MЁNYRA E ABDESIT

 
Ligjėratė e mbajtur nė Xhaminė e femrave nė Oslo PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fetije Gashi-Gėrbeshi   
e premte. 06 prill 2007

                       

Udhëzmi në Islam

Falënderimi me sinqeritet është për Allahun Një, të Vetmin, i Cili ka krijuar zemrat dhe sytë tanë dhe në dorën e Tij i mban.
Ka dërguar të dërguarit e tij përgëzues për gjithë botën dhe gjithë njerëzimin.
O Allahu ynë, fale, shpëtoje dhe ngrite Muhamedin, alejhi selam, ashtu si Ibrahimin. Fali e mëshiroji sahabët dhe të gjithë ata që janë muslimanë.

Motra të nderuara besimtare!
Sot për neve është një ditë e veçantë ashtu siç është edhe tema jonë shumë e veçantë. Shumë herë kam menduar se kur do t'i vijë radha kësaj teme…
Qe katër vite që jam këtu, duke llogaritur edhe Ramazanat, kam mbajtur para juve më shumë se 160 ligjërata dhe asnjëherë nuk e kam përsëritur të njëjtin ders-ligjëratë  përpos ndonjë shembulli-meseleje dhe jam shumë e vetëdijshme se shumë pak kam folur për dinin tonë të madh.
Nuk e kam thënë as aq sa merr gjilpëra ujë prej detit. Pse?
Sepse për këtë dinë ështe financuar shumë. Allahu xh.sh. ka dërguar 124 mijë  pejgamberë me qindra fletushka dhe katër libra të shenjtë. Vetëm e vetëm që njeriu ta kuptojë të vërtetën.
Ky din ka filluar me krijimin e njeriut dhe do të vazhdojë derisa të bëhet Kijameti. E  kanë luftuar e do ta luftojnë argatët e shejtanit por kurrë nuk do ta shuajnë.
Të lumët ne që jemi muslimanë, pjesëtarë të këtij dini që bota bashkëkohore po hyn përditë në të…
Detyrat tona ndaj këtij dini janë tri, ashtu siç na ka mësuar mësuesi i gjithë njerëzimit, Muhamedi a.s.:

 1. Mësimi i kësaj feje
2. Praktikimi i fesë në jetën e përditshme
3. Mësimi, thirrja e të tjerëve në këtë fe.

Do t’i sqaroj këto tri detyra tonat shumë shkurt duke dashur t’ia kujtoj vetvetes e edhe juve ku jemi ne sa i përket këtyre detyrave dhe sa i kryejmë këto.

1. Mësimi i Islamit asnjëherë nuk ka përfunduar e as nuk përfundon. Një dijetar i  madh islam me prejardhje shqiptare, që e falënderoj Allahun që m'a ka mundësuar që bashkë me hoxhën tim të mësoj sadopak prej tij, Abdul-Kadër Arnauti, ka shkruar me qindra libra e mijëra punime dhe thoshte: ”Ene talibul ilm- Unë jam kërkues i diturisë - nxënës.
- Edhe unë dhe çdonjëra prej nesh është nxënëse e Islamit. Gjithherë duhet të mësojmë dhe gjithherë gjejmë diçka të re në Islam.

2. Praktikimi i Islamit është detyrë individuale dhe sa herë që e praktikojmë atë na shtohet dashuria për të dhe asnjëherë nuk duhet të mendojmë se po e praktikojmë mjaft sepse shumë gjëra që i porosit Islami ne, fatkeqësisht, i lëmë për asgjë dhe nuk i bëjmë.

3. Do të ndalem më shumë në detyrën tonë si pjesëtare të dinit të Allahut xh.sh. e cila është thirrja e dikujt tjetër në këtë fe. Me thirr dikë në Islam dhe me ia mësuar këtë fe ështe detyrë Islame por edhe shpërblim i pamasë. Këtë thirrje mund ta zbatojmë shumë lehtë, duke filluar nga burrat tanë, fëmijët tanë, nënat, baballarët, fqinjët, të afërmit e duke vazhduar edhe te njerëzit e tjerë.
Në radhë të parë kërkohet që ne të jemi vetë muslimane që dikush të na merr lakmi…Pastaj, me një fjalë të thjeshtë t'i themi dikujt, bile një njeriu në jetë: "Bëhu musliman." Bëhu  musliman o vëlla, o burrë, o babë, oj nanë, oj motër, o djali im, apo dikujt tjetër.

