MЁNYRA E ABDESIT

 
Ngushėllimi i habitshėm PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Bledar Haxhiu   
e premte. 04 maj 2007


Papritur zemra pushoi! Mjekët nuk munduan të bënin çdo gjë për ta shpëtuar. Kështu udhëtoi shpirti i saj për t’u larguar nga kjo jetë. Pushuan rrahjet e asaj zemre të madhe, ndërkohë që u shtuan rrahjet e zemrës së vogël. Në çdo rrahje ajo shprehte lamtumirën dhe njëkohësisht kënaqesinë me caktimin e Zotit të saj.

Në ditët e fundit të jetës së saj, i qëndrova pranë shtratit duke u kujdesur për të, ku herë pas herë i hidhja sytë dhe tek aparatet mjekësore. Cdo moment që kalonte ishte i mbushur plot ankth, vështrim dhe pritje.

Në çdo pikë gjaku që binte në aparatin e transplantimit, mendja më zhytej në botën e mendimeve! Sa e gjatë është distanca mes jetës dhe vdekjes, por edhe sa e afërt që qenka!
O ti qelq që mban gjakun tim, shko shpejt tek ajo, çoje fuqinë e damarëve të mi te damaret e saj dhe mos u habit, sepse ajo qe ti mban nuk eshte veçse nga gjaku i saj, i cili po kthehet tek ajo.

Kam lexuar rreth të qenët jetim, por nuk e ndjeja dhe as nuk e kuptoja dot, derisa e shijova. E kuptova realisht atëherë kur vogëloshja ime më tha: „Si do te jetosh tani pa nënë?“
A mos vallë duhej që ti të largoheshe për të kuptuar se cila ishte pozita e nëna ime?!
O Zot...! O Ti që krijon dashurinë në zemër të nënave dhe mëshirën në zemrën e baballarëve! Ty të nënshtron zemrat në gëzim dhe dhimbje, vërtet je i Lartësuar!

U ktheva për në shtëpi e fillova t’i numëroja shkallet që të
conin tek dhoma e saj. Fillova te shihja Kuranin e saj të madh dhe qesen e ilaceve të saj. Ashtu kokulur u ula në shtratin e saj, kur ja, nën jastekun ku ajo vinte kokën, gjeta nje letër të shkruar nga duart e rrudhura: „Me fal, o i Dërguar i Allahut!“
Fillova të mendoja e të vrisja mendjen, cka eshte ky shfajësim që ajo i bën Profetit salallahu alejhi ve selam. U tregova dhe pjesëtarëve të familjes për një gjë të tillë, kur ja vajza me thotë: „Përse brengosesh o babi, po a nuk thoshe ti gjithmonë: „Shpagim i japim për ty nënat dhe baballarët tane, o i Dërguar i Allahut!“
Lotët  filluan të rridhnin dhe gjuha nuk pushonte së përserituri: „Të mëshiroftë Allahu, o nënë!

Marre nga revista: 'Argumenti'
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.