MЁNYRA E ABDESIT

 
Mjekimi i hipertensionit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e mėrkurė. 28 mars 2007

Disa nga shkaqet e parandalimit të hipertensionit janë:
- Mospirja e duhanit
- Rënia në peshë, nëse jeni mbipeshë
- Rritja e aktivitetit fizik për të përmirësuar gjendjen kardiake
- Ulja e përdorimit të sodiumit deri në 2.4 g sodium ose 6 g kripë në ditë (1/4 lugë e çajit kripë)
- Ulja e përdorimit të yndyrës dhe kolesterolit.

Gjithashtu, për të parandaluar hipertensionin njeriu duhet të përdorë, në masë të mjaftueshme kalciumin, kaliumin, magnezin dhe proteinën dhe të përballojë stresin.
Tretmani shërues i tensionit të lartë të gjakut do të duhej të bëhet sa më herët, që nga diagnostifikimi i tij.
Nëse këshillat e lartpërmendura nuk mjaftojnë, tensioni i lartë i gjakut ulet me medikamente. Nëse shtypja e lartë e gjakut vështirë rregullohet me një tabletë-medikament, atëherë bëhet kombinimi i disa medikamenteve.
Në qoftë se nuk i nënshtrohet mjekimit, hipertensioni mund të çojë në komplikacione shëndetësore të tilla, si: infarktet në zemër, dëmtimi i veshkave, pika në tru, humbja e shikimit ose dëmtimi i trurit.

Si kontrollohet shtypja e gjakut?

Tensioni i gjakut matet me milimetra merkuri (mm Hg).
Me ndihmën e aparatit për matjen e shtypjes së gjakut, maten vlerat.
Që të kemi një pasqyrë sa më reale të vlerave të tensionit të gjakut preferohet një kontrollë-matje për një kohë më të gjatë.

Tensioni sistolik i gjakut(mm Hg) dhe Tensioni diastolik i gjakut(mm Hg):
Shumë i mirë 120 me 80
Normal - 120-129 me 80-84
Normal i lartë - 130-139 me  85-89
Hipertension – mbi 140 dhe mbi 90

Disa nga masat që duhen të merren nga i sëmuri prej hipertensionit:

1. Të hash patjetër zarzavate për drekë dhe për darkë. Kjo përfshin sallatat e ndryshme, drithërat (orizin, misrin, etj), patatet, fasulen (jo fasulen e zezë), bishtajat,  domatet, specat, etj.
2. Buka duhet të mos ketë kripë. Kjo do të thotë se duhet të përgatisni bukën vet në  shtëpi pa kripë dhe mundësisht të hani bukë të zezë.
3. Në asnjë mënyrë të mos hash konserva mishi, peshku, sallama dhe çdo gjë tjetër që vjen e paketuar nga fabrika si ushqim i gatshëm.
4. Mos përdor kripë në gjellërat e ndryshme. Kjo në fakt është nga më të vështirat  për t'u arritur. Por, në fakt mund t'i japësh shije gjellës edhe me anë erëzave të ndryshme.
Disa nga këto masa mund të jenë goxha të vështira për t'u marrë. Por, ato janë një  hap gjigant drejt uljes së tensionit të lartë të gjakut. Pasi të mësohesh me to shëndeti juaj do të përmirësohet vazhdimisht.

AKTIVITETI FIZIK DHE TË QENURIT NË FORMË

Tridhjetë minuta në ditë ecje e shpejtë dhe pa pushim i plotëson më së miri kushtet e aktivitetit të duhur sportiv. Stërvitja duhet të zgjasë 20 deri 45 minuta, varet nga intensiteti i stërvitjes, p.sh.: 20 minuta vrap ose 45 minuta ecje e shpejtë pa pushim. Pasi stërvitja ka mbaruar, muskujt e shlodhur dhe kapilarët e zgjeruar lejojnë gjakun të qarkullojë më lirisht prandaj edhe tensioni i gjakut bie.
Natyrisht, njerëzit me probleme në zemër dhe shumë të shëndoshë duhet të  konsultohen me mjekun më parë.

DIURETIKËT

Preparatet e para mjekësore kundër hipertensionit janë DIURETIKËT.
Diuretikët shkaktojnë eliminimin e lëngjeve nga organizmi. Eliminimi i lëngjeve sjell eliminimin e sodiumit (kripës). Kjo metodë zakonisht e ul tensionin e lartë. Por, ka një  problem jo të vogël këtu sepse bashkë me sodiumin diuretikët eliminojnë edhe potasiumin. Prandaj doktorët që japin diuretikë japin edhe tableta potasiumi. Gjithashtu, personi që merr diuretikë duhet të pijë shumë ujë.
Për uljen e tensionit në nivele normale ekzistojnë rreth 180 lloj ilaçesh. Por, sipas një studimi të fundit, ilaçet e klasës së diuretikëve janë më të efektshmit për këtë qëllim.
"Gjatë studimit, vumë re se këto ilaçe të vjetra janë më të mira jo vetëm për uljen e tensionit por edhe për parandalimin e komplikacioneve kardio-vaskulare," thotë mjeku Paid Whelton i Departamentit të Mjekësisë në Universitetin Tulane.
"Ky studim shënon një pikë kthese. Studimi është i gjerë, i saktë dhe i pakundërshtueshëm, dhe mendoj se do të ketë një ndikim mjaft të madh në praktikën mjekësore," thekson mjeku Michael Alelerman i Kolegjit të Mjekësisë Albert Einstein.
Aktualisht, vetëm 30 % e personave që vuajnë nga tensioni i lartë trajtohen me diuretikë. Shkencëtarët thonë se nëse arrijnë që ky numër të ngrihet në 50 %, kjo do të shpëtonte jetë njerëzish dhe do t'i kursente ekonomisë çdo vit miliarda dollarë.

Për të ulur tensionin e lartë të gjakut dhe për ta lehtësuar disi këtë problem,  mjekësia popullore preferon një mënyrë mjaft të suksesshme - përdorimin e bimëve natyrore si lëngun e limonit.
Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përfituar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave të limonit në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për dy muaj.
Limoni nuk rekomandohet vetëm nëse dhimbjet e kokës janë si pasojë e tensionit të lartë, por edhe nga faktorë të tjerë.


                                                                     Përgatiti: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.