MЁNYRA E ABDESIT

 
Ibrahimi alejhi selam, shembull i dashurisė ndaj Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e enjte. 12 prill 2007
 Ibrahimit alejhi selam që në moshë të re Allahu i Madhëruar i kishte dhuruar mendje të shëndoshë dhe më pas e zgjodhi Pejgamber. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne ia kemi dhënë Ibrahimit qysh më parë mençurinë dhe e kemi njohur mirë atë.” (Enbija, 51) 
Për ne, Ibrahimi alejhi selam ishte dhe mbetet shembull i besnikërisë ndaj Zotit dhe ndaj besimtarëve nga njëra anë dhe i largimit nga armiqtë e Allahut, ku bënte pjesë edhe i ati i tij, nga ana tjetër.

Jeta e Ibrahimit alejhi selam dhe besnikëria ndaj popullit të vet ishte e ngjashme me jetën e të Dërguarve të tjerë të Allahut. Ai i ftonte ata në fe në mënyrën më të mirë dhe me fjalë të bukura, që ata të adhuronin vetëm Allahun dhe t’i mohonin idhujt e tjerë që adhuronin në vend të Allahut. Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Përkujtoju (lexoju idhujtarëve e të tjerëve) në Libër (në Kuran) Ibrahimin. Ai vërtetë ishte shumë i drejtë dhe i Dërguar. Kur babait të vet i tha: “O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij? O babai im, mua më është dhënë nga dituria, çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë. O babai im, mos adhuro shejtanin, sepse shejtani është kundërshtar i Mëshiruesit. O babai im, unë kam frikë se do të të godasë ty ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jesh shok i shejtanit!” Ai (babai) tha: “A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj ty, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!” Ai (Ibrahimi) tha: “Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus Zotin tim për të falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshëm ndaj meje. Unë po largohem prej jush dhe prej çka adhuroni ju përveç Allahut, e shpresoj se me adhurimin ndaj Zotit tim nuk do të jem i humbur!” E pasi u largua prej tyre dhe prej çka adhuronin ata përveç Allahut, Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin dhe që të dy i bëmë të Dërguar.” [Merjem: 41-49]

Ku
r populli i Ibrahimit alejhi selam përdori si justifikim ndjekjen e verbër të etërve dhe të gjyshërve të vet, Ibrahimi alejhi selam u tregoi atyre se ata janë armiqtë e tij. Allahu i Lartësuar thotë: “Ju e keni shembullin më të mirë tek Ibrahimi dhe tek ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, përveç Allahut, nuk besojmë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa të mos besoni vetëm Allahun Një!” [El- Mumtehine: 4]

Besimin e Ibrahimit alejhi selam dijetarët e shquar nga gjeneratat e mëparshme e shpjegojnë me fjalët “Nuk ka miqësi pa armiqësi.” Pra, besnikëria dhe dashuria ndaj së mirës nuk mund të argumentohet derisa nuk dënohet e keqja dhe nuk shfaqet urrejtje ndaj saj. Dijetari i njohur, El-Kajimi, thotë: “Besnikëria ndaj së mirës nuk mund të tregohet derisa nuk dënohet e keqja, siç thotë i Lartësuari, se Ibrahimi alejhi selam i ka thënë popullit të vet: “A po shihni se ç’po adhuroni ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm? Në të vërtetë, ata ( që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë). [Esh- Shuara: 75-77]

Miqësia dhe dashuria e Ibrahimit alejhi selam ndaj Allahut nuk do të ishte e rregullt pa u larguar ai nga populli i vet dhe pa treguar armiqësi ndaj tyre dhe ndaj statujave të cilave ata u faleshin. Pasi Ibrahimi alejhi selam u largua prej tyre dhe u bë armik i tyre, ata menduan ta vrisnin. Kështu, jobesimtarët ndezën një zjarr të madh për ta hedhur në të Ibrahimin alejhi selam, por Allahu e shpëtoi Ibrahimin duke e bërë zjarrin të ftohtë dhe shpëtimtar. Për këtë ngjarje Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “Ata thanë: “Ndërtojani atij një vend dhe hidheni atë në zjarr!” Ata i menduan atij një kurth, kurse Ne i mposhtëm ata të nënçmuar.” [Es- Saffat: 97-98]

Allahu u tregoi armiqve të Ibrahimit alejhi selam Fuqinë e Vet dhe e lartësoi fenë e Vet. Edhe i Dërguari i fundit i Allahut, Muhamedi alejhi selam, urdhërohet në Kuran që ta pasojë fenë e Ibrahimit alejhi selam. “Pastaj, ty të shpallëm: “Ndiqe fenë e drejtë të Ibrahimit, se ai nuk ka qenë nga idhujtarët (as jehudi e as i krishterë).”  [El-Nahl: 123]

Ajeti kuranor: “E kush largohet prej fesë së Ibrahimit, përveç atij që poshtëron vetveten…..” [El- Bekare: 130], Allahu i Lartësuar na tregon se ne si muslimanë duhet të bëhemi të sinqertë dhe të ndjekim shembullin e Ibrahimit alejhi selam, të mbështetemi vetëm tek Allahu i Lartësuar, që vetëm Atë ta adhurojmë dhe të heqim dorë nga jobesimtarët dhe e keqja e tyre.

Përgatiti: Eglantina Muça
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.