MЁNYRA E ABDESIT

 
Para se tė bėhet vonė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Selvie Hoti   
e shtunė. 05 gusht 2006

Do që të jesh e lumtur, të jetosh jetë të rehatshme, mos të mërzitesh për gjëra të kota...?


Të gjitha këto janë në rrugën e Allahut të Lartësuar dhe në pasimin e rrugës së Muhammedit, sal-all-llahu alejhi ve selem.

Motër!
Të thërras me fjalë këshilluese, që t’i frikësohesh Allahut të Lartësuar i Cili të ka dhënë të gjitha këto mirësi.

Respekto urdhërat e Allahut dhe bëhu prej atyre që i binden Allahut me sinqeritet të fortë, bëhu e palëkundur në rrugën e Tij të drejtë, fale namazin, agjëro, jep zekat nga ajo që ke, respekto prindërit, respekto të tjerët, vishu me veshjen islame, studio, eduko fëmijët në rrugën e drejtë, bëhu shembull për të tjerët si një femër e mrekullueshme muslimane ashtu siç na ka mësuar Islami.

Kujto oj robëreshë e Allahut, atë ditë në të cilën do të vendosesh në varr, në atë gropë të errësuar, të shëmtuar dhe kujto motër, Ditën kur do të ringjallemi, për t’u paraqitur para Krijuesit.
Vallë, si do të jetë gjendja jote atë ditë nëse nuk iu ke bindur Allahut, nëse kjo botë të ka mashtruar....Vallë a mendon se do të mund të të ndihmojë diçka tjetër përveç veprave tua të mira?- Asgjë, vërtetë asgjë nuk mund të të ndihmojë, prandaj, shpejto motër në pendim të sinqertë, para se të bëhet vonë. Pendohu pasi ende e ke këtë mundësi, derisa nuk je në momentet e dhënies së shpirtit, para se të lind dielli nga perëndimi...pendohu !


  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.