MЁNYRA E ABDESIT

 
Rregullat para ngrėnies PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e enjte. 03 maj 2007
                  

Muslimani i konsideron të ngrënit dhe të pirët si mjete për të jetuar dhe jo qëllime në vetvete për t’u kënaqur. Ai ushqehet për të ruajtur shëndetin, me qëllim që të jetë në gjendje të adhurojë Allahun e Mdhëruar, dhe me këtë të fitojë lumturinë e përjetshme në jetën tjetër.

Rregullat para ngrënies
1. Të zgjedhë ushqim të mirë, që do të thotë se ushqimi duhet të jetë krejtësisht i lejuar, pa asnjë hije dyshimi, mbështetur në thënien e Allahut të Madhëruar: ”O ju që besuat, hani nga të mirat që ju kemi dhënë…”(Bekare:172)
si dhe të mos jetë i pistë apo i neveritshëm.
2. Të ketë qëllim që me ngrënien dhe pirjen të forcohet për të adhurauar Alhun, sepse kështu merr edhe shpërblime, pasi dihet që veprat e lejuara, nëse bëhen me qëllim për Allahun, kthehen në ibadete.
3. Të lajë duart para të ngrënit
4. Të jetë i thjeshtë në pajisjet e ushqimit.
5. Të jetë i thjeshtë në mënyrën e të ulurit. Profeti paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, ulej këmbëkryq, ose ulej mbi këmbën e majtë, ndërkohë që të djathtën e përthyente, dhe mbi të mbështeste gjoksin.
Ai vetë ka thënë:
”Unë nuk ha i mbështetur, sepse jam njeri i thjeshtë: ha si njerëzit e thjeshtë dhe ulem si ata.”
6. Të kënaqet me uhqimin që ka përpara, pa e sharë atë. Nëse i pëlqen, të hajë, nëse jo, ta lërë, sepse Ebu Hurejra ka thënë: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allhut qofshin me të, nuk e shante kurrë ushqimin. Nëse i pëlqente, e hante, e nëse jo, e linte.”
7. Të hajë bashkë me të tjerët, me gruan, fëmijët, shërbëtorin, miqtë etj., sepse Profeti paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, ka thënë: “Hani së bashku dhe përmendni Allahun, që t’ju bekohet ushqimi.”

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.