MЁNYRA E ABDESIT

 
Klimaksi (menopauza) dhe ndryshimet nė organizmin e femrės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e martė. 03 prill 2007


Klimaksi është periudha e shuarjes së funksionit ovarial dhe aftësive gjenerative tek femra.

  kushtet tona klimaksi paraqitet rreth moshës 45 vjeçare. Në disa raste shenjat e klimaksit mund të paraqiten edhe më herët, ndërsa janë të njohura rastet e rralla kur menopauza është  paraqitur edhe pas moshës 50 vjeçare.
Në fillim të klimaksit, menstruacionet bëhen të  parregullta, më të rralla ose më të shpeshta dhe rrallëherë  mund të zgjasin më shumë. Këto gjakderdhje të çrregulluara zgjasin më pak ose më shumë, zakonisht gjysmë viti ose një vit dhe pastaj ndërprehen definitivisht. Në këtë kohë shfaqen ndryshime në organizmin e femrës. Ajo fiton në peshë. Depot dhjamore grumbullohen më së shumti në regjionet gluteale, në kofshë dhe në këmbë.
Tek shumë femra shfaqet tendenca në drejtim të zhvillimit të qimeve sidomos në pjesën e mjekrrës dhe të mustaqeve. Bëhen të padisponuara, të brengosura dhe të menduara. Janë të gatshme për ta ndërruar shpejt disponimin. Bëhen më të ndieshme dhe shpesh qajnë. Disa femra ndiejnë therrje të lehta nën lëkurë, kohëpaskohe valë të nxehta ua përfshijnë fytyrën dhe lehtë djersiten.
Tek disa femra mund të paraqitet ngritja e tensionit arterial i cili kohëpaskohe bie në nivelin normal në mënyrë spontane. Tek një numër relativisht i vogël i femrave të tjera  shkaktohet ngritja e vazhdueshme e tensionit arterial. Poashtu, pas menopauzës paraqitet rreziku nga sulmi i zemrës. Rreziku prej sulmit të zemrës te gratë është ndërmjet moshës 60-70 vjeçare kur përqindja e estrogjeneve dukshëm zvogëlohet në krahasim me kohën para dhjetë vitesh. Në 10 % të grave mbi moshën 65 vjeçare zhvillohet ndonjë formë e tij. American Heart Association tregon se rreth 44 % e femrave të cilat përjetojnë sulm në zemër vdesin  brenda një viti për  ndryshim nga meshkujt të cilët vdesin rreth 27 %. Kështu, rekomandohet që në këtë  moshë të bëhen vizita të rregullta të yndyrës në gjak dhe të sasisë së kolesterolit dhe duhet të kihet paraqysh që të merret sasi më e vogël e yndyrave gjatë ushqimit.
Rezultatet e studimeve që i ka bërë Journal of the American Medical Association tregojnë se marrja e folateve përmes ushqimit mund të ndihmon në  zvogëlimin e rrezikut nga sulmet e zemrës. Propozohet që  sasia ditore të jetë më së paku 400 mg.
Për dallim nga ndryshimet që i përmendëm, të cilat ndodhin tek femra pas menopauzës një numër tjetër i konsiderueshëm i femrave e kalon menopauzën në mënyrë të pandieshme me simptome të pamanifestuara dhe gati të pavërejtura.

                                                                            Përgatiti: Blerta Shaqiri
  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.