MЁNYRA E ABDESIT

 
Kur'ani – mrekulli e vazhdueshme PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e mėrkurė. 25 prill 2007


 


 Kur'ani është fjala e Allahut e zbritur tek i Dërguari i Tij, Muhamedi alejhi selam.
Kur'ani është universal, ai nuk është i kufizuar dhe nuk favorizon ndonjë popull. Ai afron zgjidhje për problemet esenciale të gjithësisë. Ai është i qartë dhe përplot përputhshmëri dhe harmoni të plotë me trurin e njeriut si në kohën kur ai zbriti ashtu edhe me të gjitha gjeneratat e tjera që pasuan. Kur'ani i  jep njohuri çdo gjenerate aq sa është e gatshme ta pranojë ajo.

Është e domosdoshme që çdo i dërguar i Allahut të ketë me vete mrekullinë për të vërtetuar besnikërinë, përcjelljen dhe informacionin e Allahut të Lartmadhëruar.
Mrekullia nuk i nënshtrohet rregullave të logjikës së njeriut. Mrekullia është prishje e proceseve natyrore ose ligjeve të gjithësisë të cilën Allahu i Lartmadhëruar ia ka dhuruar të dërguarit të Tij si dhe shpalos programin hyjnor.
Mrekullia e Kur'anit ndryshon dukshëm nga mrekullitë e pejgamberëve të mëparshëm. Mrekullitë e pejgamberëve të mëparshëm ishin mrekulli që shfaqeshin në moment. Ato shfaqeshin në prezencën  e popullit, për të bindur popullin se ata janë të dërguarit e Allahut.  

Mrekullia e Kur'anit shpeshherë është e padukshme, ajo do të zbulohet atëherë kur të ndodhin zbulimet shkencore, ose jep udhëzime për një të ardhme e cila do të zbulohet më vonë nga njerëzimi.
Kur'ani është universal dhe nuk ndryshon. Është burim kryesor i fesë për të gjitha gjeneratat. Ai është i pashterur dhe prodhon gjithmonë. Ai do t'i jep një gjenerate atë çka nuk i ka dhënë tjetrës dhe çudia ndodhë të jetë në të njëjtin ajet. Kjo ka të bëjë me ajetet të cilat kanë të bëjnë me krijimin dhe shkencën të cilat në kohën e zbritjes së Kur'anit, njerëzit nuk ishin në gjendje t'i kuptonin plotësisht.P.sh.: thënia se globi tokësor është në formë elipsoide, pastaj thëniet e Kur'anit rreth shkencës së embriologjisë, rotacionit dhe revolucionit të tokës. Ajetet e tilla nuk u shpjeguan me qëllim, këto u lanë të kuptohen me kalimin e kohës.

Secili pejgamber kishte mrekullinë dhe programin e vet.
Musai a.s. si mrekulli kishte shkopin, kurse për program kishte Tevratin.
Mrekullia e Isait a.s. ishte mjekësia, kurse programi i tij ishte Inxhili.
Kurse, mrekullia e Muhamedit s.a.v.s. ishte edhe vetë programi i tij. Kjo bëri që mrekullia ta ruaj programin dhe programi ta ruaj mrekullinë.
Allahu thotë në Kur'an: "Vërtet ne e zbritëm Kur'anin dhe Ne do ta ruajmë atë."
Si dëshmi kemi faktin se sado të zvogëlohet numri i hafizave do të rritet tirazhi i Kur'anit në botë sepse njerëzit janë ngarkuar në praktikimin e tij kurse Allahu në ruajtjen e tij.

Kur'ani përcaktoi bazën e diturisë së njerëzimit dhe na transmetoi se si mësoi njeriu. Allahu thotë në Kur'an: "Dhe ia mësoi Ademit të gjitha emrat."
Kështu, kur duam ta mësojmë foshnjen të flasë, fillojmë t'ia mësojmë emrat e nuk fillojmë t'ia mësojmë ndodhitë.
Nga vet logjika do të kuptohet se përderisa Kur'ani është fjalë e Allahut, ai do të jetë me një alegori dhe retorikë të pashembullt dhe do të mbetet mrekulli. Kur'ani kur përshkruan një gjë është i njëjtë për të gjithë, si për të pasurin ashtu edhe për të varfërin, si për të mërziturin ashtu edhe për të gëzuarin.
Pra, mrekulli e Kur'anit është retorika e tij. Ai është i kuptueshëm për të gjithë, edhe pse njerëzit janë të ndryshëm dhe të shumëllojshëm, rrjedhin nga shumë popuj dhe shumë kultura, nga shumë gjuhë dhe rrethe të ndryshme.
Dëshira e Allahut të Lartësuar ishte që mrekullia dhe retorika e Kur'anit mos të jetë në atë që nuk ishte e njohur për njerëzimin. Allahu përdori shkronjat e njëjta të cilat i përdornin edhe njerëzit. Mrekullia e Kur'anit shtrihet edhe në përmbajtjet e fjalisë e cila është shumë precize dhe nga kjo mrekulli njerëzit mbesin të magjepsur.
Mrekullitë e Kur'anit janë të shumta e ato do të zbulohen. Ato nuk zbulohen pa e lexuar Kur'anin me vëmendje të madhe dhe mrekullitë e tij do të zbulohen me kalimin e kohës.

