MЁNYRA E ABDESIT

 
Grate e para ne Islam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Dr. Abdel-Hamid Eliwa   
e enjte. 26 prill 2007


Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave, Krijuesit të gjithësisë, Furnizuesit dhe Mëshiruesit, Ai që di të fshehtën dhe të pafshehtën, të dukshmen dhe të padukshen, Ai që di se çfarë fshehin zemrat tona në thellësi dhe Ai që krijoi  burrin dhe gruan që të gjejnë qetësi tek njëri-tjetri dhe që iu dha vazhdimësi, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, gratë e tij të nderuara, shokët e tij besnikë dhe të gjithë atë që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.                                                                                                                               

 Gratë janë gjysma e llojin njerëzor dhe është po ajo që lind gjysmën tjetër të llojit njerëzor. Pra ajo është e gjithë bota. Ndër misteret më të mrekullueshme të natyrës tonë është dhe ajo e gjinisë. Një mashull joriprodhues është i prirur në forcë fizike duke harruar të gjithë pjesën kryesore, rolin që luan gruaja në ekzistencën e tij, dhe në marrëdhëniet shoqërore që rrjedhin nga jetët tona njerëzore të përbashkëta. Nëna që na mërzit më shumë ka nderimin tonë.                  
Gjinia, e cila dallohet në jetën tonë fizike, dhe që ka aq shumë influencë në natyrën tonë emocionale dhe të lartë, nuk e meriton frikën tonë, ose përbuzjen tonë ose si privilegj i kënaqësive tona, por nderimin tonë në kuptimin e plotë të fjalës.

Një nga rrugët e efektshme që zmadhojnë besimin në zemrën e dikujt është të nxjerrësh në dritë disa histori të besimtareve të para. Këto histori shpjegojnë në dukje mospajtimet me jetën, natyra e fortë në një botë plot me dyndje dhe ndryshime dhe puna e mrekullueshme për hir të Allahut për qëllimin e fitimit të botës tjetër.                                                                                                             
Këtu do të japim një përshkrim të shkurtër të grave që sakrifikuan jetën e tyre për Islamin duke vdekur në xhihad kundra armikut të Allahut dhe duke nxjerrë djemtë e tyre në luftë, duke pasur sakrifica të shumta të cilat vetëm sa e shtuan besimin e tyre.

Nëna e njerëzimit “Hava”

Havaja është nëna e gjithë njerëzimit. Ajo u krijua nga një prej brinjet e Ademit. Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’an: “Ai ju krijoi juve prej një njeriu, mandej prej tij e krijoi palën (çiftin) e tij…”                         (Ez-Zumer 6)             
Mbasi që Ademi u krijua engjejt u urdheruan nga Allahu t’i gjunjëzohen atij për hir të Allahut [d.m.th në shenje nderimi jo adhurimi]. Të gjithë engjejt e vepruan urdhërin e Allahut përvec Iblisit [djallit] i cili ishte përzënë nga Xheneti për shkak të rebelizmit të tij. Ademi dhe gruaja e tij, Hava u vendosën në Xhenet të qetë dhe të bekuar. Por ishte në dëshirën e Allahut që të ishin të limituar si në aftësi ashtu dhe në zgjedhje. Ato ishin ndaluar nga Allahu që të ju afronin ‘pemës’, por ranë pre e sugjerimeve të djallit. Adami dhe Hava ishin të padjallëzuar përsa i përket cështjeve materiale dhe shpirtërore. Ato nuk e njihnin të keqen. Por aftësia e zgjedhjes, e cila iu ishte dhënë dhe që i ngrinte mbi ëngjëjt, gjithashtu duke nënkuptuar se ato e njihnin të keqen dhe po të donin mund ta refuzonin atë. Ato ishin lajmëruar për rrezikun. Kur ata ranë në të keqen atëherë e kuptuan atë. Ato ishin [siç jemi ne tani] duke u përpjekur për të bërë të mira dhe për të rimarrë pafajsinë dhe lumturinë. Ademi dhe Hava u urdhëruan që të popullojnë tokën. Të dy ishin shumë të mërzitur dhe të penduar dhe Allahu e pranoi pendimin e tyre sepse ishte e sinqertë. Atyre Allahu u kishte thënë që vendbanimi i tyre tani do të ishte toka ku do të jetonin, vdisnin dhe ta popullonin deri në Ditën e Gjykimit. Thotë Allahu i Madhëruar në Kur’anin Famëlartë: “Tha: “Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdisni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni). El-Araf 25                                                                 
 Disa njerëz proklamojnë që Hava është arsyeja e vërtetë pse lloji njerëzor nuk bonon në Xhenet sepse ishte ajo që i kërkoi Ademit që të hënte nga pema. Ato mendojnë se po të mos ishte për këtë gabim ne do të kishim mundur të jetonim në Xhenet. Kjo është padyshim një hipotezë naive sepse Allahu u tha ëngjëjve para se të krijonte Ademin: “(Përkujto) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!”  (El-Bekare 30)                                                                                                             Dhe Allahu nuk tha “do të krijoj një zëvëndës në Parajsë”. Allahu i plotfuqishëm e dinte që Ademi dhe Hava do të hanin nga ‘’pema’’ dhe do të dërgoheshin në tokë. Ai e dinte së djalli do të përfitonte nga pafajshmëria e tyre. Dija që Allahu atyre u dha ishin gjërat kryesore për jetesën e tyre në tokë. Që nga zbritja e tyre e hershme në tokë djalli u përpoq që t’i largojë ato nga rruga e Allahut dhe vazhdon përpiqet akoma me ne. pra është një luftë e vazhdueshme dhe ne duhet të luftojmë djallin për të fituar Xhenetin.

Perktheu nga anglishtja: Erisa Haspepa
Marre nga libri: The Early Muslim Women
Autori: Dr. Abdel-Hamid Eliwa
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.