MЁNYRA E ABDESIT

 
Djemte e mi spo mund tė gjejnė nuse... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 02 prill 2007
 
Pyetje:
Përshëndetje!
Jam nënë e katër fëmijëve. I kam katër djem dhe më i madhi i ka 29 vjet. 
Të gjithë janë bërë për martesë por nuk di çka u bë kështu se sa 
herë që shikojmë vajza për djem nuk na pëlqejnë dhe ata
mbesin pa u fejuar. Tash jam bërë merak se pse nuk 
po kanë fat. Të gjithë janë të bukur e të ndershëm. Pse ndodh kështu?

Përgjigje:
Eselamu alejkum!
Motër muslimane, i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: femra martohet për katër gjëra: për bukurinë e saj, për prejardhjen e saj, për pasurinë e saj  dhe për fenë e saj. Zgjidheni atë që është fetare keni zgjedhur më të mirën.“
Nëse vëreni diçka të jashtëzakonshme në mesin tuaj, kur dëshironi ta fejoni ndonjërin prej djemve tuaj konsultohuni me ndonjë hoxhë që shëron me Kur’an prej magjisë (sehireve). Kujdesuni për faljen e namazit, largohuni prej harameve, lexoni dhe dëgjoni Kur’an. Kujdes mos shkoni nëpër  falltorë dhe tek ata që shkruajnë hajmali ngase ato janë të ndaluara në Islam, por lutjuni Allahut që t’ua lehtësojë fejesën fëmijëve tuaj dhe t’ju ruajë nga çdo e keqe.

                                                                                         
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.