MЁNYRA E ABDESIT

 
Besimi (imani) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e mėrkurė. 25 prill 2007



Besimi njihet gjuhësisht si aprovim, ndërsa nga ana terminologjike njihet si thënie me gjuhë, punë me gjymtyrë dhe të vërtetuarit  me zemër.
Besimi është fjalë e thënë më gjuhë, punë e kryer me gjymtyrë dhe besim me zemër, shtohet me adhurim dhe pakësohet me gjynahe.
Profeti paqja qoftë mbi të e paraqet Imanin si përmbledhës të të gjithë atyre gjërave që duhet të besojë njeriu me zemrën e tij.
Po ashtu i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Del prej zjarrit ai që thotë: “La ilahe il-lallah” dhe në zemrën e tij ka një kokërr (besimi) sa kokrra e melit”. (Transmeton Buhariu dhe të tjerë)
Besimi shtohet me adhurim dhe pakësohet me ghynahe, për argument kemi fjalën e Allahut subhanehu ve teala: “Dhe kjo i shtoi atyre besimin”. (Ali-Imran: 173)
Imani shtohet varësisht prej bindjes dhe qetësisë së zemrës. Këtë njeriu e ndien në veten e tij, kur është në ndonjë vend ku ka këshilla dhe ku përmendet Xhenneti dhe Xhehenemi i shtohet imani, e kur është në të kotë dhe është latrg këtyre vendeve, atëherë i dobësohet bindja dhe i pakësohet imani.
Imani shtohet nga ana e shqiptimit. Dihet se ai që e përmend Allahun dhjetë herë nuk është sikurse ai që e përmend njëqind herë.
Edhe  se punët janë pjesë e pandarë e besimit. Sa herë që njeriu i shton ibadetet, njëkohësisht i shtohet imani, qofshin ato përmes veprimit apo gojre. Për këtë dëshmojnë argumentet të ndryshme: “Besimtarët e vërtetë janë ata, zemrat e te cilëve rrënqethen kur përmendet Allahu. Kur u lexohen ajetet e Tij, atyre u shtohet besimi dhe tek Zoti i tyre mbështeten. Ata të cilët falin namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne. Ata janë bësimatarë të vërtetë.” (Enfal:2)
Në këtë ajet Allahu na sqaron më së miri se besimatarët janë ata që besojnë me zemër dhe kryejnë detyrimet e ndryshme.
Imani nuk është i nëjtë tek të gjithë besimtarët. Kështu Imani i Siddikëve (Siddik është grada më e lartë që mund të arrijë një besimatarë)  nuk është i njëjtë me Imanin e besimatarëve të tjerë që nuk e kanë arritur këtë gradë.
Imani i cili është akide (që ka të bëjë më zemren) përbëhet prej gjashtë themeleve, që janë përmendur në hadithin e Xhibrilit, alejhi selam, kur e pyeti Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për dëmëthënien e imanit e ai i tha: “ Iman është besimi në Allahun, melekët e Tij, Librat e Tij, të dërguarit e Tij, Ditën e Fundit dhe në caktimin e Tij, qoftë mirë ose jo.”  Këto gjashtë elemente  janë bazat e imanit dhe janë parimet themelore me të cilat kanë ardhur të gjithë Pejgamberët dhe për të cilat flitet në të gjithë Librat e shpalur. Prandaj, imani i askujt nuk është i plotë dhe i pranuar përderisa nuk I beson në të gjashtë bazat e përmendura të imanit. E, ai cili mohon 0kadoqoftë prej tyre, ai ka dalë nga imani dhe është bërë jobesimtar.
Ndërsa imani i cili përfshin edhe veprat dhe llojet e saj, ai është shtatdhjetë e disa degë. I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “Besimi përbëhet nga shtatëdhjetë e ca shkallë, më e larta është dëshmia La ilahe il-lallah dhe më e ulta, heqja e pengesave nga rruga”. 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.