MЁNYRA E ABDESIT

 
Disa mėnyra pėr tė fituar sevape PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 15 prill 2007

Ky mesazh është për të gjithë ata të cilët e adhurojnë Allahun e nuk i bëjnë shirk në asgjë, për atë që pikësynimi i tij është të dalë nga kjo botë e Allahu të ia falë të gjitha mëkatet që mos të pyetet për to në ditën e kijametit e Allahu ta fusë përgjithmonë në xhennetet e begatshme.
Në këtë temë të shkurtër po i përmendim disa punë të cilat i shlyejnë mëkatet dhe ne të cilat ka shpërblim të madh të nxjerra nga hadithet e sakta të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të. 

 
- Pendimi, i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Kush pendohet para se të lind dielli nga perëndimi Allahu ia pranon pendimin e tij” (Muslimi), dhe thotë: “Allahu e pranon pendimin e robit të vet përderisa nuk ka filluar të gargarisë”

- Dalja në kërkim të dijes së dobishme, i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush merr rrugën për të kërkuar dije të dobishme Allahu me këtë do ia lehtësojë rrugën për në xhennet.” (Muslimi)

- Përmendja e Allahut (dhikri), i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: A nuk doni t’ju lajmëroj se cila punë është më e mirë dhe më e pastër tek Sunduesi juaj, më e larta në gradë dhe më me vlerë se të shpenzoni floririn dhe argjendin, më e mirë për ju edhe nëse luftoni kundër armikut tuaj, i vrisni ato dhe ju vrasin juve? I thanë: Patjetër o i Dërguari i Allahut: I thotë: Dhikri i Allahut të lartësuar.” (Termidhiu)

- Veprimi i veprave të mira dhe udhëzimi i të tjerëve në të, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Cdo e mirë është sadeka, kush e udhëzon dikë në të mirë, do të ketë shpërblim aq sa edhe ai që e kryen atë.” (Buhariu dhe muslimi)

- Thirrja në rrugë të Allahut, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: ”Kush bën thirrje për në rrugë të drejtë, ka shpërblim për të aq sa ka edhe ai që e ndjek, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre që e kryejnë.” (Muslimi)

- Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush prej jush e shikon një vepër të ndaluar le ta ndryshojë me dorën e tij, nëse nuk mundet me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet me zemrën e tij, ky është imani më i dobët.” (Muslimi)

- Leximi i Kuranit dhe tilaveti i tij, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: Lexoni Kuran sepse ditën e kijametit do të ndërmjetësojë për të.” (Muslimi)

- Mësimi i Kuranit për vete dhe të mësuarit e të tjerëve, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.” (Buhariu)

- Selami (përshëndetja me selam) i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk do të hyni në xhennet deri sa të besoni, nuk do të besoni deri sa të duheni, a t’ju tregoj për një gjë që nëse e veproni do të duheni, shpërndajeni selamin ndërmjet jush.” (Muslimi)

- Dashuaria për hir të Allahut, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: Allahu i Lartësuar do të thotë në ditën e kijametit: “Ku janë ata të cilët janë dashur për hir Timin, sot do t’i fus nën hijen Time, ditë në të cilën nuk ka hije përveç hijes Time” (Muslimi)

- Vizita e të sëmurit, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Cdo musliman i cili e viziton një musliman të sëmurë në mëngjes, për të kërkojnë falje shtatëdhjetëmijë meleq deri në mbrëmje, e nëse e viziton në mbrëmje për të kërkojnë falje shtatëdhjetëmijë meleq deri në mëngjes, dhe si shpërblim do të ketë një kopësht në xhennet” (Termidhiu)

- Të ndihmuarit e njerëzve në borxh, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ia lehtëson një vështirësi muslimanit Allahu ia lehtëson atij në këtë dynja dhe ahiret” (Muslimi)

- Mbulimi i të metave të njerëzve,  i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk e mbulon asnjë rob (njeri) robin tjetër në këtë botë, e të mos e mbulojë atë Allahu në ditën e gjykimit” (Muslimi)

- Mbajtja  lidhjeve farefisnore, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Afërsia (e gjakut) varet në Arsh dhe thotë: Kush i mban lidhjet me mua, Allahu do t’i mbajë me të, ndërsa kush i ndërpret lidhjet me mua, Allahu do t’i ndërprejë lidhjet me të” (Buhariu dhe Muslimi)

- Karakteri i mirë, është pyetur i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofhin mbi të, për punën e cila i futën njerëzit më së shumti në xhennet? Ka thënë: Frika ndaj Allahut dhe sjellja e mirë” (Termidhiu)

- Sidki (sinqeriteti), i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: Sidki të udhëzon për në mirësi dhe mirësia të udhëzon për në xhennet.” (Buhariu dhe muslimi)

