A ėshtė gjynah me derdh shumė ujė kur merr abdes? |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e enjte. 19 prill 2007 |
Pyetje: Eselemu alejkum! Desha ta bëj një pyetje për hoxhën: a është gjynah me derdh shumë ujë kur merr abdes. Ju përshëndes!
Përgjigje: Alejkum selam! Është e urrejtur që të derdhet shumë ujë gjatë marrjes abdes, ngase Muhamedi s.a.v.s. ka marrë abdes me një gotë ujë dhe ai që del nga udhëzimi i tij nuk e ka kuptuar Islamin. Imam Ahmedi ka thënë: nuk është fekih ai që shpenzon shumë ujë në abdes. Dhe, nëse njeriu vazhdon të mos e pasojë Muhamedin s.a.v.s. padyshim se mund të merr edhe mëkat. Bedri Robaj |