MЁNYRA E ABDESIT

 
Cfarė ėshtė dynjaja PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e mėrkurė. 25 prill 2007

     


Dynjaja është ëndërr, ndërsa ahireti është zgjim, e vdekja është ndërmjetëse. Sa njerëz janë mashtruar prej saj, ashtu si gjendja në të cilën jetojmë, derisa i erdhi vdekja, i mori ata dhe dolën prej saj fajtorë se nuk kanë bërë përgatitjet e nevojshme për ahiretin. Dunjaja është vetëm disa frymëmarrje, sikur t’ju ikë do t’ju këputën punët.
Dynjaja është si shembulli i një njeriu, që ka rënë në gjumë dhe ka parë ëndërr gjëra që e kanë kënaqur, pastaj i ka dalë gjumi.
Dynjaja është kalimtare dhe çdo gjë që është në të ka veti të përkohshme, ndërsa ahireti është e amshueshme dhe çdo  gjë prej saj është e amshueshme.  
Prandaj, jeto në këtë dynja dhe mos vapro pas të rrejshmeve dhe iluzioneve, por ngrihu në botën e idealeve. Largoje prej teje kënaqësitë e të harruarve dhe kujdes nga gjumi i injorantëve. Mos kërko që jeta të mbetet sipas qejfit dhe dëshirës sate, se nuk do t’ia arrish. Kjo botë është e përzier me të pakëndshme, e cila shpesh edhe të turbullon, por, përsëri stë lëshon, dhe nëse  të mban  përpiqu që të lëshosh ujin e ftohtë mbi nxehtësinë e së keqës.
Bindu se kjo botë është vend sprovash, turbullirash dhe mundimesh, dhe pranoje ashtu siç është. Kështu deshi Allahu që të jetë e të mbetet kjo botë, e cila bashkon dy të kundërtat: dëm-dobi, gëzim-pikëllim, sëmundje-shërim, qeshje-qarje… Prandaj, e gjithë e mira, gëzimi e mirësia bashkohen të pastërta në Xhennet, dhe e gjithë e keqja, prishja, e mërzia bashkohen dhe mblidhen në Zjarr. Pejgamberi sal-lall-llahu ajejhi ve sel-lem ka thënë: “Kjo botë është e mallkuar, e mallkuar është çdo gjë që gjendet në të përveç përmendjes së Allahut dhe asaj që i ngjason asaj dhe perveç dijetarit dhe nxënësit”

Bëhu i kujdesshëm ndaj kësaj bote! Sepse edhe të dashurit pas saj, do të duhet ta lënë. Bëhu në të sikur ai që i shëron plagët e veta! Nëse duron vetëm pak do të arrish, atë që është e perjetshme.! Bëhu syeçelë, që të mos devoijosh! Bëhu i kthjellet, sepse premtimet e saj janë shpresë e kotë! Bëhu i sinqertë në adhurimin e Zotit tënd!
Përkujto se Zoti yt është Falës i madh, pranon pendimin i fal robërit e Vet dhe ia zëvendëson mëkatet në punë të mira.
Përkujto ditën, kur njeriu do të ikë prej vëllait, nënës, babait, shokëve dhe fëmijëve të tij.
“Sa shtëpi e mirë është dunjaja për besimtarin, e kjo sepse ai punon pak dhe merr shpërblimin në xhenet dhe sa shtëpi e keqe është ajo, për jo besimtarin, sepse ata kënaqen disa netë, kurse atë çka ka përgatitur e gjen në zjarr. 
 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.