- Të largosh hidhërimin ndaj dikujt, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: Ai që frenon mllefin edhe pse ka mundësi të hakmiret, All-llahu do ta thërret në prani të të gjithë krijesave dhe do t’i jap të zgjedh prej cilave hurija dëshiron” (Buhariu dhe Muslimi)

- Durimi, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Cdo lloj gjëje që e godet besimtarin prej lodhjes, dhimbjes, mërzisë, sëmundjes e shqetësimit, derisa edhe gjembi që i hyn në trup dhe duron, Allahu do i falë gjynahet nëpërmjet tyre” (Buhariu)

- Bindja ndaj prindërve, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Mjer ai, mjer ai, i thanë: Kush është ai o i Dërguari i Allahut? Përgjigjet: Ai që arrin të dy prindërit ose njërin prej tyre në moshë të thyer, dhe nuk hyn në xhennet.” (Muslimi)

- Kujdesi për jetimin, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Unë dhe ai që kujdeset për jetimin do të jemi kështu në xhennet dhe bëri me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm.” (Buhariu)

- Marrja abdes, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush merr abdes në mënyrën më të mirë i bien mëkatet prej trupit të tij dhe nën thonjët e tij.” (Muslimi)

- Thënja e dëshmisë pas abdesit, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush merr abdes në mënyrën më të mirë dhe më pas thotë: Eshhedu en la ilahe il lall llah vahdehu la sherike leh ve eshhedu enne muhammeden abduhu ve resuluhu, Allahumme ixhalni minet teëëabijne ëexh alni minel mutetah hirin” i happen dyert e xhennetit dhe hyn prej cilës derë të dëshirojë.” (Muslimi)

- Përsëritja pas muezinit dhe duaja pas ezanit, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush thotë pasi ta dëgjojë thirrjen (ezanin): “Allahumme rabbe hadhihid daëetit tammeti ëessalatul kaimeti ati muhammeden el ëesijlete ëel fadijlete ëeb athhu mekamen mahmuden el ledhij ëe adtehu” O Zot im dhe Zot i kësaj thirrjeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, jepja muhammedit “vasilen dhe fadilen” vend të posaçëm dhe përparësi dhe ringjalle atë në vendin më të famshëm, të cilin ia ke premtuar. Kush e thotë këtë do të jem shefaatxhi i tij në ditën e gjykimit.” (Buhariu)

- Ndërtimi i xhamisë, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ndërton xhami duke pasur për qëllim shpërblimin nga Allahu, do t’i ndërtohet e njëjtë në xhennet.” (Buhariu)

- Përdorimi i misvakut, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Sikur mos të ia vështirësoja umetit tim do t’i urdhëroja ta përdornin misvakun në çdo kohë të namazit” (Buhariu dhe muslimi)

- Falja e pesë kohëve të namazit, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Cili prej muslimanëve kur hyn koha e rregullt e namazit, merr abdest e fal namazin me përpikëri të plotë duke i kryer të gjitha ruknet e tij, ky do të jetë keffaret (larje gabimi) për mëkatet e mëparshme, deri sa të mos bëjë mëkate të mëdha. Kjo vlen në mënyrë të vazhdueshme.” (Muslimi)

- Falja e namazit të sabahut dhe  ikindisë, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: Nuk do ta djegë zjarri atë i cili falet para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij." (Muslimi)

- Falja e syneteve të rregullta bashkë me farzin,  i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka rob musliman i cili i falë për hir të Allahut të Lartësuar dymbëdhjetë rekate vullnetare përvec farzit, përvecse Allahu do t’i ndërtojë një shtëpi në xhennet.” (Muslimi)

- Falja e dy rekateve pas bërjes së ndonjë mëkati, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Cdo rob i cili  bën një mëkat pastaj pastrohet dhe më pas cohet dhe i falë dy rekate namaz, më pas bën istigfar i kërkon falje Allahut, i falet atij.” (Ebu Davudi)

- Namzi i natës, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Namazi më i vlefshëm pas farzit është namazi i natës.“ (Muslimi)

- Namazi i duhasë (paradites), i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Për cdo mëngjes, për cdo nyje tuajën jepet sadeka (lëmoshë), cdo tesbih është sadeka, cdo tehmid është sadeka, cdo tahlil është sadeka, cdo tekbir është sadeka, urdhërimi për të mirë është sadeka, ndalimi i së keqes është sadeka. Për këtë shpërblehen me dy rekate, të cilat falen në namazin e paradites (duhasë).” (Muslimi)

- Dërgimi i salavateve mbi të dërguarin e Allahut,  i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush bën një salavat për mua, Allahu atij ia bën dhjetë salavate.” (Muslimi)

