MЁNYRA E ABDESIT

 
Shirku i vogėl PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 10 maj 2007

Rajaja (dyfaqësia) në ibadet (adhurim) dhe në të gjitha ato gjëra që të afrojnë te Allahu i Lartësuar.
 

Kush vepron një ibadet ose një punë e cila të afron te Allahu i Lartësuar e me të ka për qëllim Allahun dhe njerëzit në këtë rast ka bërë shirk, shirk të vogël. Vepra e tij nuk pranohet është e refuzuar, si argument kemi thënien e të dërguarit paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, të cilën e transmeton nga Allahu i lartësuar në hadith kudsij: “Unë jam më i pavaruri prej të tjerëve. Cili prej jush bën diç, duke më përshkruar Mua shok, do t’ia lë atij që më ka përshkruar” (Muslimi)
 

ـ
Prej shirkut të vogël i cili është më së shumti i përhapur në këtë kohë është: Betimi jo në Allahun, i dërguari i Allahut ka hënë: “Kush betohet në diçka tjetër përveç Allahut ka bërë shirk” (Imam Ahmedi) Dhe ka thënë: “Allahu jua ka ndaluar që të betoheni në baballarët tuaj, kush e ka patjetër të betohet, le të betohet në Allahun” (Buhari)  
Nuk i lejohet muslimanit që të betohet në diçka tjetër përveç Allahut edhe nëse me këtë nuk ka për qëllim madhërimin e sendit të betuar në të, edhe nëse betohet në pejgamberët, njerëzit e devotshëm, gjithashtu nuk lejohet që të betohet as në Qaben, në besë, në nder, në jetën e filanit dhe në jetën e pejgamberit ose evliave, gjithashtu nuk lejohet betimi në baballarët dhe as në nënat, as në fëmijën, në kokën e fëmije, as në bereqet dhe as në pozitën e tij. Të gjitha këto janë haram të ndaluara, ajo që lejohet është vetëm të betuarit në Allahun e Lartësuar, emrat dhe cilësitë e Tij.
Nëse dikush bie gabimisht në këto betime të ndaluara të thotë “LA ILAHE IL LALL LLAH” të bëjë istigfar dhe të pendohet për këtë e mos ta veprojë më. Ka thënë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të: “Kush betohet dhe thotë në betimin e tij pasha latin dhe uzatin (emra idhujsh) të thotë: “LA ILAHE IL LALL LLAH” (Buhari)  
Gjenden edhe disa shprehje të cilat janë të ndaluara e që përdoren shumë prej njerëzve si thënia: Jam mbështetur në Allahun dhe ty, ose thënia: Nuk kam tjetër vetëm Allahun dhe ty, ose sikur mos të ishte Allahu dhe ti, ose kjo është prej Allahut dhe prej teje, ose thënia Allahun e kam në qiell dhe ty në tokë. Të gjitha këto shprehje janë haram të ndaluara dhe nuk lejohet thënia e tyre dhe të ngjashme në domethënie. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Mos thoni: Çfarë dëshiroi Allahu dhe filani, por thoni çfarë dëshiroi Allahu pastaj filani” (Ebu Daudi)  
Gjithashtu çdo shprehje e cila është ofendim ose sharje të kësaj jete si p.sh. Allahu e mallkoftë këtë kohë të zezë, ose thënia e disave: Koha është tradhti e pasurisë dhe sigurisë, ose kjo orë është orë terse ose kjo ditë është ditë ters. Çdo thënie e cila është ofendim për kohën ose mallkim e ka të njëjtin gjykim, sepse fyerja e kësaj jete kthehet te Allahu sepse Ai e ka krijuar jetën. i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: "Nuk (mos ta ) e ofendon i biri i Ademit kohën, Unë jam koha dhe në dorën Time është nata dhe dita”  (Buhari). 
Gjykimin e të ndaluarit e marrin edhe emrat adhurues përveq emrave të Allahut si: Abdul Mesijh, ose Abdul Husejn, ose Abdurr Resul, ose Abdun Nebijj, ose emra të ngjashme. 

