MЁNYRA E ABDESIT

 
Karakteri i muslimanit me njerėzit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 14 prill 2007



 


- T'i përshëndesësh  ata që i njeh dhe ata që nuk e njeh.

- Buzëqeshja është sadeka: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadeka” Hadith sahi.

- T’i drejtohesh me fjalë të mira njerëzve.  Allahu i Lartësuar thotë: “…dhe njerëzve u thuani fjalë të mira…” (El Bekare: 83)

- Thirri njerëzit me emrat që janë më të dashur për ta. Kështu ka vepruar edhe i Dëguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.

- Të jesh i butë me ta. “Allahu ia jep të butit atë që nuk ia jep të ashpërit.” (Muslimi)

- T’u bësh thirrje që t’i përmbahen fesë e atë duke përdorur urtësinë dhe fjalë të qeta. “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë” (En Nahl: 125)

- T’i ndihmosh sipas mundësisë. “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara.” (El Maide: 2)

- Të mendosh të mirën për ta, të largohesh nga paragjykimet. “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta …” (El Huxhurat: 12)

- Përballoji gabimet e tyre.

- Prano arsyetime prej atyre që nuk janë sjellur mirë ndaj teje.

- Shakaja me ta të jetë e drejtë dhe mos të jetë e tepërt. I Dërguari i Allahut ka bërë shaka, por e ka folur gjithmonë të vërtetën.

- Të ua mësosh fenë në bazë të nivelit të mendjes  së tyre.

- Të jesh i sinqertë në bisedë me ta. “Frikësojuni Allahut dhe të jeni me ata të drejtit.” (Et Teube: 119)

- T’i përmbahesh premtimit.

- T’i përgjigjesh ftesës, vetëm nëse ke arsye ose nëse te ftuesi ka harame atëherë mund të mos i përgjigjesh.

- Këshilloji ata të cilët gabojnë me metodat më të mira. “Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë” (En Nahl: 125)

-  Mos i nëncmo të dobëtit prej tyre. “E ska dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është i ruajtur (këqijat)…” (El Huxhurat: 13)  

- Të bisedosh me ta në bazë të kuptuarit dhe pozitës së tyre.

- Të kesh sjellje të mira që të jesh shembull për të mirë te ata. “Vërtet ti je në një shkallë të lartë të moralit” (El Kalem: 4)

- Dhurimi i dhuratave. “Dhuroni që të duheni” (Buhariu)

- Të ua duash të mirën sic ia do vetvetes. “Nuk beson askush prej jush derisa nuk ia do vëllaut të vet atë që ia do vetvetes” (Buhariu dhe Muslimi)

- Vizita për hir të Allahut e jo për ndonjë interes tjetër. “Veprat vlerësohen sipas qëllimit” (Buhariu)

- Ji shembull i mirë për ta që të ndikohen prej teje.

- Përmbaju sjelljes gjatë bisedës ose diskutimit për ndonjë cështje.

- Të ua përfitosh zemrat për fenë dhe për të mirën.

- Kur të jesh në makinë mos i ngushto, por hapjau rrugën.

- Nëse dikush të përcjellë dicka jo të mirë nga njerëzit sigurohu para se të gjykosh për të.

- Mos e shpeshto të përzierën me njerëzit e të prishet zemra, dhe as mos u largo prej tyre por qëndro në mes.

- Largohu nga grindjet me njerëzit dhe mos e ngre zërin gjatë bisedës. “Unë jam garant për një shtëpi në mes të xhennetit atij (besimtari) që e flak grindjen mes veti, edhe nëse ka të drejtë…” (Ebu Davudi)

- Bëju mirë njerëzve me pasurin tënde, kohën tënde e kjo të bëhet vetëm për hir të Allahut dhe jo me qëllim që të lavdërojnë njerëzit.

Marrë nga denana.com
Përktheu: Merita Rexha

 

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.