MЁNYRA E ABDESIT

 
Bėhuni tė qėndrueshme PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhammed S. El-Almanij   
e hėnė. 16 prill 2007


Nëpërmjet kësaj letre do të përpiqem të të jap guxim.
Dëshiroj të të them se problemet e kësaj bote, me të cilat ndeshesh shpesh ti si muslimane janë ndeshur edhe muslimanët para teje dhe se problemet dhe vështirësitë më të mëdha është dashur t’i duronin Pejgamberi ynë (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Dua të të them se çdo gjë që e ke duruar për hir të fesë sate, do të të sjell vetëm të mira, inshaAllah. Xhenneti nuk është falas dhe nuk arrihet pa dhënë mund
.
Poashtu, dua të të them se nuk ke përse frikësohesh, sepse Allahu është me muslimanët e vërtet. Gjithashtu, dua të të them se po qe se ti pason udhëzimin e drejtë nuk ke përse brengosesh për shkak të padrejtësive që të ndodhin në këtë jetë, sepse Allahu është i Drejti absolut dhe se fjalën e fundit në llogaritjen e të gjitha çështjeve të kësaj jete e ka Allahu në Ditën e Gjykimit.
Falënderoj Allahun e Lartësuar për udhëzimin tim dhe tëndin dhe e lus Atë, rrotulluesin e zemrave që t’i forcojë zemrat tona në fenë e Tij dhe në bindje ndaj Tij, siç është lutur edhe pejgamberi Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
Shumë nga vellezerit dhe motrat muslimane, pyesin lidhur me përvojat e mia, përkatësisht kalimin tim në Islam dhe sjelljen e njerëzve kundrejt meje
. Vetë ata rrëfejnë për shumë njerëz, të cilët i rrethojnë se nuk i marrin ata dhe besimin e tyre, Islamin seriozisht, madje disa prej tyre i konsiderojnë ata si të çmendur. Ata tregojnë për armiqësi, fyerje dhe shpifje, gjëra këto, të cilat bëjnë që shumë vëllezër dhe motra të dobësohen goxha në të qenit të qëndrueshëm.
Mendoj se është gjë e natyrshme që njerëzit mos të të trajtojnë seriozisht në fillim të Islamit tënd. Gjyshja ime i thoshte nënës sime (Allahu i udhëzoftë që të dyja) atëherë në mënyrë shumë të qetë: “Mos u bëj merak fare, se sërish do të ndryshojë.
Por, sa më shumë që i afrohesh Islamit në mënyrën tënde të jetesës dhe sa më shumë që forcohesh përmes nxënies së diturisë, respektivisht sa më shumë që largohesh nga mënyra e jetesës dhe nga bindjet e jomuslimanëve, aq më seriozisht do të të trajtojnë njerëzit.
...Derisa një ditë prej ditësh gjyshja ime, duke lotuar i tha nënës sime: “...Tash është bërë radikal...”
Do të të quajnë radikal nëse i përmbush vetëm “kompromiset” që t’i ka lejuar Allahu dhe i  Dërguari i Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në bashkëjetesën me ta dhe sapo fillon të mos iu bashkangjitesh atyre në “alkool dhe këndim.”
Shpeshherë nuk e shohin se Allahu na ka urdhëruar vetëm në të mira dhe na ka ndaluar nga të këqijat. Ata shohin vetëm atë se ti nuk e pason mënyrën e jetesës së tyre.
Mendoj se kjo shpeshherë i godet rëndë ata, sepse me këtë ti ua bën të qartë atyre se bindjet e tyre dhe mënyra e tyre e jetesës janë të gabuara. Madje, sa më të bindur që të jenë ata në vete dhe në mënyrën e tyre të  jetesës aq më e thellë do të jetë goditja. Posaçërisht, atëherë kur iu duhet ta pranojnë se assesi nuk kanë mundësi të sjellin ndonjë argument apo çfarëdo lloj logjike kundrejt kësaj, kur t’ua vësh në dyshim besimin e tyre, mënyrën e tyre të jetesës dhe tërë atë që ata e kanë ndërtuar së bashku nga sënduku i tyre i vogël filozofik dhe kur iu duhet që gjithherë të të japin të drejtë në fushën e logjikës dhe arsyes. Prandaj, shumë prej tyre braktisin fushën e një dialogu të arsyeshëm dhe kalojnë në polemikë dhe armiqësi.
Dhe tani çështja është kështu: Sa më seriozisht që të të marrin ata ty dhe Islamin tënd, për shkak të seriozitetit dhe sinqeritetit tënd ndaj Allahut, aq më të mëdha do të jenë problemet me të cilat do të ndeshesh.
Disa do të luftojnë ty dhe besimin tënd sapo t’iu jepet mundësia.
Allahu i Lartësuar thotë:
"
As jehuditë, e as të krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të të mbrojë nga All-llahu." (El-Bekare: 120)
Allahu e ka bërë ligj të natyrës që sa më shumë që muslimani t’i afrohet Atij, gjë që e do Allahu dhe sa më shumë që largohet prej tij, gjë që Ai e urren, aq më shumë do të sprovohet
.
Kjo do të jetë kështu, sepse shejtani ishte betuar:
"
Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë (82), përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu! (83)" (Es-Sad: 82, 83)
Do të thotë se ai do të të përgatisë vështirësi, kudo që të mundet. Andaj, sprova nuk do të vijë e funda, pasi që shumica e njerëzve nuk besojnë dhe nuk duan t’i nënshtrohen urdhërave të Allahut, me gjithe pasojat që rrjedhin prej saj
:
"...e shumica e tyre janë jobesimtarë." (En-Nahl: 83)
