MЁNYRA E ABDESIT

 
Kusherira e burrit mbran kryqin nė dhomė, a mė lejohet ta vizitoj...? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 16 prill 2007

Pyetje:
Selam alejkum.
Jetoj me burrin në Zvicër. Jam e mbuluar dhe ne të dy e falim namazin.
 Burri e ka një kushërirë e cila banon me burrin dhe fëmijët e saj te 
shtëpia e shefit të vet ngase aty edhe punojnë. 
Mirëpo në dhomën e tyre ata mbajnë kryqin dhe thonë se s'mund ta 
heqin se s'i lejon  shefi i tyre. Unë refuzoj ta vizitoj atë familje sepse 
mendoj se bëj mëkat, e nga ana tjetër kemi presion 
nga familja dhe nuk është mirë që të ndërpriten lidhjet familjare. Më jepni përgjigjen tuaj sipas mundësisë.
All-llahu ju shpërbleftë në të dy botët!
 

Përgjigje:
Alejkum selam! Motër, vazhdoni t'i këshilloni ata derisa ta heqin atë nga shtëpia dhe ua shpjegoni domethënien e kryqit. Inshallah Allahu i udhëzon dhe e largojnë atë, por ju mos e ndërpritni lidhjen me ta, ngase Muhamedi s.a.v.s. bënte tavaf rreth Qabes dhe aty kishte idhuj. Por, ai i urrente ata dhe nuk mund t'i largonte.Pra, ju vizitoni ata dhe vazhdoni t'i këshilloni dhe bëni dua për ta.
Allahu ju shpërbleftë për mundin!

Hussein Serraxh
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.