MЁNYRA E ABDESIT

 
Mediat dhe shoqėria PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaciu   
e enjte. 03 maj 2007


 


Mediat moderne po e ndryshojnë jetën tonë çdo minutë të çdo dite.
Mediat janë armë shumë e rëndësishme e çdo vendi.

Mjetet e informacionit publik (mediat) paraqesin njërën ndër karakteristikat kryesore të postmodernizmit dhe e definojnë civilizimin ekzistues botëror të kohës sonë.

Radioja, filmi dhe televizioni kanë pasur influencë të madhe në shoqëri në njëqind vitet e fundit. Dhe, tani ne kemi internetin i cili është i pakufi. Përmes tyre ne mund të marrim dhe të japim shumë informata dhe shumë shpejt.

Por, mediumet adhurojnë agresivitetin dhe gjerësisht transmetojnë skena të vrasjes dhe të të shtënave. Ngjyra e kuqe e gjakut dhe ngjyra e verdhë e zjarrit krijojnë skena jashtëzakonisht tronditëse dhe efektive. Brenda një momenti të shikimit të skenave të tilla, agresioni bartet nga një fshat i Azisë ose nga një qytet i Europës në dhomat tona të ndejës.

Mediumet gjithashtu janë përgjegjës për ndryshimet kryesore në drejtimin tjetër. Ekuilibri, esenca, stabiliteti dhe mënyra specifike e jetës në familje ngadalë ndryshohen. Mbase nuk mund të paraqitet lidhja ndërmjet familjes dhe mediumeve në mënyrë të kënaqshme, mirëpo një gjë është e padyshimtë e ajo është vëllimi i ndryshimeve dhe shkatërrimeve që ngjajnë në familje.
Ndonëse, nga njëra anë, Perëndimi është dominant dhe ngadhnjimtar në skenën botërore, nga ana tjetër, bërthama kryesore e sistemit shoqëror të njerëzimit, respektivisht familja, në këtë kulturë ndodhen në rrezik të madh përderisa në Islam familja është pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe çdonjëri pjesëtar i familjes ka rolin dhe detyrën e caktuar.
Më e rëndësishmja është fakti se mediumet rrezikojnë stabilitetin e familjes, e cila është epiqendër e strukturës shoqërore të Islamit. Shkurorëzimi, dyshimi në kompetencat e prindërve, izolimi dhe margjinalizimi i çështjeve të personave të moshuar, ndryshimet e vazhdueshme në shtëpi dhe jetë si dhe çështjeve lidhur me këtë, dobësojnë familjen. 
Mediat nuk duhet të transmetojnë fotografi të fëmijëve të veshur gjysmë-lakuriq. Jo. Përkundrazi, këtu do të duhej të qëndronte një bashkëpunim në mes të producentëve, shikuesve, instutucioneve për mbrojtjen e fëmijëve dhe psikologëve në lidhje me këtë problematikë degjeneruese të shoqërisë sonë.

Gjithashtu, kur përmendet interneti, mendjet e njerëzve menjëherë shkojnë te paudhësitë, amoraliteti,etj., edhe pse interneti ka shumë anë të tjera pozitive.
Po që se keni internet, së pari të jeni ju të edukuar vet, pastaj këtë ta përcillni te fëmijët tuaj si dhe të përpiqeni që t'i bëni disa filtera për çdo rast.
Sepse, interneti si fenomen që shënoi fundshekullin e kaluar dhe po shënon të tashmin e dimë se me sa lehtësi realizon komunikimin midis njerëzve dhe marrjen e çfarëdo informate.
Mirëpo, gjatë 'lundrimit nëpër internet, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm.'

Mediat duhet të jenë në gjendje të luajnë rol konstruktiv në luftë kundër diskriminimit, ta avancojnë mirëkuptimin dhe të ndërtojnë paqe stabile.

Mediat  janë komponent i pazëvendësueshëm, serioz dhe i rëndësishëm në ndërtimin e identitetit të një populli. Përpos tjerash, këto kanë rëndësi të veçantë edhe në edukimin, mësimin dhe kultivimin e sjelljeve të fëmijëve.

Megjithatë, mediumet informative nuk duhet të sillen në mënyrë të vrazhdë dhe të ftohtë ndaj qëndrimeve morale dhe porosive intelektuale.
Në jetën e shumicës së yjeve të mediumeve baza morale ose shpirtërore është e vogël. Ata janë kryesisht njerëz tekanjozë dhe të çuditshëm dhe shenjtëria dhe fama e tyre është arritur përmes mediumeve.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.