Kur pejgamberi Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) shkoi me Hadixhen te Uerakah ibn Neufel për t’i rrëfyer atij për shpalljen e parë, njëra ndër gjërat e para që ia tha ai ishte, se populli i tij do ta dëbonte atë dhe në pyetjen e habitshme të pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) u përgjigj, duke thënë
:
Asnjëherë nuk ka ndodhur që të vijë ndokush me atë që ke ardhur ti e të mos armiqësohej.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi
Po qe se lexon historinë e pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) (Siran) do të shohësh se gjithsecili që pason udhëzimin e drejtë do të sprovohet, sikurse çdokush tjetër në jetën e tij, siç thotë Allahu i Lartësuar:
"A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? (2)" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën, do t'i dallojë dhe gënjeshtarët (3)." (El-Ankebut: 2, 3)
Mu për këtë gjë ka thënë Allahu i Lartësuar:
"
Ne të shpallëm ty Kur'anin në intervale (pjesë-pjesë) (23). Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë (24)." (El-Insan: 23, 24)
Allahu kur përmend zbritjen e Kur’anit mbi të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk thotë: “...dhe bëhu falënderues...” në vend të kësaj Ai urdhëron Pejgamberin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) që të jetë i qëndrueshëm dhe të bëjë sabër, ngase nëse ai pason Kur’anin, detyrimisht do të hasë në probleme dhe armiqësi.
Prandaj, Allahu i Gjithdijshëm dhe i Urtë gjithashtu thotë
:
"
Pasha kohën (1)! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt (2). Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshem (3)." (El-Asr)
Kjo do të thotë se të gjithë pas vdekjes së tyre do të jenë në humbjen më të madhe, përveç atyre që besojnë/ dinë, veprojnë sipas besimit/diturisë, ftojnë në këtë besim dhe pastaj janë të qëndrueshëm dhe të durueshëm kundrejt problemeve dhe vështirësive, me të cilat ballafaqohen në rrugën e tyre
.
Përmendja e qëndrueshmërisë dhe durimit nga Allahu nënkupton qartë se problemet dhe vështirësitë në këtë jetë do të paraqiten nëse ndiqet udhëzimi i vërtetë, veprohet sipas tij dhe thirren të tjerët në të.
Në pyetjen se kush sprovohet më së rëndi, pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është përgjigjur:
Pejgamberët, pastaj ata që vijnë pas tyre (me besim/devotshmëri), pastaj ata që vijnë pas tyre. Kështu që, njeriu do të sprovohet sipas fesë së tij. Sa më e fortë të jetë feja e tij, aq më të mëdha do të jenë vështirësitë. Po qe se feja e tij është e dobët do të sprovohet varësisht nga feja e tij...” (Tirmidhiu(
Andaj, me një iman të ngritur (besim praktik) detyrimisht do të hasësh në vështirësi. Kjo është ajo me të cilën përputhen përvojat e mia, uelhamdulil-lah (lavdfalënderimi i takon Allahut).
Pra, vështirësitë dhe problemet me disa jomuslimanë që të rrethojnë, të cilët kanë qëndrime armiqësore ndaj Islamit nuk janë asgjë e keqe, por janë shenjë se ti je mu në rrugën e drejtë
.
Edhe përkundër problemeve dhe vështirësive besimtari nuk ndien frikë apo brengosje në këtë jetë dhe sidomos në botën tjetër:
“...e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as frikë as që do të brengosen." (El-Bekare: 38)
Përse? Sepse besimtari e din që Allahu është i Gjithmëshirshmi dhe i Urti. Çdo vështirësi që ta vë Allahu i Gjithmëshirshëm nga dituria e Tij gjithpërfshirëse paraqet një provim, i cili ose i shlyen gabimet dhe mëkatet tua, në mënyrë që ta arrish xhennetin me mëshirën e Allahut ose e ngrit shkallën tënde në xhennet, po qe se ti duron përballë kësaj sprove dhe kënaqesh me atë që ta ka caktuar Allahu. Pos kësaj, vështirësitë na kujtojnë gjithherë varësinë tonë ndaj Allahut dhe na bëjnë që ta lusim atë. Vështirësitë për besimtarin në fund të tyre paraqesin diçka të mirë
.“Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.” (El-Enfal: 46)
Allahu i Plotmëshirshëm gjithashtu thotë se ai me mëshirën e Tij nuk e ngarkon asnjë njeri me diç që ai nuk mund ta bartë
.
"
All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi.” (El-Bekare: 286)
Pos kësaj, besimtari e din se Allahu i Plotfuqishëm ka premtuar
:“Vërtet, All-llahu është me besimtarët.” (El-Enfal: 19)
Kush mundet të të bëj diç, po qe se Allahu i Plotfuqishëm qëndron në anën tënde
?“...Vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës.” (Ali-Imran: 150)
Kështu që, kurrë mos u brengos për atë që mendojnë dhe thonë jomuslimanët, të cilët të rrethojnë lidhur me ty dhe/apo fenë tënde
.
Allahu thotë:
“Po ty mos të të mundojnë thëniet e tyre. E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.” (Junus: 65)
“Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë.” (Et-Tevbe: 32)
 
Nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.