MЁNYRA E ABDESIT

 
Llojet e shirkut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e shtunė. 05 gusht 2006
  
Shirku ndahet në dy lloje:  

Lloji i parë:
Shirku i madh i cili të largon (nxjerrë) nga mileti (feja) islame.
Shirku i madh është t’i kushtosh ndonjë lloj ibadeti (adhurimi) dikujt tjetër përveç All-llahut, si p.sh. t’i falet të vdekurit, t’i bëjë dua atij apo yjeve, t’i bëjë tauaf të vdekurit, të therrësh kurban për të, etj.
   
Shirku i madh përfaqëson formën më të dukshme të idhujtarisë, për të cilën çështje janë dërguar posaçërisht pejgamberët nga All-llahu (subhanehu ve teala) që t’i thërrasin njerëzit për t’u larguar nga veprimi i tillë: " V
ërtetë ne i kemi dërguar çdo populli pejgamber që t’u thonë: Adhuroni All-llahun dhe shmangijuni ‘tagutit‘ zotërave të rrejshëm”  (En-Nahl: 36).  
Shirku i madh nënkupton veprimin më të madh të rebelimit kundër Zotit të gjithësisë, andaj është edhe mëkati më i madh, i cili i anulon të gjitha të mirat që një person mund të bëjë dhe i garanton kryesit të tij dënim të përhershëm në xhehennem, përveç nëse pendohet para se të vdes.
  

Lloji i dytë:
Lloji i dytë është shirku i vogël i cili nuk të largon nga mileti islam, por ai pakëson tevhidin dhe është rrugë deri te shirku i madh.

Shirku i vogël ndahet në dy lloje:
  
1) Shirk i qartë (i hapët): Ato janë fjalë e vepra, si p.sh betimi në dikë tjetër përveç All-llahut (subhanehu ve teala), syefaqësia e pakët, thënia 'po të mos ishte All-llahu edhe ti' etj.
  
2) Shirku i fshehur është shirku në dëshira dhe qëllime, sikurse janë syefaqësia dhe autoriteti, si p.sh. të punosh një vepër që të afron tek All-llahu (subhanehu ve teala) me qëllim që të shohin dhe të lavdërojnë të tjerët, të zbukurosh namazin, të jepësh sadaka me qëllim që të lavdërojnë të tjerët  etj.
Ky mëkat në veçanti është i rrezikshëm, Pejgamberi (sal-lall-llahu ve sel-lem)  ka thënë: “Gjëja për të cilën frikësohem më së shumti për ju është shirku i vogël”. Për shkak se është gjë e natyrshme për njerëzit që të kenë dëshirë dhe të gëzohen për lavdin që ua bëjnë njerëzit.
    
Me të vërtetë gjasat për besimtarin e njëmendët të bëjë shirk të madh janë më të vogla, pasi grackat e tij janë fare të dukshme, ndërsa te rasti i (rijasë) syefaqësisë mundësia për të rënë është e madhe sepse ky është i fshehtë. Andaj duhet pasur kujdes që qëllimet e njeriut për kryerjen e ndonjë vepre kurdoherë të jenë dhe të mbesin të pastra dhe duhet të frikësohemi prej të gjitha llojeve të shirkut dhe mos të rrimë të sigurtë prej shirkut, mos të rrimë të sigurtë prej nifakut, (hipokrizisë) sepse nuk është i sigurtë prej nifakut vetëm se munafiku dhe nuk ka frikë nga nifaku vetëm se besimtari.
  

Dallimet mes shirkut të madh dhe të vogël:
  
1) Shirku i madh të largon nga mileti islam kurse i vogli nuk të largon.
  
2) Shirku i madh të shtie në zjarr përgjithmonë, kurse i vogli jo.
  
3) Shirku i madh shkatërron të gjitha veprat, kurse i vogli  i shkatërron vetëm ato për syefaqësi, vepra që bëhen për interes të kësaj bote dhe veprat që u bashkangjitën këtyre.
  
4) Shirku i madh lejon gjakun dhe pasurinë, kurse shirku i vogël nuk i lejon ato.
 
Përgatiti: Blerta Shaqiri
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.