MЁNYRA E ABDESIT

 
Bindju Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Nazmie Nebiu   
e enjte. 03 gusht 2006

Nëse dëshiron të jetosh
Në rrugë të drejtë
Bindju Allahut
Me sinqeritet.

Mos e bëjë atë që
Ai të ndaloi,
Se Allahu ta deshi të mirën
Më shumë se sa vetes ti ia dëshiron.

Të jetë puna jote
Veç për hir të Tij
Se shpërblimi nuk do të mungojë
E do të jetë pa kufi.

Adhuro Allahun,
Që të kesh dobi
Atë ditë kur s’do të ketë hije
Përveç hijes së Tij.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.