MЁNYRA E ABDESIT

 
Shenjat e ekzistencės sė Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaciu   
e hėnė. 14 maj 2007

                                                                  

Më trego për natyrën dhe për bukurinë që e sheh në të, a mendon se mbahet vet?
Krejt çka shihni në natyrë është vepër e Krijuesit, Shpikësit, Rregulluesit.
Vërtet, bukuritë dhe veprat mahnitëse të cilat i shohim në këtë botë, dhe të cilat madje askush nuk mund t'i kuptojë dhe vlerësojë plotësisht, janë të krijuara nga Zoti i saj, Krijuesi dhe Shpikësi.
Vetëm Allahu posedon aftësi, dije dhe mençuri absolute.

Njeriu duhet ta pranojw ekzistencën e Tij, atributet, krijimin, sundimin dhe komandën e tij. Nuk ka rrugë tjetër, i lavdëruar është Allahu, Zoti i botëve.
Kompetenca e Allahut dhe dëshmia e krijimit të botës tregohet edhe në këtë ajet, ku Allahu thotë:
"Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjitha frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit)." (Kur'an, 7: 57)  

Edhe zbulimet shkencore mbi gjithësinë flasin për ekzistencën e Zotit. Shkenca na udhëheq në përfundimin se gjithësia ka një Krijues, i Cili është i përkryer në fuqi, urtësi e dituri. Është feja ajo që na tregon rrugën për njohjen e Zotit. Për këtë arsye, është e mundur të thuhet se shkenca është një metodë që përdorim për të njohur dhe hulumtuar më mirë të vërtetat, për të cilat bën fjalë feja.

Shkenca është metoda që pohon të vërtetat absolute të siguruara nga feja.
Islami mbështet kërkimet shkencore dhe shpall se hulumtimi i gjithësisë është një mënyrë për të njohur fuqinë dhe pwrsosurinë e Zotit. Vargu i mëposhtëm nga Kur'ani trajton një çështje të tillë:

"A nuk e kanë parë qiellin mbi ta, si e kemi ndërtuar e zbukuruar? Në të nuk mund të gjesh asnjë të çarë! Tokën e kemi shtrirë dhe kemi vendosur në të male të qëndrueshme dhe kemi bërë që ajo të nxjerrë bimë të mrekullueshme në çift. Nga qielli zbritëm ujë të bekuar, me të cilin rrisim kopshte e drithë për t'u korrur dhe pemë të larta hurmash, me vile të vendosura njëra mbi tjetrën." (Sure Kaf, 6-7, 9-10)

Sikurse lënë të kuptohen ajetet e mësimpërme, Kurani i nxit gjithmonë njerëzit të mendojnë, të arsyetojnë dhe të hulumtojnë gjithçka në botën ku jetojnë.
Hulumtimi i gjithesise e hap botën e mendimit të njeriut dhe e ndihmon të njohë shenjat e dukshme të krijimeve të Zotit në natyrë.

Fizikanti gjerman Maks Plank shkruan:
"Kushdo që është marrë seriozisht me punë shkencore të çdo lloji e kupton se në hyrjen e portave të tempullit të shkencës janë shkruar fjalët: Duhet të kesh besim! Kjo është një cilësi, pa të cilën shkencëtari nuk mund t'ia dalë mbanë."

Ky sistem kaq i bukur i diellit, planeteve e kometave mund të ruajë vazhdimësinë vetëm nën urdhërat dhe zotërimin e një Qenieje të ditur e të fuqishme. Kjo Qenie qeveris gjithçka, jo si shpirt i botës, por si Zot mbi gjithçka, për llogari të pushtetit të Vet. Ai e meriton të quhet Zoti, Sunduesi i Gjithësisë. ( Isak Njutoni)
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.