MЁNYRA E ABDESIT

 
Disa kėshilla pėr studentet nė provim PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Merita Rexha   
e enjte. 03 gusht 2006
Studentja muslimane  mbështetet në Allahun e Lartësuar, kur përballet me provimet e dynjasë dhe tek Ai kërkon ndihmë.

 Motra të nderuara, do të sjellim para jush disa këshilla se si të jeni të sukseshme në provime:

- T’i drejtohemi Allahut me dua në çfarëdo mënyre të lejuar si: Rab-bish rah li sadri we jes-sir li emir. Që do të thotë: -O Zot ma zgjëro gjoksin tim dhe ma lehtëso çështjen time.

- Të flesh herët dhe të shkosh në provim në kohën e caktuar.

- T’i marrësh të gjitha veglat e nevojshme me vete si: lapsin, vizoren...etj.

- Thuaje duanë e daljes nga shtëpia: (Bismil-lah tewek-keltu alal-llah we la haule we la ku-uete il-la bil-lah, All-lahum-me in-ni eudhu bike en edil-le eu exhhele eu juxhhele alejj), që do të thotë: Me emër të Allahut i jam mbështetur Allahut dhe nuk ka ndryshim e as fuqi pos Allahut. O Allahu im, kërkoj mbrojtje te Ti që mos të devijojë ose të mos më devijojnë të tjerët, të mos zhytem ose të më zhysin të tjerët, të mos futem në zullum ose të më fusin të tjerët, të mos bëhem xhahile ose të më bëjnë xhahile të tjerët).
Dhe mos harro që të jesh e kujdeshme ndaj prindërve që t’i kënaqësh ata, sepse duaja e prindërve është e pranuar.

- Të thuash –Me emrin e Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit-,  para se të fillosh provimin sepse thënia e saj, është e pëlqyer të thuhet në fillim të çdo pune të mirë.

- Bëje të ditur se kopjimi është haram.
Muhammedi, sal-all-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “ Kush bënë hile nuk është prej nesh.”
Kopjimi është padrejtësi dhe marrja e notës së mirë dhe diplomës në këtë mënyrë është e ndaluar dhe rënia dakord me shoqen tënde ose profesorin është bashkëpunim në mëkat, prandaj largoju haramit se Allahu të begaton me mirësitë e Tij.
Kush braktis diçka për hir të Allahut, Ai ia kompenson me diçka më të mirë se kjo.


- Frikësoju Allahut dhe mos i merakos shoqet dhe mos i frikëso, por jepu shpresa, kurajo me fjalë të mira duke ju thënë: inshaAllah do të kaloni me sukses...
 
Hyre në provim...

- Zgjidhe vendin e përshtatshëm kur të ulesh dhe kujdesu që trupin (shpinën) ta mbash drejt kur të ulesh në karrige.

- Kur të marrësh fletën shiko njëherë pyetjet, sepse nga studimet që janë bërë thuhet se 10% të kohës së caktuar për provim t’ia kushtosh leximit të pyetjeve me imtësi dhe t’i nënvizosh ato fjalë apo detyra, të cilat janë të vështira dhe të rëndësishme që kur t’i mbarosh të lehtat t’ju kthehesh atyre.

- Mos harro përmendjen e Allahut, sepse kjo  largon shqetësimin dhe nëse të mbyllet ndonjë çështje, pra nëse nuk të kujtohet, lute Allahun që ta lehtësojë kujtimin e saj.


- Planifikje që së pari të zgjedhësh pyetjet e lehta dhe pastaj të vështirat dhe gjatë leximit të pyetjeve shëno vërejtjet dhe mendimet që të vinë për momentin që t’i përdorësh më pas në pyetjet e mbetura.

- Përgjigju pyetjeve sipas rëndësisë.

-  Puno ngadalë dhe mos shpejto se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Ngadalësia është nga Allahu, ndërsa shpejtësia është nga shejtani."

- Mendohu mirë në zgjedhjen e përgjigjes së saktë në provim, në rast se pyetja është me disa zgjedhje dhe ti duhet të zgjedhësh njërën prej tyre vepro si vijon: Nëse je e sigurtë në përgjigje largoi veset dhe nëse nuk je e sigurtë fillo duke hequr ato për të cilat nuk ta merr mendja se janë dhe përgjigju asaj që ta merr mendja me së shumti dhe mos e ndrysho vetem nëse je e sigurtë se është gabim, sepse sipas studimeve që janë bërë thuhet se përgjigja e vërtetë është ajo që vjen në mendjen e studentit së pari.

- Përgjigjen kryesore shkruaje në fillim të rreshtit sepse këtë e kërkon ai që kontrollon provimin. Nëse e shkruan brenda rreshteve qëllon që nuk e shikon, si shkak i shpejtësisë së kontrolluesit.

- Ndajë 10% të kohës për korrigjimin e pyetjeve duke mos u ngutur e sidomos në matematikë në shkruarjen e numrave dhe pas korrigjimit dorëzo fleten e provimit.

-  Nëse pas provimit shikon se ke gabuar në disa pyetje, kjo të jetë mësim dhe të përgatitesh më shumë në të ardhmen dhe të mos të shpejtosh në përgjigjet tuaja dhe kënaqu me kaderin e Allahut dhe mos u shqetëso, por kujto thënien e Pejgamberit, sal-all-llahu alejhi ve selem: “Nëse të godet diçka mos thuaj sikur të kisha bërë kështu ose ashtu por thuaj çfarë dëshiron Allahu vepron sepse fjala ‘sikur’ hap derën shejtanit”. (transmeton: Muslimi).

Lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej femrave të sukseshme në këtë botë dhe të na bëjë prej të shpëtuarave në ahiret. Amin !


Përktheu nga arabishtja: Merita Rexha

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.