MЁNYRA E ABDESIT

 
Jam maturante dhe tash ėshtė ofruar koha pėr fotografim... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 05 prill 2007

Pyetje:
Esselamu alejkum!
Jam maturante dhe tash është ofruar koha për fotografim. 
Jam e mbuluar dhe kisha pasur dëshirë të më këshilloni rreth kësaj çështjeje. Nuk dua të fotografohem, por nga ana 
tjetër njerëzit menjëherë më thonë: "Po ti del në fotografi, dil edhe tash." 
Por, sipas meje dallimi është se unë fotografohem me të 
afërmit, ndërsa fotot e maturës më duken më ndryshe. 
Pres përgjigje nga ju dhe ju falënderoj shumë.


Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër, për fotografimin e gjërave që kanë shpirt ka dy mendime te dijetarët islam:
- Ata të mendimit të parë thonë se ky nuk është fotografim i ngjashëm me atë që ka qenë i njohur në kohën e ndalimit të fotografimit dhe gjithashtu kanë thënë se fotografimi bashkëkohor nuk përputhet në realitet me tekstet që e ndalojnë fotografimin, ngase ndalimi ka të bëjë me atë se ti i bën konkurencë Allahut në krijim siç i bënin idhujtarët kurse ky fotografim është ngrirja e fotografisë së krijesës së Allahut dhe jo tentim krijimi.
- Dijetarët e mendimit të dytë thonë: këtë dallim që e kanë bërë lejuesit e fotografimit është i mirë sikur të ishte shkaku i ndalesës vetëm ngjasimi me krijesat e Allahut por ka edhe shkaqe të tjera si:
Fotografia është mjet që njerëzit mund të lidhen për to dhe të vie deri te teprimi (kalimi i kufijve) në to derisa kjo i çon në madhërimin dhe adhurimin e tyre (fotove).
Transmetohet nga Aishja r.a. se Umu Habibe dhe Ume Seleme r.a. e kanë përmendur një kishë, të cilën e kishin parë në Habeshe (Abisini) dhe në të cilën kishte fotografi, tek i Dërguari s.a.v.s. e ai ka thënë: “Atyre kur ju vdiste një njeri i mirë i ndërtonin një xhami te varri i tij dhe i kanë ndërtuar në të ato fotografi, ato janë krijesat më të këqija tek Allahu në ditën e gjykimit. (Buhariu dhe Muslimi)Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: hyri tek unë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e unë e kisha mbyllur një pjesë të hapur (një skaj të shtëpisë) me një perde në të cilën kishte fotografi. Kur e pa e këputi atë dhe iu ndryshua fytyra e tha: “Oj Aishe, njerëzit me dënimin më të rëndë në ditën e gjykimit tek Allahu janë ata të cilët i ngjasojnë (konkurojnë) Allahut në krijesat e Tij." (Mutefekun alejhi)Gjithashtu, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk hyjnë melaqet në atë shtëpi ku gjenden idhuj dhe fotografi.“ (Transmeton Muslimi)Motër, siç e sheh nga këto argumente, fotografimi është një prej gjërave për të cilin kanë ardhur shumë hadithe kërcënuese, andaj keni kujdes. Kurse, fotografimi që e keni cekur, padyshim se është haram ngase mund të dilni me persona që nuk ju lejohet, por edhe sikur të dilni vetëm me shoqe fotografitë tua mund të shpërndahen dhe shikohen nga persona që nuk ju lejohet t'i shikojnë. Për këtë kjo nuk është e lejuar.Bedri Robaj  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.