Nė atė tė nesėrme s'do tė mund tė ndryshosh mė asgjė |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e mėrkurė. 02 maj 2007 |
Njerëzit flejnë! Pastaj, kur të vdesin, zgjohen.
Është prej praktikës së muslimanit që ta përkujtojë këtë në mënyrë të ndërsjelltë, që të mos e lërë as kohën më të pikët të jetës pa e shfrytëzuar.
„ O ju që besuat, keni parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër.“ [El-Hashr, 18]
Devotshmëria arrihet kështu...
- Duke mësuar detyrat tua ndaj All-llahut,
- duke i zbatuar ato obligime në përputhshmëri me rregullat fetare
- duke përvetësuar dituri mbi mëkatet dhe
- duke u larguar nga mëkatet.
Muslimani nuk mund të jetë i sinqertë dhe i devotshëm, përderisa të mos mësojë për detyrat që ia ka caktuar atij All-llahu.
Ali bin ebi Talibi, njëri nga më të diturit prej shokëve të Pejgamberit s.a.v.s. thoshte:
Dunjasë po i vjen fundi dhe Ahireti (bota e përjetshme) po afrohet. Kështu që bëhuni fëmijë të Ahiretit (të cilët kanë përgatitur vepra të mira) dhe mos u bëni fëmijë të Dunjasë (të cilët kapen për kësaj bote dhe e harrojnë botën tjetër).
Sot është koha e veprimit dhe jo e dhënies llogari! Nesër është llogaria, dhe më nuk mbetet kohë për të vepruar! [Transmeton Buhariu]
Sot, shumë njerëz nuk mësojnë për madhështinë e diturisë islame, e cila padyshim se do t'i shpëtojë nga ngjarjet e tmerrshme të Ditës së Gjykimit.
Shpëtimi në Botën tjetër vjen duke studiuar detyrat individuale dhe duke i zbatuar ato në këtë botë.
O Zot, na mëshiro, na i falë mëkatet tona, na e shto diturinë dhe na e bë të lehtë rrugën e mësimit dhe veprimit. Amin!
Ali bin ebi Talibi, All-llahu qoftë i kënaqur me të, thoshte: Njerëzit ndahen në tri lloje: - dijetari, i cili punon sipas diturisë së tij - ai që ka mësuar aq sa të jetë në rrugën e shpëtimit, dhe - ai që nuk ka kurrfarë rendi dhe e pason (e ndjek) çdokënd që i jepë diçka E dashura motër. Llogarite vetën tënde para se të bëhesh llogari! Këtu janë disa mënyra që të ndihmojnë për t’u larguar prej mëkateve të cilave vështirë se mund t'u ikësh dhe të cilat mund të të sjellin në dyshim:
- Përkujdesu t'i falësh pesë namazet ditore në kohët e tyre
- Përkujtoje All-llahun me një përkujtim të shpeshtë.
- Kontrolloje oreksin tënd dhe epshet tua përmes agjërimit vullnetar.
- Përkujtoja vetës ato ajete të Kur'anit dhe thënie të të Dërguarit, të cilat përmbajnë paralajmërime për mëkatarët dhe që përshkruajnë llojet e dënimeve.
Nëse ti vazhdon duke e tepruar në mëkate, atëherë nuk ka tjetër shpjegim veçse atë e bën nga shkaku i pakujdesisë dhe lakmisë sate.
Pakujdesinë tënde mund ta luftosh vetëm me dituri, lakmisë mund t'i kundërvihesh vetëm me durim dhe në atë mënyrë i shmangë dhe i mënjanon ato.
„...Të tillët janë ata që All-llahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillë janë ata naivët. Është e vërtetë se ata në botën tjetër, mu ata janë të dështuarit.“ [En-Nahl, 108-109]
Është bërë shumë e zakonshme për njerëzit që të mos kenë dro ndëshkimet e botës tjetër, porse shumë më shumë frikësohen nga dëmet, fatkeqësitë dhe mundimet e kësaj bote.
Mbahu fuqishëm, beso në All-llahun dhe mos u bë prej të atillëve. Gërshetimi i diturisë dhe durimit është reçetë e përshtashme për shërimin e zemrës tënde nga sëmundja e këmbënguljes në mëkate të caktuara. I dituri është sikurse ndonjë mjek i shkathët dhe me përvojë, i cili e jep një diagnozë të saktë për ndonjë sëmundje dhe me plot sukses di ta mjekojë.
Kujdesu për vete dhe për ata që i njeh!
„Dhe përkujto, ngase përkujtimi u bën dobi besimtarëve.“ [Edh-Dharijat, 55]
„Pasha Kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.“ [Al-'Asr, 01-03]
Marrë nga: al-islam.de Përktheu nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati |