MЁNYRA E ABDESIT

 
Zejnebja, vajza e tė Dėrguarit tė Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 09 maj 2007

 



Në “Musnedin” e Ebu Davudit transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Kur banorët e Mekës dërguan shpagim për ata që ishin zënë robër, edhe Zejnebja, vajza e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, dërgoi shpagim për lirimin e bashkëshortit të saj, Ebu El-Asit. Ajo për këtë dha qaforen e saj të shtrenjtë, të cilën ia kishte dhuruar Hatixhja (nëna e saj), kur Zejnebja ishte martuar me Ebu Asin.
Kur i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e pa qaforen, u mërzit shumë dhe u tha sahabëve: “Nëse shikoni se është mirë t’ia lironi robin e saj dhe t’ia ktheni qaforen, veproni kështu.” Sahabët thanë: “Po.” Pasi e liruan, i Dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, bëri marrëveshje me Ebul-Asin që ta lëshonte Zejneben, sepse Islami i ka ndaluar besimtaret që të jenë në bashkëshortësi me mushrikët (femohuesit). I Dërguari i Allahut dërgoi Zejd bin Harithin dhe një burrë tjetër prej ensarëve dhe u tha: “Qëndroni në vendin Jexhexh derisa të kalojë Zejnebja. Merreni dhe shoqërojeni deri këtu.” Ibni Is’haku thotë se kjo ka ndodhur një muaj pas luftës së Bedrit.

Abdullah bin Ebu Bekri tregon se Zejnebja, vajza e të Dërguarit të Allahut, ka thënë: “Kur Ebu Asi erdhi në Mekë, më tha: “Bëhu gati të shkosh te babai yt.” Ajo thotë: “Shkova që të bëhesha gati. Ndërkohë më takoi Hindi, vajza e Utbes, e më tha: “Oj bija e Muhamedit, më ka ardhur lajmi se ti dëshiron t’i bashkohesh babait tënd.” Unë i thashë: “Nuk kisha për qëllim që ta bëja këtë.”
“Oj bija e xhaxhait, mos e bëj këtë. Unë jam grua e pasur, mos ngurro nëse ke nevojë që të të ndihmoj për të shkuar te babai yt, pa marrë parasysh a janë ato sende ose të holla. Te gratë nuk gjendet ajo që është te burrat (armiqësia).” Zejnebja tha: “Pasha Allahun, ajo nuk e tha këtë me fjalë, por me qëllim për ta vepruar.” Unë pata frikë, prandaj mohova e i thashë: “Nuk e dua këtë.” Kur u largua prej saj, Zejnebja u nis për udhëtim. Bashkë me të doli edhe vjehrri i saj, Kenane bin Er-Rabia. Pasi u nis, banorët e Mekës dëgjuan për këtë. Hebar bin El-Esvedi dhe Nafia bin Ebul Kajsi El-Fehri dolën ta kërkonin. I pari që arriti tek ajo ishte Hebari, i cili nisi ta frikësonte me gjuajtjen e shigjetave, ndërkohë që Zejnebja ishte mbi deve. Kenani u ul, mori shigjetën dhe shtizat dhe tha: “Nëse dikush nga ju afrohet, do ta godas me shigjetë!” Në atë moment erdhi Ebu Sufjani, i cili i tha: “Qetësohu, në mënyrë që të flasim.” Ebu Sufjani vazhdoi t’i thoshte: “Ti nuk ke bërë asgjë, ke dalë me një grua para syve të njerëzve. Ti e di fatkeqësinë e cila na kaploi në Bedër. Arabët do të mendojnë dhe do të thonë se dalja jote me vajzën e Muhamedit para syve të njerëzve haptazi është poshtërsi dhe dobësi për ne. Ktheje dhe qëndro disa ditë, pastaj nxirre fshehurazi gjatë natës dhe dërgoje te babai i saj.”
Pasi kaluan dy ose tri ditë, e nxori fshehtazi Zejneben. Ajo arriti tek i Dërguari i Allahut dhe i tregoi të Dërguarit se e kishte dështuar fëmijën për shkak të frikës nga Hebar bin El Esvedi.
I Dërguari i Allahut korri fitore me ndihmën e Allahut në betejën e Bedrit, në të cilën morën pjesë edhe engjëjt. Zejnebja ishte në Mekë në dorë të armikut, ndërsa vajza tjetër e të Dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, Rukija, vuante nga një sëmundje të rëndë në Medinë. Përgëzimet e fitores së Bedrit mbërritën në Medinë, ndërkohë që  muslimanët po hidhnin dhe mbi varrin e Rukijes. Sëmundja e rëndë nuk i la asaj hapësirë që të jetonte dhe të ishte pjesëmarrëse në betejat kundër armiqve të muslimanëve. Të Dërguarin nuk e pengoi kjo për transmetimin e së vërtetës. Ky është një mësim për thirrësit luftëtarë në rrugë të Allahut, që mos t’i pengojë frika ose meraku për fëmijët e tyre gjatë transmetimit të mesazhit të tyre. Çdo gjë që është në rrugë të Allahut lehtësohet dhe çdo gjë që është për Allahun është e pakët. Zërat që ngrihen nganjëherë, të cilët bëjnë thirrje që të ndalohet lufta kundër tagutëve (idhujtarëve) si shkak se vajzat dhe gratë e tyre janë zënë robër, janë të sinqertë, por pa dyshim janë të gabuar.
Në luftë patjetër se do të pësohen humbje në pasuri dhe fëmijë. Muslimanët luftonin, ndërkohë që mundësitë e humbjes ishin të larta. Ligji i asaj kohe thoshte se vajzat dhe gratë e muslimanëve binin në duar të armikut, nëse ata mposhteshin. Kjo nuk i shtynte muslimanët që ta linin luftën, ose t’i dorëzoheshin armikut jobesimtar.
Këtë çështje ne duhet ta shikojmë edhe nga ana tjetër dhe të çuditemi nga parimet e jobesimtarëve të asaj kohe.
Zejnebja ishte vajza e të Dërguarit, i cili i kishte vrarë shtatëdhjetë prej udhëheqësve të Mekës dhe kishte zënë robër 70 të tjerë, të cilët ishin më të nderuarit mes tyre. Prandaj, është e pritshme që ata do të hakmerren ndaj vajzës së tij. Jo vetëm kaq, por mund t’ia bënin mishin copa-copa dhe ta ndanin midis çdo shtëpie së cilës i është vrarë ndonjë i afërm, që të merrnin hak. Madje të hakmerreshin jo vetëm ndaj vajzës së Muhamedit, por ndaj çdokujt që i bashkëngjitej atij prej fisit beni Hashim, burra ose gra qofshin.

