MЁNYRA E ABDESIT

 
Cfarė duhet tė dinė prindėrit pėr shėndetin e fėmijės tė tyre PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 15 prill 2007


Për ruajtjen e shëndetit të fëmijës është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet prindërve dhe mjekut, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihen rezultatet e kënaqshme. Dihet se sëmundjet akute të rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive te fëmijët janë shkaktare kryesore që prindërit kërkojnë ndihmën e mjekut. Fjala është për sëmundjet që prindërit vetë mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre nëse kanë dijeni elementare se si ta bëjnë atë.
Janë bërë disa hulumtime dhe fatëkeqësisht shumica e prindërve nuk kanë pas dijeni se si t’ia  japin ndihmën elementare fëmijës të tyre rreth sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.
Prindërit gjatë kohës së sëmundjes duhet të dinë se si ta:
a) ushqejnë,
b) masin temperaturën
c)dhe t’i përcjellin shenjat e sëmundjes.
                    
a) Ushqimi
- Duhet që fëmija të ushqehet gjatë kohës së sëmundjes në mënyrë që të  mos humb peshë.
- Të rritet sasia e lëngjeve në mënyrë që mos të pësojë dehidrim (humbje të lëngjëvë) sidomos nëse e ka temperaturën e rritur.
- Duhet t’ia pastrojmë hundët nëse e pengon kjo të ushqyerit.
- Duhet t’ia shpeshtojmë dhënien e gjirit nëse fëmia ushqehet me gji
 
 b) Matja e temperatures
Matja e temperaturës duhet të bëhet me termometër. Te fëmijët e vegjël temperatura matet në zorrën e trashë, kurse te fëmijët e rritur termometri vendoset nënsqetull e rrallë herë nën gjuhë.
Temperatura e matur nënsqetulla është 0 .5 °C më e ulët se sa temperatura e matur në anus.
Konsiderohet se temperatura normale është 36-37.5 °C, temperatura mesatarisht e rritur është 38-39 °C dhe temperatura e rritur konsiderohet mbi 39 °C.
Temperatura e zvogëluar (hipotermia) llogaritet nëse është nën 36 °C, dhe kjo mund të jetë shenjë e gjendjes shumë të vështirë të fëmija.
 
Masat që duhet të mirren te fëmija gjatë temperaturës së rritur (mbi 39 °C)
- zvogëlimi i temperaturës me hapa paracetomol ose me masa fizike si:
- duke rritur e sasinë e lëngjëve që merrë fëmija
- duke e larë me ujë të vakët
- duke e mbështjellur me lecka të lagura
Temperatura e rritur në vetvete nuk është shkak për dhënien e antibiotikëve perveç  te fëmijët të cilët janë nën dy muaj dhe nëse këtë ia cakton mjeku.

 c) Shenjat e sëmundjes
Keni kujdes nëse i ka këto shenja fëmija duhet ta dërgoni te mjeku:
- nëse frymëmarrja bëhet e vështirësuar
- nëse frymëmarrja është e shpeshtuar
- nëse fëmija nuk mund të pijë dhe duket i sëmurë
Ky fëmij mund të ketë ndezje të mushkërive.

                                                                     
Përktheu: Blerta Shaqiri

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.