MЁNYRA E ABDESIT

 
Disa lutje qė thuhen gjatė shkuarjes nė xhami PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 10 prill 2007
 Prej sunetit është që gjatë shkuarjes në xhami të bëhen dua. Disa prej tyre janë:
Umu Seleme transmeton se, kur i Dërguari i Allahut dilte nga shtëpia për në xhami, thoshte: “Me emrin e Allahut, tek Allahu mbështetem. Kërkoj ndihmë prej Teje, që të mos devijoj dhe të mos më devijojnë, që të mos bëj padrejtësi dhe të mos më bëjnë padrejtësi, ose të mos bëj keq dhe as të mos më bëjnë keq.” (Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu, Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu i cili e quan sahih.)

Enesi transmeton se i Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kushdo që thotë kur del nga shtëpia e tij: “Në emër të Allahut, i mbështetem Allahut, nuk ka fuqi dhe pushtet përveç Allahut”, do t’i thuhet atij: “Kjo është e mjaftueshme për ty…ti je i udhëzuar, nën kujdes dhe i mbrojtur dhe djalli do të qëndrojë larg prej teje.”  (Transmetojnë Ebu Daudi, Nesaiu dhe Tirmidhiu i cili e quan hasen.)

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ibn Abasi, se Profeti alejhi selam doli për të shkuar në xhami duke thënë: “O Allah! Bëje dritë zemrën time dhe ndriçoje shikimin tim! Ndriçoje të dëgjuarit tim dhe më ndriço mua pas dhe nga e djathta ime. Ndriçoji nervat e mia, gjakun tim, flokun tim, lëkurën time dhe më ndriço mua!”
Ndërsa versioni i Muslimit është: “O Allah! Bëje dritë zemrën time dhe bëje dritë gjuhën time! Ndriçoje shikimin tim, dëgjimin tim! Bëj dritë pas meje dhe para meje! Bëj dritë sipër meje dhe poshtë meje! O Allah, më jep mua dritë!”

Ebu Seid El Hudri transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Nëse një njeri del nga shtëpia, shkon për namaz dhe thotë: “O Allah, unë të lutem Ty me të drejtën e lutësit ndaj Teje dhe me të drejtën e kësaj ecjeje, pasi unë nuk kam dalë jashtë në mënyrë  arrogante dhe jofalënderuese apo për t’u dukur ose për famë. Unë kam dalë nga frika ndaj zemërimit tënd dhe duke kërkuar kënaqësinë tënde. Unë të kërkoj Ty të më shpëtosh nga zjarri dhe të m’i falësh të gjitha gjynahet e mia, pasi askush nuk i fal gjynahet përveç Teje”, Allahu do t’i caktojë atij shtatëdhjetë engjëj që të kërkojnë falje për të dhe Allahu e drejton fytyrën e Tij drejt tij derisa ai të mbarojë namazin.” (Transmeton Ahmedi, Ibn Huzejme dhe Ibn Maxhe. El-Hafidhi thotë se ky hadith është hasen.”
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.