Tregon një hoxhë se njëherë duke udhëtuar me tren me një sloven, posa të prezentohen, hoxha i thotë atij: "Unë jam musliman dhe ty të thërras në fenë e Allahut."
Pasi kanë kaluar rrugë të gjatë dhe kanë bërë polemikë hoxha i thotë prapë: ”Bëhu musliman”. Ai nuk beson fare.
Por, duke biseduar i tregon çka është Islami dhe këto tri detyra duke i thënë."Unë e kam obligim prej Allahut që tri herë me të thënë ty bëhu musliman e ti bëj çka të duash”. A dini si ka reaguar pabesimtari? I ka thënë: "Pashë fëmijët (se shkijet bëjnë be pashë fëmijët), mos më  thuaj për të tretën herë”.
Erdhi koha të zbresin prej trenit dhe u ndanë. E hoxha i ka thënë atij: "Selam alejkum, Allahu të udhëzoftë!" Ia ka dhënë numrin e telefonit duke i thënë: ”Nëse të intereson diçka për Islamin të tregoj”.
Pas dy javëve hoxhës i vije një letër nga posta në të cilën shkruan: "… filan oficeri ka vdekur si musliman dhe na ka lënë emanet për të të treguar ty. Nga familja…"
Ky hoxhë ka vdekur rahmet i pastë shpirti. Vetëm ky njeri që është bërë musliman si shkak i thirrjes së tij do t'i mjaftojë inshallah, edhe pse ai ka dhënë një kontribut të madh për Islamin.

Kthehemi në ligjërimin tonë. Detyra jonë si muslimanë është që të hyjmë tërësisht në Islam e mos  të bimë nën ndikimet dhe propagandat e kohëve që vijnë e shkojnë. Mos të bimë nën cytjet e shejtanit e të mashtrohemi. Sepse, mund të devijojmë nga rruga e drejtë. E Allahu e din këtë. Ja, një thënie e artë dhe aktuale për të gjitha kohët.
 
“O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët”. (Kur'an,2: 208)


