MЁNYRA E ABDESIT

 
Makarona me pana e mish tė tymosur PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina   
e martė. 15 maj 2007

 Përbërësit për 2 persona
Mish i tymosur 200 gramë
Pana kuzhine 200 gramë
Të verdhë veze 4
Gjalpë 30 gramë
Makarona (jo spageti) 300 gramë 

Përgatitja:
Vëmë ujin e makaronave që të ziejë dhe kur të jetë gati shtojmë makaronat. Ndërkohë marrim një enë dhe hedhim të verdhët e vezëve dhe i rrahim me pak kripë, pastaj shtojmë panën dhe vazhdojmë t’i rrahim derisa të na formohet një krem homogjen. Kur të shohim se makaronat janë drejt përfundimit të zierjes, në zjarr vëmë një enë tjetër duke shkrirë gjalpin. Kur të jetë shkrirë, shtojmë mishin dhe i lëmë për pak sekonda, për aq sa të kullojmë makaronat. Më pas mishin e shtojmë tek makaronat duke i përzier e shtuar kremin e përgatitur më parë. Ky proces bëhet me flakë të fikur.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.