MЁNYRA E ABDESIT

 
Ruajtja e gjuhes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e hėnė. 23 prill 2007


Cdo njeri  kujdes të vacantë i kushton gjërave të tij me vlerë që i posedon, qoftë ai musliman ose jo musliman. I ruan me një përkujdesje të vacantë sa që ka prej tyre që as gjumi nuk zë nga frika dhe meraku se mos po i humbin gjetke, mirëpo të habit fakti se si muslimanet  e gjorë nuk i ruajnë gjërat më me vlerë që i kanë dhe përmes një mjeti (gjuhës) ua dhurojnë të mirat e tyre në tërësi të tjerëve,  atyre që i konsiderojnë të urryer ose me të urryerit si dhe plus kësaj nuk mjaftohen të tillët por edhe ia bashkojnë kësaj humbjeje edhe shirkun e vogël apo të ashtuquajturën hipokrizi apo dyfytyrësi.  
All-llahu na ruajt nga sheri i tyre. Amin!
A thua vallë, për kë i zbriti All-llahu vargjet  e kaptinës El Huxhurat-12, Kef-18, Fexher-14?! Padyshim se për krijesën njeri, po pikërisht për atë krijesë të ulët e cila është armike ndaj vetvetes e më dorëlira ndaj armikut të vet me dhënien dhuratë pa hezituar, paneglizhuar të gjitha veprat e veta të mira!
Ta cekim rastin e Hasan Basriut se si i drejtohet një njeri i cili i thotë:
“Ti më ke përgojuar.” Atëherë Hasani i tha:
“Kush je ti,  ta di se kujt po i shkojnë veprat e mija të mira?”

Ndërsa Abdull-llah Ibn Mubareku ka thenë:
“Nëse do ta përgojoja dikë, sigurisht që do ta përgojoja babain dhe nënën time, ngase ata kanë më së shumti të drejtë të marrin veprat e mija të mira.”
A thua vallë, a nuk i mjaftojnë këto thënie këtij të gjori njeri?!
Pas ajetit kur’anor tëi  kaptinës Huxhurat-12, kemi edhe hadithe të shumta, por unë po ceki vetëm disa, me shpresë se do të mjaftojnë edhe pse në esencë duhet t’i ceki të gjitha, sepse nga mosmjaftimi përshkak të injorancës së madhe që i ka kapluar zemrat e sëmuara të njerëzve, për të tillët All-llahu e ka insiruar Muhammedin alejhi selam që t’i thotë të gjitha në një breshëri të madhe numrash që të përmirësohen dhe të shërohen zemrat po edhe t’i ruajnë veprat e veta për veten e tyre.
Transmeton Ebu Hurejre radijaAll-llahu anhu se ka thenë Resulull-llahu alejhisselam: ”Kushdo që beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, ateherë le të flas mirë ose le të heshtë.” (Buhariu)
All-llahu na ruajt, nëse e bëne të kundërten e kësaj, ku po mbetet ky njeri?!
Pastaj tregohet per Ebu Musa El Eshariun kur e pyeti të Dërguarin alejhisselam se: “Cili është më i miri nga muslimanët?” Ai salall-llahu alejhi ve selam iu përgjigj:

“Ai nga gjuha dhe duart e të cilit janë të qetë muslimanët  e tjerë”.
Edhe poeti bukur e thotë për dëmin ndaj vetvetes me gjuhën.     “Pasha jeten time, mëkatet e mija
      më mjaftojnë për vete, që të mos merrem me mëkatet e Beni Umejjes.
      Llogaria e tyre i takon Zotit tim,
      Tek Ai është njohuria e asaj, e jo tek unë.
      Mua nuk më bën dëm ajo që bën ata,      Nëse All-llahu e ka bëre të mirë atë që bëja une.”

Si ta  ndaloj veten nga përgojimi?
Padyshim se përgojimi është vepra më e poshtër që mund ta bëjë një besimtar, po e them besimtar se e kam para vetes hadithin ku thotë i Dërguari alejhisselam: “…. Musliman do të ketë shumë, por besimtar ka pak…”, andaj nëse një rob i All-llahut që i praktikon të pesë kohët e namazit edhe kiamulejle mundësisht në shtesë të tyre, agjërimin edhe agjërimin nafile, duke e pasur parasysh rëndesinë e një agjërimi nafile se sa ka shpërblim, zekatin… etj, t’ia jap të drejtën tjetrit që e konsideron armik për veten me asnjë të drejtë bile por vetëm nga xhelozia kjo konsiderat dhe smira që i ka në zemër, t’ia dhurojë mirësitë e veprave te tij, kjo padyshim se është prej poshtërsive më të mëdha që i ka bërë ndaj vetes.

Andaj nëse don ta ndalosh veten dhe gjuhen tënde, kujtoji ajetet kur’anore, hadithet dhe citatet e dijetarëve shekullor, po edhe vargjet poetike, padyshim do të jesh prej të shpëtuarve nga zjarri dhe poshtrimi në dunja, sepse All-llahu ka garantuar se do t’i poshtersoje të tillët duke treguar përmes të Dërguarit alejhisselam se: “… ai që vjen dhe të flet keq për dikë, dije se si ta kthen shpinën do të flas keq edhe për ty.” Dhe këta janë të tille, sepse nga poshtrimi që ua bën All-llahu ai ska vend askund po jeton si ata të cilët janë pa cati mbi kokë nga dembelija dhe dëshira e lypjes te njerëzit e jo te All-llahu  dhe shkojnë prej një dere në derën tjetër, edhe ky njeri i tillë bartet prej një pale te pala tjetër duke u hequr si i mirë dhe i pa të meta dhe fillon të bej përçarjen me gjuhën e vet të edukuar në fitne të kultivuar nga pjella e nënes së vet e nëna nga gjyshja e vet dhe e barte në brezat e rinj pas vetes, duke mos e vënë parsysh hadithin ku thotë se: “… me i keq është shtirësi se bëresi…” All-llahu na ruajt, andaj të tillët e përçajnë ummetin e Resulit alejhisselam, dhe për ta e bëj duan me tërë qenien time që All-llahu të na ruajë neve prej tyre, ndërsa atyre te iu mjaftojë All-llahu me dënim të ashpër siç din Ai Vet dhe siç ka premtuer për këtë në të dy botët.
Po pati udhëzim për ta All-llahu i udhëzoft, po s’pati udhëzim për ta All-llahu i shkatërroft para se të na i lëndojnë. 


 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.