MЁNYRA E ABDESIT

 
Jam nė lidhje disa vjeēare me njė x-person... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 19 prill 2007

Pyetje:
Jam në lidhje disa vjeçare me një x-person. E di që kam mëkate dhe inshallah zoti m'i fal ato por pyetja ime 
është kështu: nëse lidhet kurora ose martesa me atë person a i shlyen 
Zoti këto mëkatet e përparme nëse martohesh me atë person që ke bërë 
mëkat? Shpresoj se do të marrë përgjigjen e duhur.  Selam alejkum! 
 

Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër, keni frikë Allahun ngase ju e dini që bëni mëkat dhe vazhdoni në të. Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s: “Gjithë ummetit tim do t'i falen mëkatet përveç  muxhahirinëve." Shokët i thanë: kush janë muxhahirinët o i Dërguar i Allahut? Ai tha: “Ata të cilët bëjnë mëkat dhe ua mbulon Allahu kurse ata i zbulojnë ato dhe mburren me to."
Pra, motër, ka mëkate që nuk falen por keni frikë Allahun.
Dhe, martesa juaj nuk është vepër që i shlyen mëkatet që i ke bërë, por duhet që të pendoheni sinqerisht dhe sa më shpejt të largoheni nga ai mëkat dhe të pikëlloheni e të mëziteni për ato mëkate dhe ta lutni Allahun që t’ua pranojë pendimin.

Bedri Robaj 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.