MЁNYRA E ABDESIT

 
Durimi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ....   
e hėnė. 07 gusht 2006
Kur’an
 “O besimtarë, kini durim dhe jini të qëndrueshëm...” (Ali Imran, 200)

 “Ne gjithsesi do t’ju sprovojmë me diçka nga frika dhe uria, edhe me humbje të pasurisë dhe jetës e të fryteve. Dhe ti (Muhammed) përgëzoji durimtarët.” (el-Bekare, 155)

 “...Vetem ata që janë të durueshëm realizojnë shpërblim të pakufizuar.” (ez-Zumer, 10)


Hadith

Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinani r.a. përcillet se i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “E çuditshme është çështja e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askë tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (Allahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër), andaj edhe kjo i sjell dobi.” (Transmeton Muslimi)

Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju Allahut dhe bë durim.” Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi sal-all-llahu alejhi ve sel-lem, ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit dhe, pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: (O i Dërguar i Allahut) “Unë ty nuk të kam njohur.” (Pejgamberi) Tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atëherë është më së vështiri).” (Muttefekun alejhi)

Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Allahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit Tim besimtar, kur t’ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote, e ai bën durim për të duke llogaritur shpërblim, është me Xhennet.” (Transmeton Buhariu)

Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Besimtarit dhe besimtares nuk i pushojnë së godituri fatkeqësitë në vete, në fëmijët dhe në pasurinë e tyre derisa të takohet me Allahun e Madhërishëm kur në të nuk do të mbetet asnjë mëkat.” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Përmbledhja e Imam Neveviut, nr. 28, 32, 33, 50, versioni shqip



 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.