burimet e hajrit në zemër dhe shpërndahen nëpër gjymtyrët e tij në bazë të dijes dhe forcës së imanit (besimit) për aq sa e njeh ky njeri Zotin e tij dhe e adhuron Atë.

Dija është rruga e njohjes së Allahut.
Më i ditur te Allahu është ai njeri i cili i frikësohet Atij më së shumti. Allahu i Lartësuar thotë: “… po Allahut i kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët …” (El Fatir: 28)

Cdo musliman duhet ta forcojë themelin e fesë së tij duke studiuar akiden (besimin) e saktë dhe duke iu ruajtur besimit të prishur.


2- Të medituarit mbi domethënien e Kuranit.
Në kohën e sotme shumë prej muslimanëve e lexojnë Kuranin por rëndësia e tyre është që të bëjnë hatmen (leximin e të gjithë Kuranit) pa medituar në domethënien e tij dhe pa i kuptuar shprehjet. Të medituarit në domthënien e Kuranit është ndër shkaqet më të rëndësishme për rritjen e imanit. Allahu i Lartësuar për cilësitë e besimtarëve të sinqertë thotë: “E besimtar të vërtetë janë vetëm ata, të cilët kur përmendet Allahu u rrënqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (El Enfal: 2)

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të meditojmë në domethënien e Kuranit ku thotë: “(Ky është) libër i begatshëm. Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad: 29)

Ndërsa ai i cili vetëm e lexon dhe nuk mediton në domethënien e ajeteve, për të thotë i Lartësuari: “A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet.” (Muhammed: 24)

Ibni Kajjim ka thënë: Nëse dëshiron që të përfitosh prej Kuranit bëje që zemra jote të jetë prezent gjatë leximit dhe dëgjimit të tij, lëshoje dëgjimin tënd dhe koncentrohu kur dikush të drejtohet me të, sepse ky është fjalim i Allahut për ty me gjuhën e të Dërguarit të Tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.” (Kaf: 37)


3- Njohja e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.
Njohja e të Dërguarit, sires (autobiografisë),  mrrekullive të tij, me këtë rritet imani dhe beson jobesimtari.
Nuk plotësohet imani i besimtarit derisa të jetë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, për të më i dashur se vetvetja e tij.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë…” (Ali Imaran: 31)

Cdo musliman duhet ta lexojë sirën e të Dërguarit të Allahut, të njohë karakterin e tij mrekullitë  tij, ta marrë atë për shembull dhe ta pasojë në të gjitha punët e tij.


4- Të medituarit në krijimet e Allahut.
Të medituarit në ato cfarë i ka krijuar Allahu i Lartësuar, është ndër ibadetet më madhështore. Këtë shumica e muslimanëve e kanë harruar tani. Kjo është mënyra më e rëndësishme për arritjen e të vërtetës dhe largimi nga dyshimet, si dhe rritjen e imanit.

Kur ka zbritur thënia e Allahut të Lartësuar: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (Ali Imran:190) I Dëguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: Mjer për atë që e lexon e nuk mediton në të.

Shiko përreth teje, në qiell dhe tokë, kodra dhe pemë, si dhe shiko në cdo fryt që e han, përkundrazi shiko në veten tënde sepse të shikuarit në vetveten të mjafton. Allahu i Lartësuar thotë: “Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. (20) Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni ka e shihni.” (Edh Dharijat: 20-21)


5- Të vepruarit e sa më shumë nafileve pas farzit.
Të shpeshtuarit e nafileve sjellën dashurinë e Allahut ndaj teje, prandaj fal nafile pas farzit, si namaz nate, agjëro të hënën dhe të enjtën, jep sadeka. Cdo punë e mirë shkakton rritjen e imanit në zemër. Sepse është rruga e cila sjellë dashurinë e Allahut. Në hadith kudsij thuhet: “Nuk më afrohet robi im me asgjë më të dashur te Unë sesa me atë që ia kam bërë farz (obligim). Robi do të më afrohet pandërprerë përderisa të mos e dua. E kur ta dua, do të bëhem ndëgjimi i tij me të cilin ndëgjon, të pamurit e tij me të cilin shikon, duart e tij të cilat i shtrin, dhe këmbët e tij me të cilat ec, e mbrotje nga Unë, Unë do ta mbroj. Nëse më lutet do t’i përgjigjem e nëse më kërkon do t’i jap.” (Sahihul Buhari)

6- Të afruarit nga veprat e mira.
Të afruarit nga ambientet e hajrit ta rrisin imanin, ndërsa të afruarit nga gjërat e ndalura ta dobësojnë imanin.
Largoje zemrën tënde nga filmat dhe telenovelat, nga këngët, nga lakmia e të shikuarit e haramit, dhe largimi nga shoqëria e keqe dhe shoqërohu me besimtarë. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thnë: “Shembulli i shoqëruesit të mirë është si shembulli i bartësit të miskut. Nëse nuk arrin të marrësh prej tij atëherë bile të arrinë era e tij. Shembulli i shoqëruesit të keq është si shembulli i farkatarit, nëse nuk ndytesh me katranin e tij do të arrijë tymi.” (Muttefekun Alejhi) dhe thotë: “Njeriu është në fenë e shokut të vet, cdonjëri prej jush le të shikojë se cilin e shoqëron.” (Ebu Davudi)


7- Dhikri (të përmendurit e Allahut të Lartësuar)
I Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Dallimi ndërmjet atij që e kujton Allahun dhe atij që nuk e kujton, është si i gjalli me të vdekurin.” (Buhariu)

I Dërguari i Allahut ka thënë: Fjalët më të mira pas Kur’anit janë katër, e ato janë nga Kurani, Subhanall llahi wel hamdulil lahi we la ilahe il lall llahu wall llahu ekber…” (Muslimi)


8- Thirrja në rrugë të Allahut.
Allahu i Lartësuar thotë: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja.” (Ali Imran: 104) dhe thotë: “Kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira, dhe që thotë unë: Unë jam prej muslimanëve” (Fussilet: 33)

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Feja është këshillë, thamë: Për kë o i Dërguari i Allahut? Tha: Për Allahun, librin e Tij, për imamët e muslimanëve, dhe njerëzit e rëndomtë prej tyre.” (Muslimi)

Nga arabishtja: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.