Shkruar nga Teuta Vitija
|
e enjte. 12 prill 2007 |
Per brumin nevoiten:
1 margarinë 250gr 7 lugë miell 1 qese kokos 3 ve 1 pecivë 3 filxhana sheqer 1 filxhan vaj miell sipas nevojës
Përgatitja: Margarinën dhe 7 lugë miell i tundim pa e shkrirë margarinën , deri sa të bëhen si brum, pastaj ia shtojme kokosin, 3 ve, 1 pecivë, 3 filxhana sheqer, 1filxhan vaj i tundim këto të gjitha me mikser pastaj i shtojmë edhe miell sipas nevojës deri sa të fitohet peta. E marrim petën e shtriejmë në tryezë sikurse petën e pices dhe me figura ose me gotë të çajit i prejmë, i rendisim në tepsi edhe i fusim në furrë. Pas pjekjes i fusim në sheqer pluhur të nxehta. |