MЁNYRA E ABDESIT

 
Kėshilla ėshtė detyrė edhe nėse zemėrohen tė tjerėt PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e diel. 15 prill 2007



Shumica e grave në kohën tonë mendojnë se urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është punë e burrave apo ndonjë institucioni, dhe harrojnë se Allahu ka urdhëruar çdo musliman, mashkull ose femër, per urdhërim për të mirë dhe ndalim nga e keqja.

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është pjesë e veprave islame të adhurimit dhe kjo kërkohet nga ata që kanë mundësi ta bëjnë, aq sa kanë mundësi.
All-llahu subhanehu ve teala në thotë Kuran: “Besimtarët e besimtaret janë miq të njeri-tjetrit. Ata urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen…” (Et-Tevebe: 71).
Allahu besimtarët i ka përshkruar se ftojnë në vepra të mira dhe largojnë nga ato të këqijat, Në këtë ajet, All-llahu na tregon se një nga cilësitë kryesore, me të cilën duhet të karakterizohet çdo besimtar e besimtare, është këshillimi i të tjerëve për kryerjen e veprave të mira dhe lënien e veprave të këqija. Kurse Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Nëse dikush prej jush sheh diçka të keqe, duhet të përpiqet ta ndryshojë me dorën e tij; nëse nuk mundet, atëherë (duhet të përpiqet ta ndryshojë) me gojë, e nëse nuk mundet as me gojë, atëherë (duhet të përpiqet ta ndryshojë) me zemër, por ky është besimi më i dobët” (Transmetom Muslimi). Ky hadith udhëzon për atë që është gjykimi i së keqes dhe largimi nga veprat e këqija, aq sa është e mundur , është obligim. Kjo do të thotë se largimi nga veprat e këqija, me gjuhë dhe duar është obligim aq për sa është e mundur, ndërsa miratimi i veprave të mira dhe gjykimi i atyre të këqija, me zemër, është obligim i prerë i cili nuk bie nga askush, keshtu është i humbur ai i cili nuk  bën së paku kaq.
Lënia e kësa detyre të rëndësishme, mund të sjell pasoja katastrofale për shoqërinë dhe është shkak kryesor i përhapjes degjenerimit, imoralitetit dhe veprave të pandershme.
Allahu tregon se shkaku i mallkimit të çifutëve ishte pikërisht lënia e kësaj detyre.
Nga ana trejtër edhe Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na paralajmëron për këtë, në mënyrë që të përfitojmë nga gabimet e popujve të mëparshëm dhe t’i evitojmë ato: “Nëse njerëzit e shohin të keqën dhe nuk e ndryshojnë, Allahu do t’i përfshijë me dënimin e Tij”.
  
                                                                                 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.