Çdo njeri ka lindur në rrethana të cilat nuk i zgjedhë vetë. Feja e familjes ose ideologjia e shtetit i mësohet atij që në fillimin e jetës së tij, si fëmijë. Por, disa kur piqen dhe mësojnë gjëra të tjera e  edhe kur dëgjojnë për fe të tjera, jo vetëm për atë që ia kanë mësuar rrethi e familja, binë në dyshim...
Të gjitha fetë përmbajnë një pikë të përbashkët: i mësojnë njerëzit për të bërë mirë. Por, cila  është e vërteta? Është një pikëpyetje e vogël, jo e madhe.
Allahu na ka dhënë mendjen dhe intelektin në mënyrë që ta kuptojmë rrugën e drejtë. Ka financuar në ne, për ne dhe për orientimin kah e mbara siç e cekëm më lart.  Gjithashtu, mundësia për t'i lexuar ajetet - argumentet e Allahut ekziston dhe është e shpeshtë. Po ashtu, njeriu i sheh argumentet e Allahut  të Lartësuar. Argumenti më i madh është ai se Islami  sjell qetësi. Është rruga e drejtë e besimit.
Gjatë gjithë jetës së tij, që nga fëmijëria e deri në vdekje, njeriut i shfaqen shenjat e Zotit të Vetëm dhe të Vërtetë derisa t'i bëhet e qartë se ekziston vetëm një Zot i Vërtetë - Allahu. Zoti thotë në Kur’an:
"Ne do t'u bëjmë atyre të mundshme të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre derisa t'u bëhet e qartë se ai (Ku’rani) është i vërtetë." (Kur'an, 41: 53)
Por, dikush nuk i sheh ato argumente, nuk i kupton. Dikujt kot i thua beso se nuk beson, qoftë ai djali, burri, motra apo kushdo qoftë. Tregimet kur’anore me shembujt e gruas së Lutit a.s. nga njëri  kënd dhe gruas së Faraonit nga këndi tjetër janë dy skajshmëri që duhet t’i shikojmë e t’i studiojmë me vëmendje. Kjo është porosi e Islamit: studimi, marrja e këshillës, etj.
Ka shumë rrugë për të arritur deri tek e vërteta por rruga e drejtë mund të gjendet vetëm nëse lihen mënjanë emocionet dhe paragjykimet. Atëherë, përdorim inteligjencën e dhuruar nga Zoti e cila na orienton mbarë.
Tema jonë sot është hyrja në Islam. Andaj, jam duke u përpjekur që para jush t'i sqarojë shkaqet pse njerëzit hyjnë në Islam duke u sugjeruar se shkak i mos-hyrjes së të huajve në Islam jemi edhe vetë ne muslimanët...
Me gjithë pengesat dhe rrugicat që çojnë deri te Islami njerëzit po e gjejnë rrugën e vërtetë, besimin e fesë së drejtë...
Argumentet  se Islami është feja e vërtetë janë shumë por po i përmendim vetëm tri prej tyre:
1. Argumenti i parë është origjina hyjnore e emrit të fesë dhe domethënia e këtij emri. D.m.th. prej Allahut xh.sh.
2. Argumenti i dytë janë mësimet unike dhe të pa komplikuara të marrëdhënieve mes njeriut dhe Zotit.
3. Argumenti i tretë rrjedh nga fakti se Islami është fe për të gjithë njerëzit dhe për të gjitha kohët.
Pra, Islami nuk pretendon të jetë një fe e re por forma e saj përfundimtare, ashtu siç iu shpall në fillim Ademit a.s. dhe pejgamberëve që e pasuan atë deri te Muhamedi a.s. pas të cilit nuk pati shpallje e as nuk do të ketë më. Ajeti i fundit që iu shpall Muhamedit a.s. është:
"...Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe..." (Kur'an, 5: 3)
Islami predikon njëshmërinë e Zotit dhe njëshmërinë e Cilësive të Tij dhe urdhëron adhurimin e  Zotit, pa ndërmjetësues. Dhe kjo mund të bëhet pronë e të gjithë njerëzve në çdo kohë.
Islami është din i madh, të gjithë njerëzit janë të barabartë, vetëm një grup i njerëzve ka  përparësi, e në atë atë grup janë: të ruajturit, të devotshmit, takvatë. Në Islam nuk ka rëndësi çfarë ngjyre ke, çfarë prejardhje ke, por me rëndësi është se çfarë pune bën, çfarë vepra punon.
Besimi në këtë dëshmi të fesë kërkon që njeriu t'ia nënshtrojë vullnetin e vet Zotit sipas mënyrës së treguar nga Pejgamberët e Zotit. Gjithashtu, kjo i kërkon besimtarit braktisjen e adhurimit të zotave të rremë.
Muslimani nuk mund të pajtohet kurrë të adhurojë një qenie tjetër përveç Allahut dhe është i bindur se nuk ka tjetër hyjni. Ky është edhe kuptimi i formulës së Islamit:
"La ilahe il-lall-llah"
(Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut)
Islami nuk e merr emrin prej ndonjë personi, populli ose kohe e as prej brezave pasues[1]. Islami (nënshtrimi ndaj vullnetit të Zotit) është feja që iu dha Ademit, njeriut dhe pejgamberit të parë të Zotit dhe feja e të gjithë pejgamberëve të dërguar nga Allahu xh.sh. për njerëzimin. Emri i kësaj feje u zgjodh nga Vetë Allahu i Madhërishëm, i cili në Kur’an thotë:
"...Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe..."(Kur'an, 5: 3)
Motrat e mia!
Dikush që ka bindjet e veta të kufizuara çuditet se si të huajt bëhen muslimanë? Do t'i tregojmë shumë qartë disa shembuj nga gjenerata e artë e njerëzimit kur Xhafer ibn Ebu Talibi r.a. tha për Omerin.r.a.: "Kush u bë musliman..."
Allahu na ka mësuar në Kur’an:
"Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin..." (Kur'an, 6: 125)

Qëllimi final i jetës së njeriut pra është të jetuarit për Allahun Krijues.
Allahu u ka premtuar besimtarëve Xhenetin. Dhe, do t’u thotë në ditën e të vërtetës-Ahiretit.
"Hyni në të të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme." (Kur'an, 50: 34)

Muhamedi, alejhi selam, transmetohet se ka thënë: "Kush thotë “nuk ka Zot tjetër përveç Allahut”[2] dhe vdes me këtë besim, do të hyjë në Xhenet.”

Sot e kam një nder, e kam një fat që para juve ta prezantoj një femër nga Filipina e cila prej këtij momenti është motra jonë. Kjo e ka pranuar Islamin, e ka thënë shehadetin, e ka mësuar pak Islamin  dhe para jush do ta thotë Shehadetin, dëshminë e Islamit. Shpresoj se këso rastesh do të kemi shumë edhe nga shqiptaret, fatkeqësisht, që e kanë emrin e muslimanes por edhe nga shoqëria e vajzave që janë nëpër shkolla.
Kjo motër prej sot do të hyjë në Islam dhe padyshim është më e mirë se ne, më e pastër se ne dhe ishallah e qëndrueshme në dinin e Allahut.
Muhamedi a.s. ka thënë: "Hyrja në Islam i fshin të gjitha gjynahet".

