Makarona me pana e mish tė tymosur |
|
|
|
Shkruar nga Eglantina
|
e martė. 15 maj 2007 |
Përbërësit për 2 persona Mish i tymosur 200 gramë Pana kuzhine 200 gramë Të verdhë veze 4 Gjalpë 30 gramë Makarona (jo spageti) 300 gramë
Përgatitja: Vëmë ujin e makaronave që të ziejë dhe kur të jetë gati shtojmë makaronat. Ndërkohë marrim një enë dhe hedhim të verdhët e vezëve dhe i rrahim me pak kripë, pastaj shtojmë panën dhe vazhdojmë t’i rrahim derisa të na formohet një krem homogjen. Kur të shohim se makaronat janë drejt përfundimit të zierjes, në zjarr vëmë një enë tjetër duke shkrirë gjalpin. Kur të jetë shkrirë, shtojmë mishin dhe i lëmë për pak sekonda, për aq sa të kullojmë makaronat. Më pas mishin e shtojmë tek makaronat duke i përzier e shtuar kremin e përgatitur më parë. Ky proces bëhet me flakë të fikur. |