MЁNYRA E ABDESIT

 
Cdonjėra prej nesh shpreson qė nė gjoksin e saj tė jetė libri i Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 24 prill 2007

Dhe të jetë fjala e Allahut shoqëruesi  në vetmin e saj,  kush qëndron me veten e saj sinqerisht që të meditojë se çfarë ka realizuar gjatë viteve të jetës së saj, që ta kompensojë atë që i ka kaluar me ndihmën e Allahut, pastaj me vullnet, vendosmëri dhe durim mund arrije sikur Ummu Abdul Malik studente në njërin prej fakulteteve që të mësojë librin e Allahut përmendësh.

Në vijim sjellim bisedën e zhvilluar me të:

Emri dhe shkollimi?
Ummu Malik studente në degën e studimeve islame të Kuranit, shkencës së tij në fakultetin e terbijes (edukimit) për femra.

Sa kohë të është dashur që ta mësosh përmendësh librin e Allahut?
Përafërsisht dhjetë muaj.

Cili ishte shkaku i ndezjes së entuziazmit në vete dhe nxitës për mësimin e Kuranit përmendësh?
Leximi i sires (jetës) së sahabëve, dhe si kanë qenë selefët e këtij ummeti në mësimin përmendësh të Kuranit kjo ka qenë nxitja më e madhe që më ka shtyrë për ta mësuar librin e Allahut përmendësh.

Cila ka qenë metoda e mësimit përmendësh?
Për çdo ditë  kam ndarë një pjesë nga Kurani për ta mësuar përmendësh, kur e kam përfunduar së mësuari e kam përsëritur në namaz dhe jashtë tij si dhe kam ndarë kohën për hifdh (mësim përmendësh) dhe për përsëritje të asaj që kam mësuar.

Cilat janë vështirsitë me të cilat je përballur gjatë hifdhit?
Nuk jam përballur me vështirësi gjatë hifdhit për këtë e falenderoj Allahun.

Shumë prej motrave kanë vështirësi t’i kujtojnë  ajetet e fundit si: (
السميع العليم,  ose  الغفور الرحيم) si munde ta kapërcesh këtë  vështirësi?
Duke e njohur tefsirin  ajetit domethënien e tij si dhe lidhjen e fillimit të ajetit me fundin e tij.

Pasi që e ke përfunduar hifdhin si kujdesesh që mos ta harrosh (mënyra e përsëritjes)?
Mënyra më e mirë e përsëritjes është ndarja në pjesë e Kuranit, unë e kam ndarë Kuranin në disa pjesë në mënyrë që hatmen (leximin e gjithë Kuranit) ta bëj për më pak se një muaj, që mos ta harroj hifdhin, suret në të cilat ndieja dobësim në hifdh i përsërisja në namaz.

A ke gjetur vështirësi në realizim ndërmjet studimeve, mësimit përmendësh të Kuranit dhe shtëpisë?
Nuk kam gjetur vështirësi në realizim mes tyre sepse hifdhi ka pasur kohën e caktuar dhe studimet kohën vet.

Cilët janë kohët më të përshtatshme për hifdh sipas mendimit tënd?
Më e mira është koha në agim dhe pas tij sepse mendja është e freskët.

A ke pasur aktivitet me hafize të tjera?
I kam pasur disa aktivitete për të ndihmuar të tjerat për hifdh të Kuranit, i kam nxitur për hifdh dhe kam bërë përsëritjen e Kuranit me to.

Shkollat e hifdhit a kanë rol në nxitjen për hifdh?
Nuk kam marrë pjesë në shkollat e hifdhit gjatë mësimit përmendësh të Kuranit, por pasi që e kam mësuar përmendësh Kuranin kam marrë pjesë për mësimin e texhvidit (rregullat e leximit të Kuranit).

Cila është porosia jote për fillestaren në hifdh?
E porosis që t’i frikësohet Allahut të Lartësuar, të jetë e sinqertë në nijetin (qëllimin) e saj, ta bëjë për hir të Allahut, të bëjë sa më shumë dua (lutje) që Allahu të ia lehtësojë rrugën e hajrit dhe ta ndihmojë për hifdhin (mësimin përmendësh) e librit të Tij.

Cfarë i thua çdonjërës që:

a- Ka filluar entuziazmi i hifdhit të Kuranit, por më pas i ka rënë dhe e ka lënë hifdhin?
Ti je në një të mirë madhështore prandaj mos lejo që shejtani të të mashtrojë e ta humbë energjinë tënde ose ta kthejë mbrapsht vendosmërinë tënde, bëje të ditur se ftohtësia  për veprimin e punëve të mira është mangësi prej anës tënde, lexoje pandërprerë librin e Allahut duke bërë përsëritjen si dhe llogarite vetveten deri sa të arrish kënaqësinë e Allahut.

b- Asaj e cila e ka mësuar librin e Allahut përmendësh, por më pas e ka harruar?
Të mësuarit e Kuranit përmendësh është dhuntia më  madhe të cilën ta ka dhuruar Allahu i Lartësuar, kujdesu për librin e Allahut, se me emrin e Allahut do t’i gjesh frytet e mundit tënd.

c- Asaj të cilës e ka mësuar vetë dhe ua mëson të tjerave.
I porosis motrat e mija që të jenë të kujdesshme ndaj librit të Allahut, të mësuarit e tij përmendësh dhe të punuarit me të, Allahu i Lartësuar i ka lavdëruar bartësit e Kuranit në gjokset e tyre, si dhe i ka cilësuar si të dijshëm. Allahu i Lartësuar thotë: “Por jo ai është plot argumente të qarta në zemrat e atyre që u është dhënë dituria” (El Ankebut: 49)
Kujdesu motra ime për mësimin përmendësh të Kuranit, nëse je prej atyre të cilëve i ka begatuar Allahu me mësimin e tij përmendësh, i Dërguari i Allahut thotë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin për vete dhe më pas ua mëson të tjerëve”
Nëse je prej atyre që nuk e kanë mësuar përmendësh fillo dhe mësoje, shfrytëzoje kohën dhe vitet e jetës tënde, i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Shfrytezoji pesë para pesë te tjerave dhe prej tyre ka përmendur: "Rininë para pleqërisë, kohën e lire para  punës dhe jetën para vdekjes....”

Pasi qe e ke mësuar përmendësh Kuranin a je nxitur për të mësuar përmendësh dicka tjetër?
Pasi që Allahu ma mundësoi hifdhin e Kuranit isha e kujdesshme në mësimin e haditheve, fillva të mësoj Rijadus Salihin pasi që e kam përfunduar këtë kam filluar Sahihul Buhari.
E lus Allahun që të më ndihmojë në këtë jetë të jemi të sinqertë në thënie dhe vepër, në nijet dhe të na i pranojë veprat e mira.
 Paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të dërguarin tonë Muhammed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij. 

Përktheu: Merita Rexha
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.