MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam bėrė dua te varri i babait PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 05 prill 2007

Pyetje:

Selam alejkum!
Më ka vdekur babai gati qe një vit. Dhe, një ditë pasi që e fala drekën 
shkova tek varri i tij për të bërë dua. 
Pasi që i kreva duatë, iu luta Zotit që në botën tjetër të na bashkojë tërë 
familjen në Xhennet. 
Pasi që i kreva lutjet më erdhi të teshtijë një herë dhe menjëherë filloi 
të bie një shi shumë i madh saqë u laga e tëra për pak minuta. 
Kështu që kisha dashur ta  di a ka ndonjë domethënie kjo apo jo? 
Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigje:
Alejkum selam!
Motër, Allahu t'i pranoftë lutjet që i bëni për prindin tuaj, kurse sa i përket rënies së shiut mos u bëni merak, ngase ai ka qenë një rastësi sepse nuk ndryshon koha nga veprat e njerëzve.Në ditën kur ka vdekur djali i Muhamedit s.a.v.s. Ibrahimi, është zënë dielli dhe njërëzit kanë filluar të flasin, por Muhamedi s.a.v.s. ka dalur dhe ka thënë: “Me të vërtetë hëna dhe dielli janë dy ajete (argumente) prej ajeteve të Allahut, nuk ndodh zënia e tyre për vdekjen a lindjen e dikujt“. (Buhariu)
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.