Motra shumë të respektuara!
Më lejoni t’ua them dy-tri këshilla të thjeshta islame. Shumë njerëz largohen nga Islami për shkak  tonin. Subhanallah! Allahu na faltë! Prej rregullave dhe edukatës islame është që mos të nënçmohet ai apo ajo që hyn në Islam. Xhahil i shkallës më të lartë është ai që ia përkujton tjetrit kohën e kaluar të para islamit apo ia thërret emrin që e ka pasur apo edhe veprat që i ka bërë. Nuk kemi të drejtë ta akuzojmë dikë se çka ka bërë para se të hyjë në Islam. Sepse, edhe shokët e Muhamedit a.s. kanë bërë gjëra të shëmtuara dhe i kanë pasur emrat e zotërave që i adhuronin e emrat e kafshëve por Muhamedi a.s. kur betoheshin dhe kur e thonin shehadetin ua ndërronte emrat dhe i përgëzonte duke iu thënë se të gjitha të ligat që ne u themi mëkate ju kanë fshirë. Andaj, keni  kujdes, mos i pyetni si keni ardhë deri tek Islami nëse ata nuk u tregojnë vetë. Apo, mos ua përkujtoni e mos i nënçmoni  duke i përgojuar me thëniet: ajo ka qenë kështu apo ashtu.
E kemi rastin e Omerit r.a. i cili i ka mbytur vajzat e veta para se të bëhet musliman, i ka mbytur sipas adetit të atëhershëm (e pritshin vajzën derisa rritej, e vishnin mirë dhe e fusnin të gjallë në  dhe). Kur shkoi për ta pranuar Islamin e tërhoqi dorën dhe Muhamedi a.s. i tha: "Çka u bë Omer?” Ai tha: “Kush garanton për faljen e gjynaheve të mia? A e din çka kam bërë unë o Muhamed? Kam adhuruar drurin dhe gurin, kam pirë alkool, kam rrahur njerëz dhe kam varrosur vajzat e mia për së  gjalli." Muhamedi a.s. i tha: “Hyrja në Islam i fshin të gjitha ato që kanë kaluar”. Jo vetëm  Omerit, por edhe të tjerëve. Kjo vlen edhe për të tjerët që hyjnë në Islam në çdo kohë.

Kam pasur rastin të takohem me shumë norvegjezë që kanë pranuar Islamin, njërën prej tyre e kemi në  mesin tonë, pastaj me angleze, franceze, etj.
Derisa ishim në Siri e kishim një takim me muslimanët e shumë vendeve dhe përgatisnim ushqime  tradicionale nga vendi që vijmë. Unë e bëra një pite. Kur më erdhi radha ta prezantojë, një vëlla musliman nga Anglia i quajtur Ali filloi të qajë dhe doli jashtë. Kur u qetësua bashkëshorti im e pyeti: "Çka është me ty o vëlla." Ai nuk mundi të flasë por bashkëshortja e tij Mejremja na tregoi:  "Aliu para se të bëhej musliman është quajtur Piter dhe kur i kujtohen ditët e injorancës qan. E ju ia  kujtuat emrin e tij me emrin e ushqimit tuaj. Andaj qau. Për kohën që e ka kaluar në injorancë."

Motra besimtare! Krenare me Islamin!
Sot e kam një nder, e kam një fat që para juve ta prezentoj një femër nga Filipina e cila prej këtij momenti është motra jonë. Kjo e ka pranuar Islamin, e ka thënë shehadetin, e ka mësuar pak Islamin  dhe para jush do ta thotë Shehadetin, dëshminë e Islamit. Shpresoj se këso rastesh do të kemi shumë edhe nga shqiptaret, fatkeqësisht, që e kanë emrin e muslimanes por edhe nga shoqëria e vajzave që janë nëpër shkolla.
Kjo motër prej sot do të hyjë në Islam dhe padyshim është më e mirë se ne, më e pastër se ne dhe ishallah e qëndrueshme në dinin e Allahut.

F: (Hva heter du?) Si quheni?
Fatimeja: N
F: (a Kan du ser Shehadet?) A mund ta thoni Shehadetin?
Fatimja: Esh-hedu en La ilahe ilallah Ve esh-hedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu.
Grupi i vajzave do t’i këndojë tekbiret.
F. Cilin emër  Islam do ta dëshironit?
Fatimeja: Fatime.
F: Allahu të shpërbleftë! Urime!
Grupi i vajzave këndojnë ilahinë: "URIME HIXHABI"
 

Fetije Gashi-Gërbeshi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.