MЁNYRA E ABDESIT

 
Karakteri i muslimanit me vetveten PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 19 prill 2007

Ta ruajë fenë e tij nga shirku, bidati dhe nga mëketet.


Të pastrojë zemrën nga sëmundja e zilisë dhe urrejtjes.


Largimi nga vendet e fitnes që të shpëtosh nga rreziku i tyre.


Llogaritja e vetvetes për cdo ditë, që t’i zbulosh të metat e tua.


Luftimi i vetvetes për punë të mira. "E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e bëmirësve" (El Ankebut: 69)


Durimi në bindje ndaj Allahut. "Allahu i don Durimtarët" (Ali Imran: 146)


Durimi në largimin prej mëkateve, duke pasur parasysh shpërblimin prej Allahut të Lartësuar.


Leximi i Kur’anit vazhdimisht. "Lexojeni Kur’anin sepse ai do të ndërmjetësojë në ditën e kijametit për ata që e lexojnë." (Muslimi)

Bërja dua që Allahu të të udhëzojë ty. "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem.” (Gafir:60)


Zgjedhja e shoqes e cila i frikësohet Allahut se njeriu është në fenë e shokut të vet.


Qortimi i vetvetes kur të biesh në mëkat.


Mos të të pëlqejë vetvetja kur të veprosh ndonjë punë të mirë, sepse kjo është dhunti nga Allahu, "Por, sikur mos të ishte dhuntia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit" (En Nisa: 83)


Të ndiesh gjithmonë se ke mangësi në bindjen e Allahut të Lartësuar.
 Përkujtimi i vdekjes.

Largoje vetveten nga vesveset dhe rreziqet e këqija.


Ta bësh të qartë se përmirësimi (udhëzimi) i nefsit është në dorë të ALlahut.


Ta dish se nefsi ka të këqija, në hadith sahi thuhet: “Dhe kërkoj mbrojtje nga të këqiat e vetvetes tonë", largoji këto të këqia.

Mos u dëshpëro nga përmirësimi dhe udhëzimi i nefsit.


Nefsi nuk mund të përmirësohet vetëm se me adhurimin e Allahut dhe përmbajtja e urdhërave të Tij.


Nefsi ka nevojë për ushqim me Kur’an dhe iman.


Nefsi ndien dhembje nga mëkatet dhe kundërshtimi.


Nefsi kënaqet me bindjen e Rrahmanit.


Nefsi i ka brengat e veta të cilat nuk mund t’i largojë vetëm se me vazhdimësi të  bindjes ndaj Allahut të Lartësuar.


Nefsi ka sprova të cilat nuk largohen vetëm se me dua.


Nefsi ka nevojë për Allahun në çdo moment. "Ju keni nevojë për Allahun" (Fatir: 15)


Përmirësimi i nefsit ka nevojë për kohë të gjatë.


Sheriati të tregon se si ta përmirësosh nefsin, prandaj përmbaju atij.


Kujtoji vetës se kjo dynja është e shkurtër dhe kalimtare.


Gjithmonë kujto ahiretin dhe se ai është i përgjithmonshëm.


Nefsi ka nevojë për për dicka të lejuar (mubah) që të mos mërzitet nga ibadeti.


Llojshmëria e ibadeteve e përmirëson nefsin.


Plogështia është e mundshme në cdo nefs, por ki kujdes mos të jetë  vazhdueshme me ty.


Kuro veten me të përmendurit e Allahut të Lartësuar dhe llogaritje të vetvetes.


Nëse bën ndonjë mëkat shpejtohu në istigfar dhe pendim.


Shoqërohu me ato të cilët janë më të mirë se ti në fe që të shtohet aktiviteti yt.


Nëse bën mëkat ndiej keqardhje sepse në hadith thuhet: "Keqardhja është pendim." 
 

Përktheu: Merita Rexha
    
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.