Shkruar nga Abdul Malik El-Kasim
|
e hėnė. 07 maj 2007 |
Ajo nxorri një ofsham në shenjë qetësimi, derisa e mbyllte derën e veturës dhe ulej pranë bashkëshortit. Ajo nuk i dha shansin atij që ta pyes për mendimin qe kishte për të afërmit e tij.
Ajo tha: “Ishte sikur me qenë në provim, ndonëse shkova si visitorë për t’i përshëndetur ata. Ata më bën shumë pyetje, ku studioja, sa e kam blerë fustanin, kush ma ka blerë, ku e kam blerë e kështu me radhë. Ata më ofruan çaj, cili u ftoh shumë shpejt, sepse isha e zënë me përgjigje dhe sqarime.
E nderuara moter, shmangia nga ajo që nuk të intereson është shenjë e shkëlqimit te njeriut ne fe. Cfare do te humbni nese nuk i dini punet e te tjereve? Eshte e mjaftueshme t’i pershendetni ata dhe te bisedoni me ta per gjera te mira. Takimet e tilla nuk duhet te behen vende te marrjes ne pyetje, sepse ndoshta per kete shkak njerezit nuk ju vizitojne dhe shkeputin lidhjet e dashamiresise me ju.
Pjese e sjelljes se mire dhe mikëpritjes është mosturperimi dhe mosbezdisja e mysafireve. Ne te kunderten, shume gra e kane shprehi te pyesin shumë për te tjeret ne menyre direkte ose indirekte, keshtu qe as nje ceshtje nuk lene pa e kontrolluar, e vogel apo e madhe.
Pra, mos te te intersojne ceshtjet e te tjetreve e me kete te ngjallesh pikellim dhe depresion te të tjeret.
Tregime nga te paret:
Nje burre nga fisi Temin thote: „Une e kam shoqeruar Er-Rebi bin Hejthem per 10 vjet dhe vetem dy here e kam degjuar se ka biseduar per ceshtje te kesaj jete. Njehere kur me pyeti: „A e ke nenen ende gjalle?“ dhe njehere tjeter kur me pyeti: „Sa xhami gjenden ne vendin tuaj?“
Perzgjedhur nga libri: 'Pengesat ne rruge'
|