- Agjërimi, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e agjëron një ditë për hir të Allahut të Lartësuar, Allahu ia largon fytyrën e tij prej zjarrit për shtatëdhjetë vjeshta.” (Buhariu dhe Muslimi)

- Agjërimi i tri ditëve të cdo muaji, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Agjërimi i tri ditëve për cdo muaj është si agjërimi i tërë vitit” (Buhariu dhe muslimi)

- Agjërimi i ramazanit, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke i kryer obligimet islame, do t’i falen gabimet e tij të mëparshme.” (Buhariu dhe muslimi)

- Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit sheval, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin, e pastaj e përcjellë edhe me gjashtë ditë të muajit sheval, do të jetë sikur të kishte agjëruar gjithë vitin.”  (Muslimi)

- Agjërimi i ditës së arafatit, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Agjërimi i ditës së arafatit i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që ka ngelur.” (Muslimi)

- Agjërimi i ditës së ashures, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Agjërimi i ditës së ashurasë i shlyen mëkatet e vitit të kaluar.” (Muslimi)   

- Ushqyerja e agjëruesit, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e ushqen një agjërues shpërblehet si ai duke mos iu pakësuar shpërblimi agjëruesit.” (Termidhiu)

- Kijami në Natën e Kadrit,  i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush ngrihet në natën e Kadrit me besim dhe sinqeritet, i falen mëkatet e mëparëshme.” (Buhariu dhe muslimi)

- Sadekaja,  i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Sadekaja i shlyen mëkatet sic e fikën uji zjarrin.” (Termidhiu)

- Haxhi dhe umreja, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falura, ndërsa për haxhin e pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përvec xhennetit” (Muslimi)

- Puna e mirë në dhjetëditëshin e dhul hixh-xhes, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka ditë, në të cilën veprat e mira janë më të dashura tek Allahu sesa këto ditë. Ato janë: dhjetë ditët e muajit të dhul hixh-xhe. Të pranishmit pyetën: O i Dërguari i Allahut, e as xhihadi në rrugë të Allahut? Pejgamberi paqja dhe shpëtimi  Zotit qofshin mbi të, u përgjgigj: As xhihadi në rrugë të Allahut, përvec nëse njeriu del vet dhe me pasurinë e vet, dhe nuk kthehet me asgjë.” (Buhariu)

- Ruajtja e gjuhës dhe organit, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush më garanton për atë që gjendet ndërmjet nofullave të tij  dhe atë që gjendet ndërmjet këmbëve të tij, unë ia garantoj xhennetin” (Buhariu dhe Muslimi)

- Vlera e thëniës Lailahe il lall llah dhe Subhanall llahi ve bihamdihi: i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush thotë: LA ILAHE IL LALL LLAH VAHDEHU LA SHERIKE LEH, LEHUL MULKU VE LEHUL HAMDU, VE HUVE ALA KUL LI SHEJ IN KADIJR. Njëqind herë në ditë, e ka shpërblimin sikur t’i ketë liruar dhjetë rob, i shkruhen njëqind sevape, i fshihen njëqind gjynahe, dhe është i mbrojtur prej shejtanit në atë ditë deri në mbrëmje, dhe askush nuk ka vepruar dicka më të mirë se ai përvec se nëse dikush e ka thënë më shumë se ai” dhe ka thënë: “Kush thotë njëqind herë në ditë: SUBHANALL LLAHI VE BIHAMDIHI, i fshihen mëkatet edhe sikur të jenë sa shkuma e detit.” (Buhariu dhe Muslimi)

- Heqja e pengesave nga rruga, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: "Kam parë një njeri në xhenet i cili shëtiste aty, e që ishte futur në xhennet për shkak se e ka prerë një degë prej një druri e cila iu ka penguar njerëzve." (Muslimi)

- Bamirësia ndaj kafshëve, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Se një njeri kishte parë një qen i cili nga etja po hante dhe, e ky njeriu u mundua dhe i gjeti ujë derisa ia largoi etjen e All-llahu e falënderoi dhe e futi në xhennet" (Buhariu)

-Lënja e polemizimit, i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush i lë polemizimet duke qenë në të drejtë, do t’i ndërtohet një shtëpi në mes të xhennetit.” (Ebu Daudi)

- Bindja e gruas ndaj bashkëshortit të saj (në ate cfarë e lejon Islami) i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Nëse gruaja i falë pesë kohët e namazit, e agjeron Ramazanin, e ruan nderin e saj, i bindet bashëshortit të saj, hyn në xhennet nga cila derë të dëshirojë.” (Ibni Hiban, sahi)

- Moskërkimi i dickaje nga njerëzit (pa nevojë), i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush më garanton mua se nuk do të kërkojë dicka nga njerëzit, unë ia garantoj xhennetin” (këtë hadith e transmetojnë të katër synenet)
 


Përshtati: Merita Rexha

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.