Kur'ani nuk është libër shkencor që të ketë nevojë për ta vërtetuar shkenca. Ai është libër adhurimi, me program dhe sistem jete. Zbulimet e vërtetuara i japin kurajo njerëzimit të thonë se njeriu e vërtetoi atë që thoshte Kur'ani.
Kur'ani është më i përsosur se çdo shkencë në botë. Shkenca është dituri e njeriut, kurse Kur'ani, është dituri e Allahut të Lartësuar.
Vet përmirësimi i ndodhive të cilat ishin shtrembëruar nga librat e shenjta të mëhershme, konsiderohen mrekulli. Kur'ani tregoi sekretet më precize të feve qiellore dhe i përmirësoi ato. Sqaroi se cila është e devijuar e cila është e fshehur dhe njëkohësisht kërkoi nga ata që nëse munden le ta përgënjeshtrojnë atë, nëse kanë fakte. Kështu, Allahu ju tha: "Ai ishte Isai i biri i Merjemes, thënie e vërtetë për të cilën manipulojnë." (19: 34)

Mrekullia e Kur'anit manifestohet në shumë sfera; si në shpalljen e tij, në ligjërimin e tij, në nxënien e tij, në ruajtjen e tij, në vlerat e tij sublime: fetare e shpirtërore, morale e humanitare, ekonmike e sociale, materiale e shkencore.
Kur'ani është një libër që prin në dituri e shkencë dhe sfidon mbarë dituritë njerëzore. Ai është i tëri mrekulli.

Vlerat e Kur'anit dhe mrekullitë e tij janë të përjetshme.
Kur'ani përmban në vete argumente, fakte, fshehtësi dhe mrekulli të shumta, me zbulimin e të cilave në vazhdimësi do të binden njerëzit se vërtet ai është i shpallur nga Zoti i Madhërishëm dhe se Muhamedi është i Dërguar i Zotit.
Kur'ani është një mrekulli e përhershme, shumëdimensionale, përmbajtja e të cilit ka mahnitur si arabin beduin të shekullit të shtatë, ashtu dhe shkencëtarin evropian të shekullit tonë.
Kur'ani është mrekullia e përsosur, si për nga stili gjuhësor, ashtu edhe për nga përmbajtja shkencore e tij. Ndër mrekullitë e rëndësishme të Kur'anit, që ka vërtetuar shkenca më vonë, është pohimi i tij se të gjithë trupat qiellorë, përfshirë edhe Tokën, e cila ka formë të rrumbullakët, sillen-ecin rrugëve të tyre në hapësirën e gjithësisë.
"Edhe dielli udhëton për në kufirin e vet (në cakun përfundimtar). Ai është (udhëtim) përcaktim i Ngadhnjyesit, të Dijshmit. Edhe hënës i kemi caktuar (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (rrem i hurmës së tharë).
As dielli nuk mund ta arrijë hënën, e as nata para ditës po secila noton në një galaksion." (Kur'an, 38: 40)

Mrekullia e Kur'anit nuk shterrohet dhe nuk mbaron. Ajo vazhdon.
Koha e zbritjes së Kur'anit ishte diçka më shumë se mrekulli. Ai shpaloi tre sekretet:
1. Shpaloi domethënien e kohës së kaluar duke na treguar hollësirat e historisë së pejgamberëve dhe ngjarjet e disa popujve të mëhershëm.
2. Shpaloi mendimet e disa njerëzve të asaj kohe, të pa thëna nga ata dhe ata nuk qenë në gjendje ta përgënjeshtrojnë atë për të cilën kishin planifikuar.
3. Ai shpaloi edhe perdet e kohës së ardhshme të afërt, e cila do të ndodhë pas disa muajve, pas disa vitesh duke i sfiduar ata.
4. Ai shpaloi edhe perdet e ardhmërisë së largët për t'ju dhënë gjeneratave të tjera mrekullitë e tij, për ta besuar atë, për t'i rënë në sexhde paralajmëruesit të këtij libri, e ai është Allahu xhele shanuhu.

                                                    

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.