MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam probleme me urinė, kur jam duke u fal PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 19 prill 2007
Pyetje:
Es-selamu alejkum!
Desha ta bëj një pyetje: kam probleme me urinë; kur jam duke u falur 
shpesh e prishi abdesin p.sh.: kur kollitem më shkojnë dy-tri pika urinë
dhe kjo më ndodh  thuajse në çdo namaz. 
Jam e shqetësuar se a më pranohet namazi apo jo.
Unë jam e sëmurë dhe mjekët më kanë thënë të operohem dhe ta
largoj mitrën për shkak të urinës. Nëse keni mundësi m'u përgjigjni. 
Zoti ju shpërbleftë për punën që bëni!


Përgjigje:
Alejkum selam!
Nëse kjo është e shpeshtë dhe për shkak të sëmundjes, ashtu siç e keni cekur, faluni ngase jeni person i arsyetuar, por nuk ju lejohet të falni më shumë se një namaz me atë abdes  por duhet të merrni abdes para çdo namazi. Kurse, ato pika që rrjedhin gjatë namazit nuk ta prishin namazin.  
Por, nëse keni mundësi, shkoni dhe kërkoni shërim.Allahu ua lehtësoftë!

Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.