MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēka mendoni rreth hatmeve... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e premte. 23 mars 2007

Pyetje:
Selamu alejkum ve rahmetullahi ve barakatuhu!
Allahu ju shpërbleftë për mundin! Mirëpo, në të njëjtën kohë kam edhe një pyetje: Siç kam njohuri unë, hatmet janë të ndaluara. Çka mendoni rreth kësaj? Ju lutem për një përgjigje!

Përgjigje:
Eselamu alejkum!
Ka mospajtim te dijetarët islamë se a i shkon shpërblimi të vdekurit nëse i lexojmë Kur’an  apo jo.
Disa kanë thënë se lejohet një gjë e tillë por jo me pagesë (nëse një fëmijë e këndon për  prindërit apo të afërmit e vet). Por, disa të tjerë kanë thënë se nuk ka asnjë argument nga Muhamedi s.a.v.s se i ka lexuar  dikujt Kur’an apo e ka urdhëruar dikë të lexojë Kur'an për ndonjë të vdekur.
Për këtë unë mendoj që më mirë është të këndojmë për vete Kur’an dhe të bëjmë dua për ata që kanë vdekur ngase duaja pranohet, siç transmetohet në një hadith: “Kur vdes i biri Ademit i ndërprehen punët e tij përveç tri prej tyre: një fëmijë i ndershëm i cili bën dua  për prindin e tij… "
Allahu e din më së miri.
Bedri Robaj
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.