ـ
Ettijera Shenjat - Oguret
Arabët paraislamik e kishin zakon që kur ndonjëri prej tyre dëshironte veprimin e diçkaje si udhëtim ose diçka tjetër. Për këtë përdornin kafshët i lëshonin ata dhe e shikonin se në cilin drejtim shkon, nëse shkonte djathtas e konsideronin si shenjë të mirë prandaj dhe e vepronte atë që kishte në plan, e nëse shkonte majtas e konsideronte si shenjë të keqe prandaj dhe nuk e vepronte atë që kishte në plan. Gjykimin e kësaj e ka sqaruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, në thënien  tij: “Veprimtaria me Ettijera (parashikim fati) është shirk” (Imam Ahmedi)  
Prej gjërave që e kundërshtojnë teuhidin janë edhe  
Tesha’umi (pesimizmi ose ndjellja keq) me gjërat si p.sh. caktimi i martesës në këtë muaj ose këtë ditë, dhe të besuarit në atë se nëse data 13 e muajit bie ditën e xhuma është ditë terse, ose të punuarit ditën e marte dhe të xhumanë ndjell keq, e të ngjashme. Këto të gjitha nuk lejohen dhe konsiderohen shirk.
Ilaçi i pesimizmit është: Të mbështeturit në Allahun e Lartësuar. 

ـ
Lërja e namazit si shkak i dembelizmit dhe mos kujdesit.  
Sa i përket lënësit të namazit nëse e mohon obligushmërinë konsiderohet qafir (femohues) i dalë nga islami me këtë mendim pajtohen të gjithë dijetarët, ndërsa lërja e namazit si shkak i dembelizmit dhe moskujdesit ka bërë një mëkat nga mëkatet e mëdha i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Besa e cila është ndërmjet nesh dhe atyre është namazi kush e len ka bërë kufër” (Ahmedi) dhe ka thënë: “Dallimi mes muslimanit dhe shirkut është lënja e namazit” (Muslimi).Tek disa dijetarë lënësi i namazit edhe nëse e len nga dembelizmi ose moskujdesja konsiderohet se ka bërë kufër, kufër të madh. Në bazë të këtyre argumenteve dhe të tjerave . Në të dy rastet lërja e namazit është diçka shumë e rrezikshme. 

ـ
Të besuarit se dobia ose shërimi gjendet në gjërat të cilat Allahu nuk i ka bërë shkak për këtë, siç mendojnë disa njerëz se hajmalitë, nuskat dhe bazibeni, ose disa lloje të varëseve metalike ose diçka tjetër të cilat jua jep dhe ju shkruan në to fallxhori, ose të besuarit se këto i kanë të trashëguara nga prindërit dhe gjyshërit tyre, i marrin dhe i varin në qafë të tyre ose fëmijëve të tyre, ose të grave të tyre, shtëpitë e tyre, makinat e tyre, për të gjitha këto pretendojnë se të mbron nga të rënit mësysh ose sjellin dobi ose largojnë të keqën. Këto të gjitha pa dyshim se i largon të mbështeturit në Allahun e Lartësuar. Nëse njeriu beson në këto gjëra se janë të dobishme ka bërë shirk. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Kush varën nuska ka bërë shirk” (Ahmedi)  
Vepruesi i këtyre gjërave ka bërë shirk të madh nëse mendon se këto gjëra sjellin dëm ose dobi përveç Allahut, ndërsa nëse mendon se këto shkaktojnë dobi ose dëm dhe Allahu nuk i ka bërë të tilla ky është shirku i vogël dhe ai është nga shirku i shkakut.  

Marrë nga libri: Mëkatet e mëdha të imam Shemseddin Edh Dhehebij
Përktheu: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.