Vjehrri i saj e nxori Zejneben, vajzën e Muhamedit, para syve të njerëzve, të cilët prisnin me padurim që të hakmerreshin. Më pas doli edhe njëri prej kurejshëve, të cilit ndoshta i është vrarë djali, vëllai ose dikush i afërt,  dhe e frikësoi atë kur ajo ishte mbi deve, kurse vjehrri i Zejnebes nxori shigjetat e tij dhe e mbrojti atë. Ai ishte në gjendje të vdiste duke mbrojtur vajzën e Muhamedit, i cili i përkiste fesë tjetër, ndërkohë që vëllai i tij i ishte bashkangjitur ushtrisë për të luftuar kundër të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.

Nuk çuditemi nga kjo gjë, pasi edhe në shoqërinë tonë ka zemërgjerë të tillë, edhe pse janë të paditur. Ajo që na habit dhe na çudit më shumë është veprimi i Ebu Sufjanit, udhëheqësit të Mekës, dhe i gruas së tij Hindit, vajzës së Utbes. Sa i përket Hindit, asaj i janë vrarë të afërmit në luftën e Bedrit. Ajo ka vizituar edhe Hansan, së cilës i është vrarë babai, vëllai, xhaxhai dhe djali i madh në luftën e Bedrit. Mërzia dhe inati i Hindit kishte arritur kulmin, saqë nuk kemi dëgjuar në histori që dikush të hajë mëlçinë e dikujt, siç ka vepruar ajo me mëlçinë e Hamzait, Allahu qoftë i kënaqur me të. Ajo dha edhe stolitë e çmueshme prej trupit të vet për t’ia dhënë atij që do të merrte hak ndaj Hamzës.
Hindi erdhi te Zejnebja, vajza e Muhamedit, e cila dëshironte të shkonte tek i ati, dhe i tha: “Oj vajza e xhaxhait, mos u frikëso, mos e fshih udhëtimin tënd. Unë jam grua e pasur, mos ngurro nëse ke nevojë që të të ndihmoj të shkosh te babai yt, pa marrë parasysh a janë ato sende ose të holla. Te gratë nuk gjendet ajo që është te burrat (armiqësia).”

Ky është parim i kohës së injorancës. Armiqësia që hyn ndërmjet burrave nuk hyn ndërmjet grave, prandaj Hindi nuk e ka harruar obligimin e vet ndaj vajzës së xhaxhait të saj. Zejnebja ka thënë: “Pasha Allahun, ajo këtë e tha për ta vepruar.”
Çfarë femre është kjo?! Çfarë parimi është ky?! Le ta krahasojmë atë me të paditurit e kohës sonë, madje më lejoni që të them më shumë, me muslimanen e sotme. A mundet që një muslimane thirrëse në Islam të veprojë si Hindi? Një thirrëseje i është vrarë dhëndri nga femohuesit dhe ajo gati sa s’e humbi vetëdijen. Kjo ishte një befasi, ndërsa Hindi, e cila ishte e shqetësuar për vdekjen e më të afërmve të saj, i ofroi vajzës së Muhamedit pasuri dhe ndihmë!
Kur pa se Hebar bin El Esvedi e sulmoi vajzën e Muhamedit me shigjeta, Hindi e pa atë me një shikim të inatosur.

Veprimi i Ebu Sufjanit, udhëheqësit të Mekës, nuk është më pak i çuditshëm sesa ai i Hindit. Ishte përgjegjësi e tij që ta qetësonte situatën, prandaj ai e këshilloi vjehrrin e Zejnebes që të mos nxirrte atë nga Meka gjatë ditës, por gjatë natës, pasi kështu mekasit nuk do të merrnin hak ndaj vajzës së të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të.

Po flasim për këtë kohë injorance dhe parimet e saj, ndërkohë që jemi dëshmitarë të asaj që bëjnë injorantët e kohës sonë me njerëzit e pafajshëm.
Dy bashkëshortë kanë bërë katër vjet burg si shkak i dhëndrit të tyre. Ata kanë duruar tortura të ndryshme për shkak se dhëndri i tyre kishte luftuar kundër femohuesve.
Ka femra të cilat qëndrojnë me vite në qelitë e tyre dhe po të shohësh me kujdes, në mesin e të burgosurve nuk respektohen gratë, pleqtë dhe fëmijët!
Shtazët e pyllit kanë më shumë parime sesa femohuesit e sotshëm. Allahu i Lartësuar thotë: “Krijesat më të dëmshme tek Allahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë.” (El-Enfal: 55) dhe thotë: “Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillë janë ata të marrët.” (El-Arafë: 179)

Ku janë ata të cilët i kanë humbur sot parimet qiellore dhe tokësore dhe kush janë ata?

Perktheu: Merita Rexha

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.